Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Nga Vlora deri në Ksamil, Ministria e Mbrojtjes ka nisur aksionin e pastrimit të plazheve dhe zonave turistike. Të shtunën vijoi dita e dytë e këtij aksioni, ku u angazhuan 500 forca nga Shkolla e Trupës në Bunavi, batalioni i dytë e i tretë i këmbësorisë dhe forcat komando.

Ushtria përdori mjetet e rënda për largimin e grumbujve me mbeturina. Në ditën e dytë, pastrimi që bënë Forcat e Armatosura u ndal në plazhet e Vlorës, ndërsa një ditë më parë, në aksionin e zhvilluar në fshatrat bregdetare të Jugut, mori pjesë edhe ministrja Mimi Kodheli.

Ajo kërkoi përkrahjen e këtij aksioni nga pushuesit dhe mbi të gjitha ndërgjegjësimin qytetar për të mbajtur plazhet pastër.

“Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet të respektojnë më shumë njëri-tjetrin, duke i hedhur mbeturinat atje ku është e caktuar, duke mos abuzuar me mjedisin, me lokalet, me mbajtjen e rregullit, me ligjin. Do t’ju lutesha për më shumë bashkëpunim. Ne dot ë vazhdojmë të jemi këtu duke dhënë shembullin personal e duke dhënë një mësim të mirë për të gjithë qytetarët e mirë të këtij vendi”, deklaroi Kodheli.

Aksioni i pastrimit nga Forcat e Armatosura nisi pas një vendimi të Këshillit të Ministrave, për shkak të emergjencës mjedisore, që shqetëson turistët dhe turizmin në tërësi.

Forcat e Armatosur a do të vazhdojnë pastrimin deri në fund të sezonit turistik.

/ Top Channel

1470481034_kodheli1.jpg


1470481092_kodheli3.jpg


1470481131_kodheli4.jpg


1470481157_kodheli5.jpg


1470481161_kodheli6.jpg


1470481195_kodheli8.jpg


1470481206_kodheli10.jpg


1470481217_kodheli12.jpg


1470481222_kodheli13.jpg


1470481277_kodheli18.jpg
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Sa sexi keta me uniforma.

Fly si thua te veshesh nje here nje uniforme te tille? :p
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

E perse ju bejne apel... e nuk ju vene penalty fine ?
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Ushtari i shkret ushtare mbetet..nen urdhera . .po njeriu a vehet vall "qytetar" dhe ato urdher dhensit vendosen koshat ...uijn..dritat???
Kush ka buk ska dhembe e kush ka dhembe ska buk... gjith kete bukuri qe kemi e na duhet te bejm AKSIONE ......no coment
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Nuk kane lidhje aksionet ... sepse shteti duhet ti punesoje/paguaje njerezit per k'to pune ... jo qyl aksione falas nga populli .

Ama populli te detyrohet qe te zbatoje ligjin , ose te paguaje gjoben ( ne k'te forme i detyrojne edhe qytetaret qe te edukohen ) ... ndersa punetoret e shtetit te bejne punen e duhur.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

po pse te punesojn njerzit kur ka ushtrin ca do bejn ata rrogen e marin e rrine ben roje te bejn na nje pune tjeter te jen ne forme se ku i dihet vjen na nje luft :p
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

E sikur te hiqnin te tjera "plehera" ( figurative) jo vetem rrogen por heronj :D
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Sepse ushtria nuk perfaqeson k'te rol ....duhet te respektohet uniforma, jo te lejohet & te bie kaq poshte ... duke mbledhur mbeturina rrugeve lart e poshte... perjashto ne rastet urgjente.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

epo sikur te hiqnin (plehrat) e medha ne fillim do ishte bo lule shqiperia... por gjithmon ngelet ajo sikur kshu qe te zgjohemi te gjithe se ska me ndodh asnje gje se vet njerzit e kan fajn
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Sa sexi keta me uniforma.

Fly si thua te veshesh nje here nje uniforme te tille? :p

sja ke idene sa tunduhes behem, po kur filloj e zhvishem ne ritmin e striptizmit :D
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Skan faj njerzit jooo per te hedh "mbeturinat" duhet te jet nje kosh me pare... e per te " mbjell lulet" duhet jo vetem kopshtari por edhe farat e luleve gje qe sshikoj ne hapsire pasi huazohen..hibritezohen e behen vetem lule te reja te definizuara per tu thare e per tu ber mbeturina ne kohen x normalisht deri ne momentin e tharjes duhet te ven pak plenc....ndaj me mire keta plenc medhenjte qe jan te ngopur disi... ... sorry per ironine e fjaleve
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Plehrat ne rruget tona nuk jane te natyres afatgjate. Pra nuk flasim per plehra te ngeluara prej kohesh qe duhen hequr nje here dhe u kry. Plehrat tona jane te "fresketa". Prandaj kerkohet ndergjegjesim i njerzve dhe jo nje show i turpshem nje-hersh. Ndergjegjesimi arrihet ose nepermjet nismave vullnetare, sepse ai qe del e pastron jo vetem nuk ben me pis por edhe nuk lejon te tjeret ta bejne, ose me ndeshkim (kjo per zonat urbane kuptohet).

Te mendosh qe keta jane ushtare te NATOs qe shnderrohen ne pastrues "ordinere" rrugesh dhe plazhe. Turp!!
Tipik mentalitet komunistesh.

hajduti
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Nuk jam dakort qe njerezit/populli ..te dalin e te punojne falas ( e shteti ti vjedhi k'to fonde per qejfet e tija) ... shteti te punesoje njerezit, me k'te rast hapen ..edhe vende pune extra...e te ve ligjin ne zbatim ... te punesoje extra punetore per ambientin & plus te shtoje numrin e policise ne ruatjen e ambienteve... si te fillojne e te vihen gjoba ne mase, njerezit fillojne ti mbajne mbeturinat ne cantat personale... kur vjen puna e ju preket xhepi personal .

Taksat .. per k'to pune mblidhen , qe te vihen ne pune ne sherbim te popullit.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Plehrat ne rruget tona nuk jane te natyres afatgjate. Pra nuk flasim per plehra te ngeluara prej kohesh qe duhen hequr nje here dhe u kry. Plehrat tona jane te "fresketa". Prandaj kerkohet ndergjegjesim i njerzve dhe jo nje show i turpshem nje-hersh. Ndergjegjesimi arrihet ose nepermjet nismave vullnetare, sepse ai qe del e pastron jo vetem nuk ben me pis por edhe nuk lejon te tjeret ta bejne, ose me ndeshkim (kjo per zonat urbane kuptohet).

Te mendosh qe keta jane ushtare te NATOs qe shnderrohen ne pastrues "ordinere" rrugesh dhe plazhe. Turp!!
Tipik mentalitet komunistesh.

hajduti

Dhe ta kujtojne me fjalen aksion hahha aksion ... jeni te vegjel ta njihni ate fjale ..per fatin tuaj te mire ..
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Cfaj ka ushtari te pastroje plazhet...?? Qe kur ushtria drejtohet nga 1 femer cdo presesh tjeter.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

“Qytetarët duhet ta respektojnë më shumë ambientin, duhet të respektojnë më shumë njëri-tjetrin, duke i hedhur mbeturinat atje ku është e caktuar

Duhet mos t"ia hedhin mbeturinat njeri-tjetrit turive hahahahahaha
Z"behemi ne jo..
Turp faqe zeze qe skemi pike kulture per ambjentin publik dhe mirembajtjen e ti.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

...duhet ne pru tek ne me pastrua edhe fv.

...kur njerzit nk.kan edukat e kultur qê vet ta mbajn ambjentin e paster e ushtrija njê X vjen e tê heq halen.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

...duhet ne pru tek ne me pastrua edhe fv.

Kush te degjon ty se.... Lol

Komenti me i pershtatshem kur behet fjale per spastrime... :fshin:
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Pastrimi i qytetit behet nga pastruesit. Okay njeriu mund te bej pune vullnetare por ama qyteti mbahet paster nga paisja me kosha, pastrues dhe ligje qe t'gjobisin kush i hedh vend e pavend!
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Ska video hot per gjithe femrat, do jete live vec per syte e tu te bukur :D
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

E cte mungon ty per tu llastuar?
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

E sheh sa sweet je? :)
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Ju lumte ushtrise.

Ajo eshte pjese e popullit dhe beri mire qe ndermorri kete hap si nje hap ndergjegjesimi.
 
Titulli: Ushtria pastron plazhet, apel pushuesve

Do te bej.me teper se aq kur te me shohesh me rrobat e tjera :p
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top