Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ushqimi të cilin e dëshirojmë zbulon karakterin tonë

Në botë nuk ekziston njeri i cili në momentin e caktuar të jetës nuk ka ndier dëshirën për një ushqim të caktuar: njelmët, ëmbël, thartë ose djegës. Te disa kjo ndodh shpesh, e te disa rrallë.



A e dini atë ndjenjë kur ju përfshin dëshira e fuqishme për ëmbëlsirë? Apo dëshira për njelmësi?

Kjo është më tepër se uria. Kjo është nevojë animale e cila zbulon shumëçka për ne.

Në botë nuk ekziston njeri i cili në momentin e caktuar të jetës nuk ka ndier dëshirën për një ushqim të caktuar: njelmët, ëmbël, thartë ose djegës. Te disa kjo ndodh shpesh, e te disa rrallë.

Përse mu kjo ndjenjë e urisë është jashtëzakonisht e fuqishme dhe gati instiktive? Dëshira për një ushqim të caktuar ka edhe komponentën fizike, por ofron çasje edhe në karakterin e njeriut, ka shpjeguar Alan R. Hirsch, autor i librit "اfarë shije ka karakteri juaj?". Do t'u zbulojmë çfarë dëshira për një ushqim të caktuar flet për organizmin tuaj, por edhe për karakterin tuaj.

Dëshira për njelmësi

Trupi: Nëse imagjinoni për njelmësi, ndoshta ju mungojnë mineralet në organizëm. Hulumtimet kanë treguar se ushqimi i varfër me kalcium shkakton dëshirën e organizmit për ushqim të njelmët.

Kjo padyshim ngase natriumi përkohësisht ngrit nivelin e kalciumit në gjak të cilin organizmi me mashtrim e bind se problemi është zgjidhur. Ekziston mundësia që në organizëm u mungon hekuri dhe kaliumi.

Karakteri: Hirsch thotë që njerëzit që kanë dëshirë për njelmësi jetojnë në mënyrë që i bartë jeta. Me fjalë tjera, këta njerëz besojnë që fatin e tyre e përcaktojnë ndikimet e mjedisit të jashtëm e jo ata vetë.

Dëshira për ëmbël

Trupi: Për çokolatë dhe ëmbëlsira tjera dëshirojmë, sepse nga këto ndihemi mirë. Në realitet, çokolata nxit lirimin e serotoninës - hormon meritor për disponim të mirë. ثmbëlsirat pjesërisht kanë rol antidepresiv i cili vepron shpejtë.

Problemi është që shpejtë ndal së vepruari, andaj organizmi e kërkon dozën e re.

Karakteri:
Varet nga ajo cilin lloj ëmbëlsire e doni, por kryesisht bëhet fjalë për njerëz që dëshirojnë të argëtohen dhe shoqërohen. Hirsch përmend që këta njerëz dijnë të kënaqen në jetë, por aty këtu tërhiqen në vetmi.

Dëshira për mëlmesa

Trupi: Nëse vështirë qetësoheni dhe jeni të tendosur, është e mundur që organizmi juaj ka nevojë për ushqim të zjarrtë për t'u djerësitur mirë. Ndoshta në shikim të parë kjo duket kontradiktore, por shpjegohet, përse p.sh., kur hamë ushqim meksikan bile edhe kur janë temperaturat e larta të padurueshme.

Disa hulumtime tregojnë që edhe njerëzit dijnë të bëhen të varur nga ushqimi me mëlmesa.

Ky lloj ushqimi ngrit tensionin e gjakut, shpejton të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen. Disa njerëz kënaqen në këtë ndjenjë të entuziazmit.

Karakteri: Njerëzit që dëshirojnë mëlmesat anojnë kah perfeksionizmi. Dëshirojnë rendin dhe disiplinën e nuk dëshirojnë humbjen e kohës. Kënaqen me detaje të imëta.

Dëshira për ëmbël dhe njelmët njëkohësisht

Trupi: Nëse vëreni që keni dëshirë për kombinim të ëmbël dhe të njelmët, dini që organizmit tuaj i mungon glukoza dhe natriumi.

Organizmit kjo i nevojitet për të funksionuar normalisht. Kur organizmi lodhet, paraqitet dëshira p.sh. e kombinimit për akullore dhe palagaçe.

Karakteri: Këta njerëz më së tepërmi kënaqen në privatizimin individual. Janë tejet kreativ, por veprat dhe idetë e tyre dëshirojnë t'i ruajnë për vete, ngase anojnë kah vetmia.

Përktheu dhe përshtati: Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi
 
Per mua shume e sakte doli. Une jam tek Dëshira për ëmbël dhe njelmët njëkohësisht.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back