Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ushqimet e stines

Ushqimet e stines


PRILL

Asparagus, bathë, mente: pazari natyral dhe i stinës! Ja cilat janë suprizat e kopshtit të gjelbër për pashkë.
Pashkët festoini me kë të doni, dhe ushqehuni me çfarë të doni, dhe mbi të gjitha nëse bëhet fjalë për një kuzhinë tradicionale. Për të bërë diçka më origjinale, përgatitni sallatë me bathë të freskëta, me pak djath kaçkavall, vaj ulliri dhe grini dhe disa gjethe mente.
Perimet: asparagus, rrepa, brokoli, karçof, karota, lule lakër, lakra, verzë, çikore, qepë, lakër turshi, bathë, sallatë jeshile, spinaq, kunguj, rradhiqe, presh, bizele, agnushë.
Fruta: portokalle, limon, qitro, mollë, dardhë, dhe në fund të muajit luleshtrydhet.
Peshku: sardele, marluc, peshk shpatë, ton, qefull.

MAJ

Kur janë të stinës është shumë më mirë. Ja treguesit specifik muaj për muaj, me një rradhitje të frutave, perimeve dhe peshkut për muajin e ngrohtë të majit.
Maji i barabartë me luleshtrydhet! Më në fund mund të shijojmë këtë periudhë të pasur me fruta që kanë shumë veti ushqyese. Nëse doni të ekzagjeroni me një salcë me mjaltë dhe xhinxher, perfekte për të mbyllur një darkë romantike dhe afrodiziake...
Perimet: asparagus, brokoli, karçiof, karota, çikore, qepë, radhiqe, fasule, sallatë jeshile, finok, rrepë, patate, bizele, majdanoz, spinaq, sinap.
Fruta: qershi, luleshtrydhe, nespulla, dardha.
Peshku: merluc, sardele, ton, barbun, qefull.



Dieta që pastron organizmin

Zgjimi ngadaltë, koka e rënduar, shija e gojës e hidhët, lodhje dhe nervozizëm, tregojnë që jeni në kohë për të ndjekur një dietë ideale për të pastruar organizmin. Pranvera është koha ideale!
Tradita mesdhetare vegjetariane tregon bashkimin e mirëfilltë për të realizuar këtë propozim. Dieta duhet të përmbajë rreth 1000-1200 kalori ditore, duke promovuar eliminimin e toksinave të marra nga organizmi gjatë vitit dhe duke parandaluar rrethin vicioz që krijohet kur organizmi mbi ngarkohet, për shkak të një diete të gabuar, të stresit dhe të ndotjes së ambientit. Dieta që ne ju propozojmë zgjat 15 ditë dhe bazohet në një skemë ushqyese javore që përsëritet një ose dy herë në javë sipas rasteve; është e tipit vegjetarian për prezencën e ushqimeve me origjinë vegjetale, si drithrat, perimet bishtajore, perimet, frutat dhe vaji i ullirit. Mishi dhe të gjitha përpunimet e tij janë të përjashtuar sepse nuk përputhen me natyrën pastruese të dietës; i përjashtuar është dhe peshku, vezët dhe djathi. Midis përpunimeve të qumështit lejohen vetëm, kosi i freskët dhe gjiza. Shija e ushqimeve shtohet me përdorimin e rregullt të erzave që lejojnë dhe konsumimin e pakët të kripës. Rekomandohet përdorimi i dafinës, rozmarinës, majdanozit, piperit, xhinxherit, qepës, hudhrat, trumza, borziloku. Vaji duhet shtuar jo i skuqur tek ushqimet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back