Ushtaraku, përmbyten dy salla të urgjencës

vitk

Anëtar i Respektuar
Esmeralda Keta

اuditë shqiptare nuk kanë të sosur. Kështu në Spitalin Ushtarak, në repartin e Urgjencës, ku mbërrijnë çdo ditë me dhjetra pacientë me trauma të ndryshme, dy salla të reja urgjence janë mbushur plot e përplot me ujë. Aq sa stafi i këtij shërbimi është detyruar ta nxjerrë ujin me fshesë përjashta dhe t'i lërë dyert hapur gjatë gjithë natës, në mënyrë që ajo të thahet. Dhe pikërisht në këto ambiente që presupozohet të jenë sterile, marrin ndihmën e parë me qindra persona.
Dhomat jashtë loje
Në fakt njëra nga dhomat e përmbytura është rikonstruktuar gati dy vjet më parë, është përshtatur me parametrat e spitaleve të tjera evropianë dhe do të shërbente si sallë operacioni, por nuk është hapur asnjëherë për të pritur pacientët. Duket se të vetmen herë që kjo sallë është hapur ka qenë për faktin se ajo është mbushur me ujë. Duke qenë se askush nuk e ka vënë re këtë gjë, uji ka dalë nga kjo sallë dhe ka përmbytur edhe sallën që ndodhej ngjitur me të, ndërkohë që pacientët, të cilët kanë qenë planifikuar që të operoheshin në këtë ambient, janë sistemuar në sallat e tjera. Mjekët dhe infermierët e këtij spitali tregojnë se dy ditë më parë e kanë larguar ujin me fshesë dhe i kanë lënë të gjitha dyert hapur, në mënyrë që ajo të thahet sa më shpejt. "Dhe kjo nuk është hera e parë që ndodh, - tregojnë ata. - Salla e kyçur pikonte nga të gjitha anët, nga muret, nga tavani. Nuk e dimë nga futej gjithë ai ujë. Ndoshta kanë probleme tubacionet e katit të dytë, sepse uji futej gjithandej dhe megjithëse kjo është një sallë e re, muret që tani i kanë rënë në tokë. Mirë tani që është dimër, po prit në verë kur të na dalin bretkosat, se po bëhet moçal", - sqarojnë më tej të irrituar ata me kushtet e punës në të cilat iu duhet të punojnë. Sipas tyre gjatë ditës së sotme (dje) situata është përmirësuar disi, pasi ambienti ka filluar të thahet, por kjo është një situatë që përsëritet herë pas here. Ata tregojnë se për këtë shkak janë detyruar që pacientët që janë në radhë, t'u gjejnë ambiente të tjera të urgjencës derisa ata të jenë të sigurta për jetën e tyre. Ndërkohë që personeli mjekësor thotë se për këtë situatë kanë vënë në dijeni edhe drejtorinë e këtij spitali, por deri më tani zgjidhja ka munguar. "Duhet të jetë një zgjidhje afatgjatë, të shikohet çfarë nuk shkon, të ndërhyhet dhe ky problem të mos përsëritet më, sepse deri më tani është vepruar duke gjetur një zgjidhje të çastit dhe situata përsëritet herë pas here", - sqarojnë më tej ata, për kushtet e dhomave të urgjencës.
Problemet
Spitali Ushtarak, pavarësisht statusit të veçantë që ka, ai përballet me një mal me probleme. Mjekët akuzojnë herë pas here drejtuesit se e keqmenaxhojnë këtë qendër specifike universitare. I ngritur fillimisht si një spital që do t'u shërbente vetëm uniformave ushtarake, sot ai është një ndër spitalet që pret një fluks të jashtëzakonshëm pacientësh, shumica civilë. Spitali Ushtarak shtron rreth 12 mijë të sëmurë në vit, pret mbi 30 mijë urgjenca që fillojnë që nga aksidentet, vetëhelmimet si dhe reparti i toksikologjisë. Ndërkohë që realizon rreth 6 mijë operacione në vit. Spitali ushtarak është krijuar që më 1929, ndërsa më 2002 iu dha statusi spital Universitar. Qendra Kombëtare e Traumës dhe Shërbimi i Toksilogjisë, të cilat janë unike për vendin tonë, janë pjesë e shërbimeve që u ofrohen pacientëve vetëm në këtë spital.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top