Vajzat në shënjestër të industrisë

braziljania

Anëtar i Nderuar
Miti për bukurinë ngadalë u fut edhe mes më të rinjve, ndërsa industria ofron aq shumë prodhime të bukurisë për Disney personazhet saqë edhe prindërit mendojnë se nuk ka asgjë të dëmshme nëse vajzat e reja hedhin parfum, llak për flokë, shkëlqim për buzë dhe pudër që i mbulon aknet e para.

Të bombarduar me reklama dhe në përgjithësi me trendët e popullarizuara të modës në industrinë e kozmetikës, fëmijët dhe prindërit lehtë e humbin ndjenjën kur diçka e ka kaluar kufirin e shëndetshëm dhe të sigurt.

Në hulumtim në Amerikë tregoi se madje 43 për qind e vajzave të reja mes moshës 6-9 vjeçare së paku përdorin shkëlqim për buzë, e shpesh edhe buzëkuq. Madje 38 për qind përdorin prodhimet për flokë si llak, shkumë, etj. 12 për qind e tyre përdorin edhe prodhime të ndryshme të kozmetikës.
Trendit i kontribuon edhe fakti se vlerat kulturore po ndryshojnë shumë. Në TV shfaqen emisionet si gara të ndryshme në të cilat fëmijët grimohen dhe vishen si yje. Në ditëlindje, shfaqje dhe në shkolla këmbehen informatat për atë se çfarë është ‘in’ e çfarë jo dhe ku të blihen.
Ekspertët paralajmërojnë se kurrfarë tretmanësh të bukurisë nuk janë të dëshiruara para moshës 18-vjeçare. Por ka edhe asi liberalë të cilët e ulin poshtë këtë kufi të moshës, por këshilla është e njëjtë: sa më vonë, aq më mirë.

Pediatrit, kozmetikët, mjekët zbulojnë se si sot, vajzat që në moshën 9-vjeçare hyjnë në pubertet. Siç paralajmërojnë, beauty problemi i parë i cili i godet fillimisht janë qimet. Por depilimin e parë e këshillojnë vetëm 3 vjet pas nisjes së pubertetit. Nëse përdor krem, dyllë apo zhiletë apo heqje të përhershme me laser? Deri në moshën 18-vjeçare më e mira është zhileti, eventualisht dylli, ndonëse disa mjek pohojnë se për këtë lëkura është ende e ndjeshme.
Ngjyrat për flokë përmbajnë kemikalie që mund të shkaktojnë reagime alergjike. Andaj thajnë flokët dhe ato bëhet e thyeshme. Madje edhe të rriturit duhet të mendojnë për këtë para se të fillojnë të ngjyrosin flokët, e mos të flasim për ata më të ri se 18 vjet.

Shpesh, dermatologët i vizitojnë fëmijët që kanë bartur bizhuteri nga nikli apo kobalti, andaj duhet t’i ikni sa më shumë.
Tatuazhet nuk janë të parrezikshme, sepse tinta në tatuazhet e përhershme mund të irritojë lëkuren dhe alergjitë. Përparësi duhet dhënë tatuazheve të përkohshme, por nëse adoleshenti nuk heqë dorë, duhet të insistojë në higjienë të mjeteve për tatuazh. Fillimisht duhet vendosur dozë minimale të tintes dhe të pret ndonjë ditë para se të vazhdojë nëse nuk do të ketë reagime alergjike. Welness qendrat shpesh ofrojnë ‘tretmanë për fëmijë’, që përfshijnë masazh me vaj që zakonisht përdoret në Indi.

Ekspertët paralajmërojnë se spa masazhi nxit ndjenjat me të cilat adoleshentet e rinj ende nuk dinë të ballafaqohen andaj do të duhej t’i masazhonte personi me të njëjtën gjini, me kujdes të prindërve.
Parfumet para moshës 12-vjeçare aspak nuk janë të dëshirueshëm, madje as ata pa alkool dhe parabenë.
Fëmijët duhet mësuar se çfarë janë vlerat e vërteta në jetë: duhet zhvilluar karakterin dhe të hiqet fokusi nga pamja fizike.


cdodite*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top