Ushqimi me i rrezikshem ne bote

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Të gjithë ndonjëherë duan të provojnë ushqime të rrezikshme, por të provosh ‘fugu’ është vërtetë kulmi i guximit. Kushdo që do të provojë këtë ushqim duhet të mendohet mirë, pas një vakti mund edhe të humbi jetën. Ky ushqim vjen nga peshku i fryrë që japonezët e quajnë ‘derri i lumit’. Ky lloj peshku ka një shije të mrekullueshme, por niveli i substancës tetrodotoksin nuk është edhe aq i këndshëm për organizmin tonë. Mëlçia e peshkut nga bëhet ky gatim, që është dhe pjesa me nivelin më të lartë të substancës helmuese, është e ndaluar që nga 1984 në Japoni. Rrezikshmëria e ‘fugut’ është aq e madhe sa ky ushqim ndalohet kategorikisht me ligjet përkatëse në Evropë, ndërkohë në Japoni dhe SHBA ka rregulla të përcaktuara qartë për gatimin e tij. Për të gatuar një ‘fugu’ duhet një kuzhinier profesionist që mbi të gjitha të mbajë përgjegjësi për çdo miligram gatim që del nga duart e tij, e sidomos nga ky lloj mishi./Shekulli

Pestele-Fugu.jpg
 
Titulli: Ushqimi me i rrezikshem ne bote

uaaaaa sa me futi frike ky mua edhe nga pamja se si duket...po mir mos te provojn askush me rehat pse te rrezikoj kot se koti.
 
Titulli: Ushqimi me i rrezikshem ne bote

Marshalla sa buçko qe qeka...gjith ate tul paska :p
 
Titulli: Ushqimi me i rrezikshem ne bote

hahahha duket si njeri lol ,ta veshtiros i gjall jo me ta hash ,peshk ne zgare lol
 
Titulli: Ushqimi me i rrezikshem ne bote

prandaj ky eshte kaq i trash , sepse nuk e nguc dhe nuk e han askush haha ky vetem ha e pi dhe rri pa stres qe do ta kapi ndokush per ta ngrene haha
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top