Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Vaji, kura më e mirë e bukurisë për fytyrën

Kur dëgjojmë të flitet për “vaj”, gjëja e parë që na vjen në mendje është yndyra. Ndërkohë nëse e lidhim këtë term në një tjetër gjë, për shembull me fytyrën, atëherë imazhi që na formohet është ai i një fytyre e cila karakterizohet nga një lëkurë e shëmtuar me vaj, me shkëlqim. Megjithatë, këto janë vetëm disa asosacione mendore dhe, sipas ekspertëve dermatologë, ato nuk korrespondojnë me realitetin: në fakt, vaji nuk promovon defekte të tilla që lidhen me qartësinë e lëkurës, bllokimin e poreve dhe ndoshta edhe puçrrat në fytyrë (aknet). Përkundrazi ai është alternativa ideale për trajtimin e lëkurës së fytyrës dhe jo vetëm.

Në mbrojtjen e çështjes mbi përdorimin e vajit në kozmetikë dhe për kurimin e lëkurës në mënyrë të thjeshtë, ekonomike dhe efektive është Dendy Engelman, drejtor i Departamentit të Kirurgjisë Dermatologjike në Spitalin Metropolitan në New York.

Eksperti i përmblodhi tek Essence.com të mirat e vajit për lëkurën, duke kujtuar se vaji (ose sebumi) është natyrisht i pranishëm në lëkurë. Aty Engelman thekson se vaji nuk i bllokon poret dhe nuk shkakton akne, pasi kjo gjë mund të ndodhë vetëm kur poret bëhen të errëta për shkak të qelizave të vdekura. Por përdorimi i yndyrave në një nivel të tillë mbi fytyrë nuk e përkeqëson procesin. Në fakt, nëse problemi janë aknet ose prezenca e përhershme e puçrrave, përdorimi i vajit në fytyrë mund të ndihmojë në rebalancimin e lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes.

Vajrat, përsërit dermatologu, në fakt, kanë një përqendrim të lartë të përbërësve aktivë që janë të dobishëm për lëkurën. Jo rastësisht, vajrat specifikë janë përbërës të produkteve të lëkurës. Përparësia e përdorimit të vajit në vend të produkteve kozmetike është që te vaji përbërësit aktivë janë të pranishëm me përqendrime më të larta, dhe për këtë arsye më të efektshme, tha Engelman.

Ndër vajrat më të përshtatshëm për lëkurën tuaj, për ta mbajtur atë të hidratuar, rinore dhe me ngjyra të ndezura, është vaji i araganit ose vaji i farave të rrushit, shpjegon dermatologu. Këto vajra janë shumë të lehtë dhe për të gjithë fytyrën mjaftojnë një apo dy pika. Këto vajra janë të pasur me substanca antioksidante, sidomos me vitamina C dhe vitamina E. Ato mbrojnë nga oksidimi dhe radikalët e lirë. Gjithashtu vajrat veprojnë si një filtër për rrezet e dëmshme UV.

Një tjetër element i një rëndësie të konsiderueshme, shpjegon eksperti, është se me kalimin e viteve prodhimi i vajit natyror nga trupi ynë zvogëlohet, kështu lëkura plaket, shfaqen rrudhat, shkëlqimi dhe elasticiteti i lëkurës ulet. Por edhe në këtë pjesë vajrat bimorë mund t’ju vijnë shumë në ndihmë, duke i dhënë mundësinë lëkurës të rigjenerohet dhe të rifitojë hidratimin e munguar. Me pak fjalë, vaji nuk është një “infektues”, por një ilaç i mirë për të gjitha të këqijat që i kanosen lëkurës sonë. Për të trajtuar lëkurën e fytyrës nuk duhet të mbështeteni medoemos te kremrat e shtrenjtë, por më shpesh do t’ju mjaftonte pak vaj, përfundon eksperti.

Si ta përdorni vajin?

vaji_957884.jpg


ثshtë e thjeshtë! Të filloni të pastroni lëkurën tuaj me vaj është shumë e lehtë, mjafton të kombinoni vajrat: të bajames, ullirit, lajthisë, kokosit, avokados, susamit, linit dhe vajra esencialë për më shumë efekt pastrimi. Kombinoni këto vajra në një shishe të zbrazët ose në ndonjë kuti dhe përzieji mirë. Hidh një sasi në duar, vendoseni në fytyrë të thatë dhe lëreni për 1 minutë. Më pas merreni një copë pambuk, zhyteni në ujë të vakët, shtrydheni mirë dhe bëni masazh fytyrës për 30 minuta, pa krijuar tërheqje. Pastrojeni mirë, derisa në pambuk të mos mbetet asnjë papastërti.express
 
Titulli: Vaji, kura më e mirë e bukurisë për fytyrën

Hera pare qe degjoj per vajin e araganit... Besoj se eshte e mjaftueshme vetem vaji i ullirit, ato te tjerat edhe nuk gjinden lehte..
 
Titulli: Vaji, kura më e mirë e bukurisë për fytyrën

Une vajin e ullirit e perdor me heq makiazhin.
 
Titulli: Vaji, kura më e mirë e bukurisë për fytyrën

Ne spo kem vaj me fergu gjiz e speca keto bejne salltanate e lyejn trupin me vajra :confused:
 
Titulli: Vaji, kura më e mirë e bukurisë për fytyrën

Paskan dit diçka Malesoret qe i lyenin floket
kaçurrela me voj ullinit....
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back