Vaj medet për ne!

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Nga Jerida Kulla

Para pak ditësh ishte koncerti i Dua Lipës. Bileta, edhe pse ishte shumë e shtrenjtë për xhepat e popullatës, sa gjysma e rrogës së një buxhetori, sheshi u mbush plot. Kërciti dixheji deri në 3 të mëngjesit, sa unë që e kam shtëpinë poshtë Sanatoriumit, e dëgjova koncertin "falas", nuk munda të vë gjumë në sy, deri sa kënduan gjelat e parë.
Nuk është këtu çështja. Ajo biletë dhe gjithë ato shpenzime për këtë koncert e tjetrin pas tij, do të rëndojnë në xhepat tanë, do të jemi më të varfër. Na u rritën çmimet e sheshi nuk u mbush kaq plot.
Kaq qeflinj jemi ne, sa për koncerte mbushim sheshet e kur na ka vajtur thika në kockë, nuk guxojmë të ngremë zërin?!
Pa u shuar jehona e këtij koncerti, dje bëri koncert Rita Ora. Hyrja ishte falas. U shkul i madh dhe i vogël në koncert, sa sipas shifrave të dhëna, ishin 400000 pjesëmarrës. Edhe këtë herë u gëzuam e u dëfryem sa më ska!
Nuk kam asgjë të keqe për dëfrimin, se njeriu ka të drejtë dhe duhet të dëfrehet, të gëzohet, por pa shkelur në veten e tij.
Sot lajmet nëpër portale po i bëjnë jehonë "patriotizmit" të Ritës, me simbolet tona të shenjta. Për yllin te flamuri i Duas folën e përfolën për yll komunist.
Ndërsa për flamurin kuq e zi që shkelet e tërhiqet zvarrë nga b... nuk po ndihet askush.
Kaq të verbër jemi, sa nuk arrijmë të shohim se çfarë u bë dje?
Në asnjë shtet të botës simbolet kombëtare nuk janë në funksion të skenografisë së kësaj natyre.
Nuk pashë asgjë kombëtare, që të ngrihet lart, përveç zhveshjes e lakuriqësisë, që e përdhosën atë flamur.
Më dhemb çdo gjë që përdhoset në vendin tim. Më dhemb dhe ndihem e fyer që ai flamur u përdhos ashtu dje.
Kaq pak vlerë kemi ne, sa patriotizmin e shfaqim në këtë shkallë?
Flamuri i Kastriotit udhëtoi i fshehur në gji, ngjitur me lëkurën, që të ngrihej në Vlorë, më 1912, ndërsa sot, me të mbulohet b... e fshihet skena. Pastaj kërkojmë nga të tjerët të na respektojnë.
Vaj medet për ne!
Më vjen turp!

-640-0-th-1662501586.jpg
 
Kur gjërat i shoh me syrin kritik, unë prish edhe fjalorin si valvul shkarkimi.
Këta palla njerëz që përdorin jo radhë herë flamurin kombëtar për brekë e fustana.... është për t'i kap me një thupër ferrash bytheve gjithë ditën.
 
Keto jane te turpeshme dhe shembulli me i keq per tu ndjekur me modelin e jetes qe kane zgjedhure ne jeten e tyre, me konkretisht me jeten e shthurur qe bejne, duke mos perfillur traditat familjare, morale, dhe fetare.
Dhe nuk jan te turpeshme pse jane te sukseshme ne industrine e muzikes moj Erida!
 
Ehhhh sa do tbosh mire keq do gjesh... Une se shof fare si kjo shoqa jerida... qe kur foli per dixhein e dhiu komplet lere mo per cmimin e biletes qe kush ka shko kush ska ta shofi nga taraca shpise. Mbase ka fol me mllef e xhelozi. Ne sken sido ta perdoresh flamurin eshte pjese e skenografise moderne. Nese ato lek shkojn per femijet autik ! Cfare do thote kjo joroda qe do vemendjen nga vetja ?
 
Nuk është kjo hera e parë që flamuri përdoret në këtë mënyrë, nga stilistët”.

E ka përdorur fillimisht (ose unë e kam fiksuar fillimisht) në një fustan nga një tropojane, ditën e hyrjes në “Kafazi i artë 6”, i fundit, me sa kujtoj, se pastsj filloi dhe ja mori audiencën “Big Brother” në Top Channel.

Nuk më pëqen si ide.
 
Cme kujtove antaren e forumit ktu ke kafazi arte 🤣 Borina
 
Nuk e njoh këtë 😁

Por, po kërkoja për foto apo video të hyrjes në kafaz dhe nuk gjeta momentalisht, gjsesi për këtë e kisha fjalën 😁

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
  • Zjarr!
Reactions: WxP
Nga Jerida Kulla

Para pak ditësh ishte koncerti i Dua Lipës. Bileta, edhe pse ishte shumë e shtrenjtë për xhepat e popullatës, sa gjysma e rrogës së një buxhetori, sheshi u mbush plot. Kërciti dixheji deri në 3 të mëngjesit, sa unë që e kam shtëpinë poshtë Sanatoriumit, e dëgjova koncertin "falas", nuk munda të vë gjumë në sy, deri sa kënduan gjelat e parë.
Nuk është këtu çështja. Ajo biletë dhe gjithë ato shpenzime për këtë koncert e tjetrin pas tij, do të rëndojnë në xhepat tanë, do të jemi më të varfër. Na u rritën çmimet e sheshi nuk u mbush kaq plot.
Kaq qeflinj jemi ne, sa për koncerte mbushim sheshet e kur na ka vajtur thika në kockë, nuk guxojmë të ngremë zërin?!
Pa u shuar jehona e këtij koncerti, dje bëri koncert Rita Ora. Hyrja ishte falas. U shkul i madh dhe i vogël në koncert, sa sipas shifrave të dhëna, ishin 400000 pjesëmarrës. Edhe këtë herë u gëzuam e u dëfryem sa më ska!
Nuk kam asgjë të keqe për dëfrimin, se njeriu ka të drejtë dhe duhet të dëfrehet, të gëzohet, por pa shkelur në veten e tij.
Sot lajmet nëpër portale po i bëjnë jehonë "patriotizmit" të Ritës, me simbolet tona të shenjta. Për yllin te flamuri i Duas folën e përfolën për yll komunist.
Ndërsa për flamurin kuq e zi që shkelet e tërhiqet zvarrë nga b... nuk po ndihet askush.
Kaq të verbër jemi, sa nuk arrijmë të shohim se çfarë u bë dje?
Në asnjë shtet të botës simbolet kombëtare nuk janë në funksion të skenografisë së kësaj natyre.
Nuk pashë asgjë kombëtare, që të ngrihet lart, përveç zhveshjes e lakuriqësisë, që e përdhosën atë flamur.
Më dhemb çdo gjë që përdhoset në vendin tim. Më dhemb dhe ndihem e fyer që ai flamur u përdhos ashtu dje.
Kaq pak vlerë kemi ne, sa patriotizmin e shfaqim në këtë shkallë?
Flamuri i Kastriotit udhëtoi i fshehur në gji, ngjitur me lëkurën, që të ngrihej në Vlorë, më 1912, ndërsa sot, me të mbulohet b... e fshihet skena. Pastaj kërkojmë nga të tjerët të na respektojnë.
Vaj medet për ne!
Më vjen turp!

-640-0-th-1662501586.jpg
Po shoqe po ky patriotizem na ka len mbas me shekuj duke qen se jemi pateriot te medhenj ne...Po ti vet shoqia Jorida a mban na nje falumr simoblik mbi tryezën e punes ? Ne shpi a ke na nje flamur te varur diku Neper muret e shpis? Qe te dhimbset kaq shum?? 😀😀
 
Jerida eshte poete dhe mesuese e gjuhes shqipe ne Greqi!
Nje zonje qe frymon dashuri atdheu cdo sekond te saj! Une kam fatin ta njoh personalisht.

Do ishte me e mira te komentohej qasja e fenomenit te ngritur sesa individi. Gjthss, normal cdokush e di vete! 🤗
 
Vaj medet për mendjen tonë katrore në një botë të rrumbullakët lol
Gjykimi i drejtë i çdo veprimi duhet mbështetur te motivi, kush dhe pse e bën.
Vlerat kombëtare nuk përdoren vend e pa vend (kjo as që diskutohet), por të gjykosh në bazë të vetes, duke e krahasuar me dikënd krejt ndryshe nga vetja, është absurde.
 
Jerida eshte poete dhe mesuese e gjuhes shqipe ne Greqi!
Nje zonje qe frymon dashuri atdheu cdo sekond te saj! Une kam fatin ta njoh personalisht.

Do ishte me e mira te komentohej qasja e fenomenit te ngritur sesa individi. Gjthss, normal cdokush e di vete! 🤗
Dakort me ty @Soulmind ..Kemi par shum qe don vetem te shkruaje por as ata vet qe marin kte iniciativ per te shkruajt nuk e marin as me te voglin mundim per t'a ber problematike shum shkruan per te then dicka..Pak jan ata qe shkruajeni duke e parashtruar si nje problem ne shoqerin ton kjo duke u bazuar ne fjalet e tua esht nje nga ata shum te pakte qe vertet i ndjen kto qe shkruaje dhe duan t'i ngren si nje problem per atdheun tonë ... 👍🙂
 
As qe vihet ne diskutim. Ka shume pseudopatriote qe bejne te zgjuarin dhe rrofte sebebi. Po meqe ti i ishe drejtuar shoqes Jerida t'u pergjigja 🤣

Qasja Jerides eshte vetem 1 ne 100ndra reagime qe ka patur sot! Solla kete, por mund te kisha sjelle dhe Redi Shehu, apo Sonila Meco, etj etj

Nejse sa i perket Rites e flamurit e cfaredo situate te ngjashme duke e kthyer flamurin ne rripa e copa e tyle vend e pavend;

Kur njeriu nuk njeh rrenjet, historine, peshen e tradites, perfundon me te tilla shfaqje cirku duke e mveshur si vlere tradicionale paaftesine e tyre per te sjelle dashurine e atdheut edhe ne folklorin e veshjeve. 😁
 
Ehhhh sa do tbosh mire keq do gjesh... Une se shof fare si kjo shoqa jerida... qe kur foli per dixhein e dhiu komplet lere mo per cmimin e biletes qe kush ka shko kush ska ta shofi nga taraca shpise. Mbase ka fol me mllef e xhelozi. Ne sken sido ta perdoresh flamurin eshte pjese e skenografise moderne. Nese ato lek shkojn per femijet autik ! Cfare do thote kjo joroda qe do vemendjen nga vetja ?
Jerida nuk o person mediatik qe te doje vemendje 🤣 nejse....

Si mo, sido ta perdoresh flamurin?! Serioo??? Merret flamuri zvarre e shkelet me kembe dhe qenka skenografi moderne 😁 Ne ate flamur e puthim dhe e vendosim ne zemer. Ca flet?!
 
Nuk me pelqen forma se si e ka trajtuar.
Nese nje shoqeri flen ,eshte faij sepse tjetri ka blere mediat e brendshme dhe jane mopol i politikes ne fuqi.
Sepse nje shoqeri nuk eshte ndergjegjsuar te dal ne shesh per te drejtat sociale,por thuaj kush i len!?
Tham politika ne shqiperi eshte pothuajse diktatoriale.
Por jo vetem ne Shqiperi,tani kjo klime frike po shtrihet dhe ne Evrope.
Por nese do vazhdohet keshtu do kemi nje ndryshim te rendit politk dhe perkeqsim te dukshem te shume faktorve rajonal.
Sepse c`do gje po shkon ne cakun ku nuk mban me.
Sa per flamurin,nese dkuj i pelqen mund te beje apo dizenjoj c`do lloj rrobe,ne cfare do lloj stili apo preje!
S`ka te bej,perkundrazi te mbaje dhe te vesh simbolin nderkombetare nje yll muzike me fame boterore eshte nje reklamim i mire per nje cope vend qe dhe Evropa se njef mire pa le me ,me gjere bota dhe kontinentet e tjera.
Dhe per ta mbyllur,yjet me fame boterore nuk vijne cdo dite ne sheshin e betonosur ne Tirane,por thuaj shyqyr qe vajzat ne fjale kane origjine Dardane, dhe nuk harrojne rrenjet e tyre te origjines.
kaq.
 
Jerida nuk o person mediatik qe te doje vemendje 🤣 nejse....

Si mo, sido ta perdoresh flamurin?! Serioo??? Merret flamuri zvarre e shkelet me kembe dhe qenka skenografi moderne 😁 Ne ate flamur e puthim dhe e vendosim ne zemer. Ca flet?!
Une u nisa nga cka ka permend ajo. Thjesht e ka ber per vemendje as gje me shume ! Per sa kohe e ka publiku duke ven edhe emer mbiemer dashje pa dashje te mer rrjella mediatike...

Per sa i perket flamurit. Une e shof kshu nje shqiponje mbuluar me flamurin kombetar nese duhet me e banalizu me fundshpine eshte e drejta juaj.
 
Vaj medet per ne! 😁
Naten naten... neser dite e re 😊🙈

p.s. @WxP sa per sqarim. emrin e vura une meqe ishte njeri ajo me emer e mbiemer. teksti ishte thjehst nje status fbku sic japim dhe ne mendimet tona ketu
 
Redaktimi i fundit:
Une u nisa nga cka ka permend ajo. Thjesht e ka ber per vemendje as gje me shume !
Pikerisht kjo lloj vemendje Eshte budallik.
Per sa i perket flamurit. Une e shof kshu nje shqiponje mbuluar me flamurin kombetar nese duhet me e banalizu me fundshpine eshte e drejta juaj.
E drejta e kujt?!
Po se sheh se jemi i vetmi komb qe e perdor flamurin per tapet ( e shkel me kemb…) e perdor per brekurina .
Me fal po un kte se quaj patriotizem .
Nese do me bo buj dil pa brek dhe e more famen ama jo t perdoresh nje simbol qe te perfaqeson ne bote !
Njerzit kan derdh gjak qe ai flamur te velevitet jo te mbulojn bithen .

Nejse kush leu mendjen e vet pelqeu .
 
Vaj medet per ne! 😁
Naten naten... neser dite e re 😊🙈

p.s. @WxP sa per sqarim. emrin e vura une meqe ishte njeri ajo me emer e mbiemer. teksti ishte thjehst nje status fbku sic japim dhe ne mendimet tona ketu
Rrjedha pra kjo eshte... Vaj medet duhet me thone . Do isha shume i drejt nese nuk prekte anen ekonomike apo zhurmen, ca mund ti themi ksajt qe beni kte statusin bravo vlen shume per mendjen djallzore lool
@Peperina
ju i thoni flamur une i them fustan. Ktu ka tboj këndvështrimi. Sikur ky patriotizem te përdoret aty ku duhet do ishim shum perpara si popull
 
Un e kam treguar me se miri patriotizmin @WxP .
Jetoj ne nje qytet mini-Shqiperi.
Ku respektohet e drejta ime e fjales kur un mbeshtes origjinen time .
Ku hap xhamat e makines dhe knoj e degjoj shqip sa tme doj qefi pa me penguar askush.
Ku jetoj ne kufi me Basel dhe lokalet apo restorantet qe preferoj jan ato shqiptare .
Ku nuk le sport pa pare mjafto te jet shqip .
Ku ne raftin tim kam 5 fanella shqiptare .

Kur me mbushen syt me lot kur degjoj himnin tim Dhe jo francez.

Kur i kam mundesit te shetis boten ama pushimet i bej ne vendin tim.
Kur nuk behem pishman ti vi ne ndihme dikujt ne nevoje sepse Eshte shqiptar.
Nje here ska shume madje ne pune ne zvicerr meqe jetoj ne zonen e Basel dhe per fatin tim te leshit flitet gjermanisht.
Duke fol me nje kolege shqip nderhyn nje nga shefet ( serbe ) dhe me thot jo shqip bitte .
E pash njehere me nerva .
Hoqa uniformen dhe i Thash : terhiqe pas kte qe the ose beje punen vête shkije muti .
E cava Ika.
Me thirri e me kerkoj falje duke me then se kisha ne ate qellim po te pengon per gjuhen gjerm Andej ktej.
Atehre gjeje menyren e duhur i Thash dhe ne pune nuk vi me.
Fshije nr tim se pune ka plot.
Dhe kshu .

Mos mendo se hedh postime fr ktu dhe kjo me ben me pak patriote se ju .😬
 
Mire 😁
 
Nuk te akuzoj njeri te tilla gjera i bejme tgjith po si shof si patriotizem... Per vec pjeses me bold. Ne Shqiperi me te mire apo me te keq per pushime ate dy lek ta harxhojm aty...
Kjo historia per mu eshte pak sa gabim. Puna eshte se kur jemi 2 Shqiptar e nje i huai varet ca respekti ke... Dakort na i llaf po jo te shtrohem Shqip.

Pastaj per ne qe jetojm jasht, patriotizem eshte: kudo qe te jetojme te rregjistrohemi ne organizatat apo forumet Shqiptare ne vendin ku jetojme... Te kontribuojm aty dhe te influencojme kudo. Une per 2 vjet qe jam larg Shqipërisë jam shkruar ne 3 organizata kontribuoj me cka di dhe mundem.

Kurse ne Shqiperi ndodh e kundra mikpresim nje te huaj cfare nuk bejm per to por kurr nuk ja hapim deren nje te varferi apo nje te pa njohuri Shqiptar dhe cmira qe kemi per njeri tjetrin eshte pikelluese.
Rregjistrohu me nje organizat ne Shqiperi mas ca kohesh e shef kryetarin deputet e harron organizaten o burra me vjedh. Pra ne gabimin e kemi ne pikpamje, ne cmir, apo xhelozi per njeri tjetrin.

Persa i perket koncertit Rites, une e shof kshu knaqi 40.000 Shqiptar e pordhosi 400 pushtetar me at fustan.

@E**A** une smaj kapele 🤣 po nje bluze authocton do ishte knaqesi.
 
Pushtetar?! Pushtetaret i thane bravo kinge, Lol Mua me duket sikur jeni duke ngaterru kekun me byrekun. Po nejse se e pasket kap tani ne rrafsh personal. :D S'po listoj dhe une ca gjera se kam hall po vjen @E**A** me ndonje krahasim personazhi librash :p

S'di pse mu kujtua tani 1 takim me keta kryemnistrat e botes, Nato a OKB di une c'ka qene, dhe gjithsecili shkonte e rrinte mbi flamurin e tij te vogel ne dysheme. Shkon Erdogani, merr flamurin, e puth, e fut ne xhep edhe rri si zotni ne kembe masanej. :D

Gjthss duhet te kuptojme dhe kete, RITA u vesh ashtu sepse patjeter ka shume vete qe mendojne si pala tjeter, qe behet art me flamur kudo! :D
 
Unë po thoja pse nuk më le lemza rehat? 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top