Vaksinë kundër qelizave tumorale

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën për të prodhuar një vaksinë kundër kancerit, e cila do të bëjë që trupi i pacientit të prodhojë qeliza kanceroze të cilat do të përdoren për të trajtuar po këto tumore. Kjo teknikë përfshin përdorimin e rrezeve ultravjollcë e cila ndihmon në injektimin e vaksinës, i njohur ky proces si terapia foto-dinamike (PDT-photo-dynamic therapy). Rezultatet për publikun vijnë jo nga "Indipendent". Testet dhe eksperimentet paraprake treguan se kjo teknikë prodhon dhe injekton një vaksinë vetjake, nga vetë qelizat kanceroze të gjendura në trupin e pacientit. Këto qeliza në trupin e njeriut kultivohen me të njëjtën mënyrë si ato laboratorike, vetëm se në shumë më pak kohë.
Terapia foto-dinamike
Studimet janë realizuar nga shkencëtarët e British Columbia Cancer Agency, në Vancouver, të cilët për disa vite kanë vëzhguar testet dhe eksperimentet e terapisë foto-dinamike PDT. Kjo teknikë e cila siç është përmendur më lart përdor rrezet ultravjollcë për të injektuar dozat e vaksinës për të arritur pikat e duhura ku ndodhen dhe qelizat tumorale, duke përdorur më pak doza dhe pa reaksione toksike në pjesë të tjera të trupit të pacientit. Teknika e njohur se terapia foto-dinamike zakonisht është përdorur në mjekësi si stimuluese e përgjigjes së sistemit imun të organizmit ndaj qelizave tumorale. Prandaj Qendra e Kërkimeve ndaj Kancerit ka vazhduar aplikimet dhe kërkimet me po këtë terapi.
Përdorimi i rrezeve ultravjollcë
Studimet e mëtejshme përfshinin marrjen e kampionëve nga indet kanceroze të pjesët apo organet që ishin kthyer në vatra tumorale dhe bënin një trajtim paraprak të tyre me rreze ultravjollcë. Këto qeliza kanceroze kultivoheshin në laborator gjatë natës, përpara së të riinjektoheshin ditën tjetër në të njëjtën vatër tumorale. Kërkimet zbuluan se goditja apo pompimi i këtyre qelizave me rreze ultravjollcë sillte një rritje të reagimit të sistemit imunitar ndaj qelizave tumorale. Injektimi i kësaj vaksine të pompuar me rreze ultravjollcë bëhet nga goja dhe nuk krijon reaksione toksike për organizmin. Rrezet ultravjollce të përdorura në këtë terapi krijojnë një vaksinë të fuqishme, mekanizmi i së cilës nuk kuptohet plotësisht. Dobia e kësaj vaksine është të qenit individuale e cila mund të injektohet edhe nga goja, duke mos krijuar pengesa dhe raksione për organizmin për vetë faktin se kjo vaksinë përbëhet nga qeliza të njohura prej tij. Në këtë mënyrë nuk duhet një kohë e gjatë për të kultivuar këto qeliza sepse vetë organizmi bën rritjen, njohjen dhe reagimin e sistemit imun ndaj tyre. Këto studime u publikuan dy ditë më parë nga British Journal of Cancer. Autori i këtij shkrimi, Dr.Mladen Korbelik, thotë: "Shpresat për të përdorur kampionë të vetë pacientëve nga qelizat e tyre tumorale, do të ishte e vetmja mënyrë e mundshme për trajtimin e këtyre kacereve. Dhe kjo është një ide ngacmuese. Kjo teknikë mund të bëjë një trajtim më të shpejtë dhe ç'është e rëndësishmja një trajtim tërësisht individual." Sipas këtyre studiuesve theksohet se këto janë hapat e para në një fushë të madhe, ku ka shumë për të bërë e zbuluar një teknikë shumë herë më të fuqishme dhe efikase. Dr.Lesley Walker, drejtor i informacionit në Cancer Research, shprehet se: "Kjo është teknikë interesante e arritur nga terapia foto-dinamike. Manipulimi i vetë qelizave kanceroze, do të sjellë rritjen e reagimit të sistemit imun dhe do të mund të luftojë kancerin, me sa më pak efekte anësore.
اfarë e shton rrezikun e kancerit
- Nëse në familje keni histori të kancerit
- Nëse jeni duke përdor apo keni përdor produkte të duhanit, siç
janë cigaret apo llullat e posaçme për të pirë duhan.
- Konsumimi i rregullt i alkoolit
- Konsumimi i ushqimit që përmban yndyrë të lartë gjatë tërë
jetës tuaj.
- Ekspozimi i lartë ndaj rrezatimeve siç janë rëntgenogram dhe
rrezet ultraviolete.
- Përdorimi i llambave diellore dhe aparateve për nxirrje të
lëkurës.
- Rrezet ultravioletë e marra nga aparatet për nxirrje të lëkurës
- Ekspozimi ndaj kimikateve sidomos nëse punoni me to, siç janë metalet apo pesticidet.


Dieta ushqimore dhe shfaqja e kancerit
Përherë ka mbizotëruar mendimi se vitamina E mund të ndihmojë për pakësimin e rrezikut nga kanceri dhe sëmundjet e zemrës. Por një studim i ri tregon se tek njerëzit me probleme nga këto sëmundje, vitamina E aktualisht e shton këtë rrezik. Autorët e studimit theksojnë se pjesëmarrësit në studim u trajtuan me doza të larta vitamine E, rreth 400 miligramë në ditë, dhe se njerëzit duhet të përpiqen të konsumojnë çdo ditë rreth 15 miligramë vitaminë E, e cila mund të gjendet lehtë në një dietë të balancuar ushqimore.Një studim i ri, tregon se vitamina E mund t'u bëjë dëm personave me probleme të kaluara në zemër, apo me diabet. Tek personat me rrezik të lartë sëmundjesh, vitamina E nuk parandalon sëmundjet kardiovaksulare, dhe bllokimin e artereve të gjakut në tru, gjithashtu kjo vitaminë nuk parandalon kancerin.

Më pak yndyrna, më mirë për shëndetin
Konsumimi i ushqimeve me pak yndryna është mirë për shëndetin. Një studim në shkallë të gjerë mes grave tregon se dieta me pak yndyrna pakëson rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, kanceri i zorrës së trashë apo sëmundjet e zemrës. 50 për qind e këtyre grave të marra në studim përdornin dietë frutash, perimesh dhe nënprodukte drithërash, ushqime të njohura për nivel të ulët yndyrnash, ndërsa 25 mijë gra të tjera përdornin dietë të zakonshme. Disa gra që para studimit kishin përdorur dietë ushqimore me nivel të lartë yndyrnash dhe gjatë studimit përdorën dietë me pak yndyrna, vunë re një pakësim 20 për qind të rrezikut të kancerit të gjirit. Dieta me pak yndyrna është e mirë për shëndetin, prandaj ato gra që janë në këtë dietë duhet ta vazhdojnë atë.

Kanceri dhe simptomat me të cilat shoqërohet
Simptomat e kancerit varen nga lloji dhe vendi ku ai shfaqet. Në mushkëri ai mund të shkaktojë kollë, bllokim frymëmarrjeje ose dhimbje stomaku; ndërsa kanceri i zorrës së trashë zakonisht shkakton diarre, apo rrjedhje gjaku gjatë jashtëqitjes. Disa forma të kancerit mund të mos shfaqin ndonjë simptomë të dukshme. Në disa raste simptomat shfaqen në stadet ku tumori ka evoluar. Këto forma janë të vështira për t'u kuruar. Përgjithësisht simptomat e shfaqura janë të njëjta për disa forma të shfaqjes së kancerit, si: ethe, temperaturë, të dridhura, djersitje gjatë natës, humbje peshe që shoqërohet me ulje të oreksit, dobësi dhe lodhje. Edhe pse përcaktimi i llojit të kancerit shfaq vështirësitë e veta e rëndësishme është që trajtimi i sëmundjes të arrihet të bëhet në kohën e duhur.


Frutat pengojnë evoluimin e kancerit
Shoqëria Amerikanë e Kancerit ka theksuar se domatet kanë shumë antioksidantë të domosdoshëm për organizmin. "Ato nuk mund të ndryshojnë sëmundjen te ata që vuajnë nga kanceri por ato mund të ndikojnë në përmirësimin dhe lehtësimin e gjendjes së tyre shëndetësore. Pacientët që hanë çdo ditë fruta dhe perime gëzojnë një gjendje më të lehtësuar, duke e mbrojtur veten nga evoluimi i përshpejtuar i sëmundjes." - shprehet Marji Mçullough, drejtor i epidemiologjisë së përbërësve ushqimorë në këtë shoqatë. Domatet dhe produktet e ndërtuara mund të reduktojnë rrezikun e përhapjes së shumë llojeve të kancerit, por rekomandohet si bashkëngjitje e një diete të pasur në varietete të ndryshe perimesh dhe frutash. Për momentin kjo është një shpresë më tepër në gjetjen e një çelësi për të ecur në botine e luftës kundër kancerit.
TO
 
shum interesont...tash ktu n'Itali ekziston vaksina per vajzat 12 vjeqare per me prevenu cancerin n'utero..
 
nuk eshte vetem per vajzat 12 vj aji vaksin sihu...
ne pergjithsi i referohet femrat qe jan akoma virgjeresha sepse ka rezultate me te mira mbi to....
 
nuk eshte vetem per vajzat 12 vj aji vaksin sihu...
ne pergjithsi i referohet femrat qe jan akoma virgjeresha sepse ka rezultate me te mira mbi to....

thnx qe ma sqarove se kom lexu n'rivista e kom pa n'tv amo ket gjo nuk e kan thon, gjithmon "per vajzat 12 vj" thojshin, n'fakt edhe un kom qef me bo e tash paskna edhe mundesi...parameno me ni vaksin mundesh me ndalu diqka e cila munet me t'pru n'vdekje, fantazi..
 
nqs flasim per te njetin vaksin....me sa di behet ne 4 faza dhe ka parandalon kancerin ne 95% te rasteve
 
nqs flasim per te njetin vaksin....me sa di behet ne 4 faza dhe ka parandalon kancerin ne 95% te rasteve

amo veq per kancerin n'utero (tash sdi qysh i thuhet shqip...ky utero gjindet aty te fundi i barkut)..
 
nuk eshte vetem per vajzat 12 vj aji vaksin sihu...
ne pergjithsi i referohet femrat qe jan akoma virgjeresha sepse ka rezultate me te mira mbi to....

Edhe ketu ne Belgjike ka dale nje vaksine e tille, vec kushton shtrenjte , se sa nuk e di akoma..gjths nuk eshte vetem per femrat e virgjera, ndonse tek ato efekti mund te jete me i larte. :)

Gjithsesi shkrimi shume interesant, kshu eshte shkenca , ajo ecen zbulon sherimin e nje semundjeje dhe hop del nje tjeter :(
 
e di qe mund ta bejne dhe "zonjat"por sipas statistikave ska te njejtin rezultat se si e ka tek zonjushet...

baby kete vaksin nuk e suporton asiguracioni shendetit?
 
e di qe mund ta bejne dhe "zonjat"por sipas statistikave ska te njejtin rezultat se si e ka tek zonjushet...

baby kete vaksin nuk e suporton asiguracioni shendetit?

Po po, per ato qe kane :D
 
ps : sihu e di sh mir se ca eshte uteri utero ...ashu i thone dhe shqip

ei_0351.gif


mqs po ju interson kaq sh ky subjekt do mundohem tju gjej nje me kete teme...nese jo do ju perkthej dicka reth temes me aq sa mar vesh nga fjalen e mjeksise ne shqip!
 
ps : sihu e di sh mir se ca eshte uteri utero ...ashu i thone dhe shqip

ei_0351.gif


mqs po ju interson kaq sh ky subjekt do mundohem tju gjej nje me kete teme...nese jo do ju perkthej dicka reth temes me aq sa mar vesh nga fjalen e mjeksise ne shqip!

po po ky, mendova mos shqip i thojn nryshe...

ktu n'Itali vaksina qenka falas per 12 vjeqaret, kshtu lexova ne nje revist...tash un qe skom 12 vj po u dashka me pagu amo ktu n'rivist nuk po thot asgjo per ato qe nuk i kan 12 vj dhe qe dojn me marr ket vaksinen, kshtu kur nuk t'informojn qysh duhet:(...du me shku me pyt n'farmaci amo...
 
sihanu se di nqs tek farmacia do gjesh infot qe te duhen...mendoj o tek mjeku familjes...ose ca emri mban atje ky dok
ose tek gjineko...qe di gjithcka qe i duhet femres!
 
sihanu se di nqs tek farmacia do gjesh infot qe te duhen...mendoj o tek mjeku familjes...ose ca emri mban atje ky dok
ose tek gjineko...qe di gjithcka qe i duhet femres!

a din pse thash te farmacia se ktu po shkrun qe ket vaksinen e gjen ne qdo farmaci...duhet mu informu sa ma shum per ksi gjonash se jon teper te ronsishme..
 
okey sihu ste ben gje po pyete

ja nje artikull per vaksinen e kancerin te mitres

Vaksinë kundër kancerit të mitrës Amy Katz


Erika Klein doli vullnetare për të provuar vaksinën kundër kancerit të mitrës, duke marrë tre injeksione brenda gjashtë muajsh.
Rezultatet paraprake nga provat nëpër klinika tregojnë se vaksina ka efekt. Para katër vitesh, 1 mijë e 100 gra u vaksinuan, disa me ilaçin e vërtetë dhe disa me një ilaç pa efekt. Gratë që morën vaksinën e vërtetë dhe u trajtuan gjatë gjithë kohës, nuk kanë asnjë lloj veprimtarie kanceroze. Ndërsa gratë që morën vaksinën e rremë, 12 prej tyre dhanë simptoma kanceroze. Mjekja Diane Harper e Universitetit Dartmuth, thotë se nevojiten më shumë prova për të konfirmuar rezultatet, por deri tani duket se kjo është një arritje e rëndësishme për të parandaluar kancerin.
Kanceri i mitrës shkaktohet nga virusi i trasmetuar përmes mardhënieve seksuale, Human Papilloma Virus...ose HPV. Në një periudhë të jetës, shumica e grave infektohen nga ky virus. Normalisht vetë trupi i tyre ka imunitet. Por, nganjëherë virusi del nga kontrolli dhe shkakton kancerin. Vaksina e re fut në trupin e grave një copëz të padëmshme të virusit. Kjo shkakton që sistemi imunitar të prodhojë kundërtrupat.
Pasi ndodh kjo, nëse virusi shfaqet përsëri, trupi i grave do ta luftojë atë. Qeveria amerikane mundë ta aprovojë përdorimin e kësaj vaksine në dy vitet e ardhëshme. Pastaj, vaksina do të përdoret tek vajzat e moshave 10 dhe 12 vjeçare....para se ato të jenë gati për mardhënie intime dhe të rrezikojnë të infektohen. Doktorët shpresojnë se kjo vaksinë, e para në histori që të parandalojë një lloj kanceri...do të përdoret gjerësisht
 
11 shkaktarët e tumoreve tek njerëzit
Studimet e kryera nga mjekët specialistë të onkologjisë Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, rendisin 12 faktorë kryesorë të cilët ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve të kancerit. Dy nga shkaktarët kryesorë që renditen si nxitës të sëmundjes janë alkooli dhe duhani. Konsumimi i duhanit si tek femrat ashtu edhe tek meshkujt sjell probleme të pariparueshme për mushkërinë, probleme të cilat kalojnë deri në sëmundje kancerogjene. “Duhani dhe drogat e ndryshme përmbajnë lëndë kancerogjene që shkaktojnë mutacione në organizëm, duke shkaktuar kancer” thuhet në studimin e kryer nga specialistët e onkologjisë. Sipas tyre, edhe vera dhe birra përmbajnë substanca parësore që shkaktojnë kancer, edhe duke konsumuar 10 mililitra alkool. Mjedisi dhe ajri i ndotur janë faktorë të tjerë që tregojnë rritjen e kancerit të mushkërive, sidomos në zonat industriale ku ka edhe mbetje dhe substanca toksike. Ndërsa femrat që jetojnë pranë zonave me ndotje të tillë rrezikojnë një menopauzë të hershme. Ushqimi i zgjedhur të bën që të mbash larg kancerin. Kjo është një nga këshillat kryesore të mjekëve onkologë të cilët rekomandojnë mos përdorimin e ushqimeve që përmbajnë elemente toksike. Kështu konservat, peshqit e rritur në akuarium apo edhe qumështi industrial përmbajnë lëndë që shkaktojnë kancer të zorrës së trashë apo edhe të aparatit tretës. Por edhe uji i ndotur mund të jetë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së tumoreve të ndryshme.

Femrat më të rrezikuara nga kanceri

Studimet e viteve të fundit kanë treguar se femrat janë më të rrezikuara të preken nga kanceri për shkak të kimikateve që gjenden në shtëpi. “Boja e mureve, mobilieve, tapetet, veshjet. Por edhe produktet kozmetike, shampot e ndryshme, produktet për pastrim shtëpiak mund të jenë shkaktare të shfaqjes së kancerit”- thonë studiuesit evropianë. Ndërkohë që edhe gazi, benzina dhe nafta sidomos për ata që punojnë për nxjerrjen e tyre janë shkaktarë të tumoreve. Sipas specialistëve, rrezik kanceri tek lëkura shfaqin edhe prodhimet farmaceutike dhe ato kozmetike.





Faktorët nxitës



Duhani njihet si një nga faktorët kryesorë për shfaqjen e tumoreve në mushkri

Mbetjet toksike dhe industriale shkaktojnë kancer të mushkërive dhe menopauze tek gratë

Pirja e alkoolit njihet si një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit të stomakut

Elementet toksike te ushqimet përbëjnë rrezik për shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë

Rrezet radioaktive mbeten një nga shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit në lekurë

Niveli i lartë i hormoneve sjell menopauzë të shpejtë tek gratë dhe tumor të qafës së mitrës

Konsumimi i ujit të ndotur bëhet shkak për mutacione të ndryshme dhe shfaqje të tumoreve

Kimikatet që gjenden në shtëpi janë një nga faktorët kryesorë të shfaqjes së kancerit në mushkri

Gazi, benzina, vajguri sidomos për punonjësit në këto sektorë janë shkaktar për shumë tumore

Produktet farmaceutike nëse janë të pakontrolluara bëhen shkak i shfaqjes së tumoreve të ndryshme

Produktet kozmetike të një cilësie të dobët nxisin shfaqjen e tumoreve të lëkurës
 
Burrat

Kanceri u prek mushkëritë



Duket se konsumi i alkoolit apo duhanit janë edhe shkaktarët kryesorë të shfaqjes së kancerit në mushkri tek meshkujt. Të dhënat tregojnë se rreth 306 raste shfaqen çdo vit me këtë lloj sëmundjeje, ndërkohë për sa i përket vdekshmërisë së tyre nuk ka të dhëna të sakta. Pas tumoreve në mushkri janë ato në lëkurë të cilët shënojnë 291, dhe mendohet se shkaktohen nga rreze të dëmshme apo edhe sëmundje të lëkurës të cilat avancojnë deri në tumore. Prostata është një nga llojet e tumoreve që rrit rastet nga viti në vit. Të dhënat tregojnë se regjistrohen rreth 130 persona me këtë lloj sëmundje gjatë një viti. Por edhe kanceri i stomakut vazhdon të shënojë një numër të madh rastesh tek meshkujt dhe sipas mjekëve renditet i pesti duke shënuar mbi 100 raste gjatë një periudhe 12 mujore. Llojet e tjera të kancerit që kanë më pak se 100 raste tek meshkujt janë sistemi nervor qendror, larinksi, leucemia dhe limfoma malinje. Ndërkohë numrin më të vogël të rasteve e shënojnë kanceri në mëlçi me 37 meshkuj të prekur në vit. Në po këtë periudhë kohore regjistrohen 1700 meshkuj të cilët preken nga ketë 10 lloje të kacereve, dhe nga këta 456 persona preken nga tumore të llojeve të ndryshme.





Femrat

Tumoret në zonat intime



Pjesa më e madhe e femrave që preken nga tumoret, kanë atë të gjirit i cili shkakton edhe 400 viktima në vit, ndërkohë që numri i të prekurve është më i madh. Por, përsëri edhe numri i femrave të prekura nga kanceri i qafës së mitrës mbetet shqetësues kështu mbi 230 raste të reja shënohen çdo vit. Të dhënat e QSUT-së tregojnë se rreth 200 raste humbasin jetën. Ndërsa tumoret që shkaktohen në lëkurë mbeten në të njëjtat shifra si tek meshkujt ashtu edhe tek gratë. Ndonëse tek meshkujt ato ishin në vendin e dytë edhe tek gratë ka një numër të madh të këtyre rasteve. Të dhënat tregojnë se 147 raste të reja shënohen në një periudhë 12 mujore. Më pas janë kanceri i stomakut dhe i i sistemit nervor qendror që shënojnë edhe midis 48 dhe 70 rasteve. E ndërsa mushkrit tek meshkujt zinin vendin e parë tek femrat ato janë vetëm 35 raste dhe kjo për shkak të konsumimit më të pakët të alkoolit dhe duhanit pjesërisht. Të dhënat tregojnë se raste të tjera të tumoreve tek femrat konstatohen edhe në vezore, limoma malinje, rektum, pankreas. Tek seksi femër shënohen edhe mbi 315 raste të tumoreve të ndryshme, ndërkohë që në një vit numërohen mbi 1250 të prekura me sëmundje tumorale.
 
Sëmundjet kryesore që shkaktojnë vdekjen tek shqiptarët



50.2 % e vdekjeve në vendin tonë shënohen nga sëmundjet kardiovaskulare. Sipas mjekëve këto sëmundje janë më të përhapurat dhe shkak mbetet duhani, alkooli, si dhe obeziteti. Por, përveç këtyre faktorëve ndikojnë edhe ushqimi me shumë yndyrë, mënyra e jetesës, qëndrimi në punë apo edhe lënia pas dore e vetes. Më të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës mbeten meshkujt, ndërsa për sa u përket femrave, ato rrezikohen pas menopauzës.

16.6 % e vdekjeve në Shqipëri shkaktohen nga kanceri, sëmundja që sa vjen edhe shton rastet nga dita në ditë. Ndërsa lloji që shkakton edhe numrin më të madh të vdekjeve është kanceri i mushkërive dhe ai i gjirit tek femrat. Por edhe kanceri i lëkurës është një nga shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve tek të dy sekset që preken prej tij. Kurse më të prekurit rezultojnë se janë moshat e treta mbi 65 vjeç, por nuk përjashtohen edhe moshat e reja gjatë viteve të fundit

11.3 % e vdekjeve shkaktohen nga shkaqe të ndryshme, të cilat nuk arrihen të përcaktohen nga mjekët. Megjithëse pacientët janë të prekur nga një sëmundje, ajo nuk arrihet të kapet në stadet e para apo edhe të avancuara, deri në momentin që shkakton mortalitetin. Këto lloj vdekjesh zënë një numër të konsiderueshëm, pasi renditen të tretat në vendin tonë pas sëmundjeve kardiovaskulare dhe atyre të kancerit. Por, ndonjëherë shkaqet janë edhe natyrore.

6.8% e vdekjeve shkaktohen nga aksidentet rrugore dhe ato në punë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë rezulton se aksidentet mbeten në nivele të larta duke shënuar kështu 6.8 përqind të vdekjeve që ndodhin. Vdekjet më të shumta shkaktohen nga aksidentet automobilistike, të cilat gjatë viteve të fundit rriten pothuajse çdo ditë. Ndërkohë që edhe aksidentet në punë mbeten shqetësuese sidomos ato në miniera, ndërtim dhe fabrika.

3500 persona preken çdo vit në vendin tonë nga sëmundjet kanceroze. Sipas onkologëve shqiptarë, pavarësisht se të dhënat tona janë të mira, vihet re një tendencë rritjeje e rasteve, që me kalimin e kohës do të jetë e krahasueshme me statistikat evropiane. Regjistri i pacientëve më të prekur me kancer tregojnë se mosha më e prekur është ajo e tretë, por vitet e fundit vihet re edhe prekje te personave mbi 40 vjeç. Rastet janë pothuajse të njejtë si tek femrat edhe tek meshkujt

600 vdekje shënohen çdo vit tek gratë nga sëmundjet kancerogjene. Të dhënat e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë "Nënë Tereza", tregojnë se rreth 400 femra në vit humbin jetën nga kanceri i gjirit, ndërsa rreth 200 të tjera nga kanceri i qafës së mitrës. Nga të dhënat e shërbimit onkologjik disa forma të kancerit si ai i gjirit, në tre dekadat e fundit është trefishuar. Vendin e parë e zë kanceri i mushkërisë për meshkujt, ndërsa për femrat e zë kanceri i gjirit.G Agon
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top