Ushtarja italiane akuzohet për shpëtimin e maces në Kosovë

Arfenilla

Themelues i Forumit
maca_143296.jpg


Rezervistja italiane Barbara Balanzoni, e cila e kishte shpëtuar një mace, që ishte duke ngordhur, derisa ka shërbyer si oficere mjekësore në një bazë të NATO-s në Kosovë, është akuzuar për mosbindje ndaj urdhrit.

Në Parlamentin e Italisë do të shtrohet çështja lidhur me këtë rast, në të cilin lënda e oficeres ishte dërguar në gjykatën ushtarake javën e kaluar, për shkak se e kishte shpëtuar një mace, e cila ishte para ngordhjes, shkruan në fillim të artikullit të saj e përditshmja londineze, Guardian.

Gazeta thekson se ushtarja rezerviste Barbara Balanzoni, e cila prej se është kthyer nga ushtria, e kryen punën e saj civile si anesteziologe në Tuscany, është akuzuar për mosbindje të thellë ndaj urdhrit. Këtë shkelje ajo e ka bërë derisa shërbente si oficere e mjekësisë në një bazë të NATO-s në Kosovë.

Pretendohet se duke iu afruar maces, Barbara Balanzoni, nuk e ka respektuar urdhrin e një komandanti të saj, në maj të vitit 2012, me të cilin ushtarëve në atë bazë, u ndalohej “sjellja ose mbajtja e ndonjë shtaze të egër, të humbur ose të pashoqëruar”.

Ushtarja Barbara Balanzoni i ka thënë gazetës londineze Guardian se ajo kishte intervenuar pas një thirrjeje në ambulancën shëndetësore nga personeli ushtarak, që ishte i alarmuar nga klithmat që i bënte kjo mace.

Balanzoni tha se macja, së cilës më vonë i ishte dhënë emri Agata, ka jetuar normalisht në kulm të kazermës.

“Ka shumë mace në bazë”, tha ajo, dhe shtoi se “nga aspekti teorik ato janë të humbura, por në praktikë ato i takojnë kësaj hapësire”.

Barbara Belanzoni tha se oficeri i veterinarisë ishte në Itali, kur ajo e kishte marrë thirrjen.

“Nuk ka të bëjë asgjë me mosrespektim të urdhrave, unë i kam ndjekur rregullat ushtarake, në të cilat thuhet se në mungesë të veterinarit, oficeri mjekësor duhet të intervenoj”.

Ajo thekson se macja nuk ishte në gjendje ta lindë pasardhësen e saj të fundit, që ishte në rrugën e saj për në këtë botë, dhe me siguri se do të ngordhte.

“Nëse macja do të kishte ngordhur, e gjithë hapësira do të duhej të dezinfektohej”, thotë Balanzano dhe shton se “ajo që është edhe më e rëndësishme, macet e porsalindura nuk do të mund të ushqeheshin, kështu që edhe ato do të ngordhnin dhe do të krijonin problem edhe më të madh publik shëndetësor”.

Procesi gjyqësor pritet të hapet në Romë më 7 shkurt.

Barbara Balanzoni është mbështetur nga asociacioni më i vjetër i mbrojtjes së shtazëve në Itali, ndërsa pyetja për ministrin e mbrojtjes do të paraqitet në Senat, që është Dhoma e Epërme e Parlamentit të Italisë, në seancën e parë pas pushimeve për Krishtlindje, shkruan në fund të artikullit e përditshmja londineze, Guardian. Koha D.
 
Titulli: Ushtarja italiane akuzohet për shpëtimin e maces në Kosovë

@Arfenilla, ti c'konkluzion nxore nga ky artikull..:)
 
Titulli: Ushtarja italiane akuzohet për shpëtimin e maces në Kosovë

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top