Varfëria, pensionistët shesin bibliotekat për bukën e gojës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Vazhdojnë të mbeten për të shumë të çmuara dhe kurrë nuk do të donin që ato të përfundonin në rrugë në atë mënyrë. Këta janë pensionistët të cilët në këmbim të bibliotekave të tyre shumëvjeçare janë të detyruar të përfitojnë bukën e gojës.

Në rrugët e kryeqytetit gjenden libra të vjetër dhe me vlerë kundrejt çmimeve qesharake. Të papërgjegjshmit shesin bibliotekën e të parëve

Vazhdojnë të mbeten për të shumë të çmuara dhe kurrë nuk do të donin që ato të përfundonin në rrugë në atë mënyrë. Këta janë pensionistët të cilët në këmbim të bibliotekave të tyre shumëvjeçare janë të detyruar të përfitojnë bukën e gojës. Por ka edhe nga ata që janë krejtësisht të papërgjegjshëm dhe bibliotekën që iu kanë lënë familjarët i shesin në rrugë aq lirë sa është turp që vlera të tilla të injorohen në këtë mënyrë.

Bëhet fjalë për librat e vjetër letrar si romane, novela dhe poezi të autorëve më të mëdhenj nga bota dhe vendi, të cilat shiten nëpër rrugë të ndryshme të kryeqytetit. Tregtar të këtyre librave, por edhe pensionistë tregojnë për gazetën arsyet se përse këto vlera apo thesare, siç i quajti një ish-pedagog, përfundojnë në rrugë në këtë mënyrë kaq absurde.

Pensionistët

Duart iu dridhen njësoj si vite më parë kur i blenë më aq mundime që t’i kenë në bibliotekën e tyre. Tashmë përsëri u duhet të përballen me një situatë akoma më absurde sepse pasuria e tyre po përfundon në rrugë vetëm për 200 lekë apo 300 lekë për libër për të përfituar bukën e përditshme ndonëse kanë pranuar gjithë jetën. “Në fakt shumica e personave që sjellin libra kaq me vlerë janë pensionistët të cilët janë shumë të varfër dhe me paratë që marrin nga librat e tyre mbulojnë ndonjë shpenzim të vogël”,- pohon shitësi i librave, pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ferit Saliu, i cili thekson se merr çdo ditë libra të tillë që sot është vështirë t’i gjesh edhe në libraritë më të mëdha të kryeqytetit pasi nuk janë ribotuar më. Sipas tij fitimi që nxjerr nga këto libra është rreth 100 lekë (të reja) për çdo libër.

Ndërsa pensionisti Kadri Zela pohon se i dhemb në shpirt që librat e bibliotekës së tij që i ka blerë me aq mundime është i detyruar t’i shesë rrugëve të kryeqytetit me çmime qesharake, sepse pensioni që merr nuk i del për të bërë as barnat për të mjekuar hipertensionin. “Ndoshta qenka shkruar që të vuajmë gjithmonë. Kur ishim të rinj këto libra i blemë me djersë dhe gjak, kurse tani po i shesim për bukën e gojës, ndonëse kemi punuar gjithë jetën”, pohon Kadri Zela. Në fakt nuk është i vetmi pasi shumë pensionistë të detyruar nga varfëria kanë zgjedhur të braktisin librat e tyre në këmbim të pak parave për të mbuluar edhe për disa ditë shpenzimet e tyre modeste që iu nevojiten për të mbijetuar.

Braktisja

Gjyshërit ose prindërit u kanë lënë thesare të çmuara, por ata jo vetëm që nuk u janë mirënjohës për këtë, po i injorojnë ato duke i shitur me çmime qesharake. Kështu shitësi i librave, Ferit Saliu pohon se ka edhe plot të rinj që vijnë dhe shesin bibliotekat që iu kanë lënë familjarët pasi kanë vdekur. “Ndoshta për ta nuk është me interes që të lexojnë, madje i shohin si pa vlerë. Kjo do të thotë se jo vetëm që nuk kanë ruajtur traditën e familjarëve të tyre, por janë treguar të papërgjegjshëm duke e hedhur në rrugë”,- pohon njëri nga shitësit e librave i cili thekson se merr çdo ditë libra të përdorur për t’i shitur me çmime shumë herë më lirë se ato që shiten në libraritë e kryeqytetit.


Sipas shitësve librat e autorëve të mëdhenj shiten me 2-3 mijë lekë të vjetra. Shumica e tyre nuk janë ribotuar

Autorët e mëdhenj injorohen me çmime qesharake

Mund të gjesh libra nga më të vjetrit dhe me shumë vlerë të cilat nuk janë ribotuar më. Janë ashtu buzë rrugëve të mbuluara nga pluhuri dhe pa më të voglin kujdes. Shkrimtar nga më të shquarit si Markez (Gabriel Garcia Marquez), Gogol apo edhe i madhi Ismail Kadare dhe plot autorë të tjerë që shiten fare pak. “Para 2 orësh shita librin “Dashuri në Kohërat e Kolerës” të Markez për 2 mijë lekë të vjetra. Ma solli një pensionist para 2 ditësh”, -pohoi shitësi i librave të përdorur, Ferit Saliu.

Gjithashtu ai pohon se ka arritur të shesë libra shumë me vlerë edhe nga letërsia jonë si “Lahuta e Malësisë”Ndërkohë ai pohon se libra të autorëve të mëdhenj si të huaj ashtu edhe shqiptar shiten me 2 mijë deri në 3 mijë lekë të vjetra, ndonëse vlera e tyre është shumë herë më e madhe. “Kjo është fatkeqësi që bibliotekat e intelektualëve që tashmë janë pensionistë të varfër të përfundojnë në rrugë me këto çmime qesharake. Ato libra vlejnë shumë më tepër, madje nuk kanë të paguar, por ky është realiteti që duhet të përjetojmë”,- pohon njëri nga pensionistët duke shtuar se stimul i këtij realiteti të dhimbshëm është vetë qeveria që i ka katandisur pensionistët me pensione qesharake. Ndërkohë shitësit pohojnë se shumica e librave që shesin nuk janë ribotuar më duke e bërë vlerën e tyre edhe më të madhe. Sa i takon blerësve të këtyre librave ata pohojnë se brezi i ri është disi indiferent ndaj tyre pasi rrallë ndodh të blejnë libra të tillë.


Gazeta Shekulli
 
Me vika shumn keq , se dija qe pensionistet shqiptar qekan kaq `posht eshte per te ardhur turp . Kur ske shtet eshte per te thene vl e asgje me shum .
 
Me vika shumn keq , se dija qe pensionistet shqiptar qekan kaq `posht eshte per te ardhur turp . Kur ske shtet eshte per te thene vl e asgje me shum .
ke shume te drejte POR prap keta pensioniste votojne keta qe i kane shpene ne kete mjerrim :(
 
ke shume te drejte POR prap keta pensioniste votojne keta qe i kane shpene ne kete mjerrim :(

Ke te drejt plotesisht te drejt , por ndodh diçka thon kur njeriu eshte ne ate mosh mendon si nje femi dhe nje femi genjehet me nje çupa,çups e keshtu dhe ata te shkret genjehen nga rrenat e qeveritareve tane qe sdin me ça bejn sa qe shahen nga njerezit e shpis neper parlamente qe ska me turp , po ishalla po arrin te mari masa per ata pensionist se ata jan qe e ndertuan shqiperin deri diku dhe gjynaf ti lesh te shesin bibliotekat e tyre ska gje me te keqe se sa shet diçka te çmuar po siç e thash me lart dhe po e theksoj /((((Kur ske shtet v.l))))))/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top