Uruçi: S’ngelën shkodranët t’u tregojnë skraparlinjtë ku pikon çatia

alfonci

Veri investigatio
Uruçi: S’ngelën shkodranët t’u tregojnë skraparlinjtë ku pikon çatia Ish-kryetarja e LSI-së për Shkodrën, Esmeralda Uruçi i është përgjigjur deklaratave të një dite më parë të kreut të LSI-së, Ilir Meta. Ajo deklaroi se do të çojë para drejtësisë ata që kanë shpifur kundrejt saj dhe familjes së saj. “Z. Meta, mund të vazhdosh të shpifësh me të gjithë ata që të rrethojnë, por të jesh i sigurt se asgjë nuk do të mbetet. Shkodranët e zgjuar nuk kanë pritur ndonjëherë të vish ti nga Skrapari e t’u tregosh ku pikon çatia”, - u shpreh dje, Uruçi. “Z. Meta me delegatët e tij vërtetoi në mënyrë përfundimtare, të gjitha ato probleme që unë kam ngritur në deklaratën e dorëheqjes. Pa kaluar fare në votim, ashtu siç e kërkojnë rregullat e partisë ‘një anëtar, një votë’, direkt nga skena e teatrit “Migjeni”, ai bënte miratimin e kandidatëve për deputetë, tamam si në kohën e viteve të para të çlirimit të atdheut”, - tha ish-kryetarja e LSI-së për Shkodrën, e larguar pak ditë më parë. “Metoda populiste e shfaqur hapur këtë herë dhe pa dorashka, i tregoi popullit të Shkodrës se si vendos Uni i kryetarit të partisë”, - u shpreh Uruçi. Ajo ka ironizuar dhe pranimet e reja në Partinë e LSI-së. Sipas saj, “një nga qëllimet e këtij mitingu ishte matja e forcës dhe sfida ndaj dorëheqjes sime. Kjo periudhë i shërbeu kryetarit të partisë për të ndërtuar strategjinë e hakmarrjes, me të cilën u synua goditja ime dhe e familjes sime”. “Jam qytetare e lirë dhe nuk kam ndërmend t’i marr leje askujt për punën dhe për qëndrimet e mia si dhe pozicionin politik që do të zgjedh në të ardhmen. Ata që kanë sharë e shpifur për familjen time, do të dalin së shpejti para drejtësisë”, - shtoi Esmeralda Uruçi.

Brikena Shllaku,

//shkodraonline//
 
Titulli: Uruçi: S’ngelën shkodranët t’u tregojnë skraparlinjtë ku pikon çatia

Ama, femra per politike nxjerr dhe Shkodra....
Grate shkodrane e bejne punen me mire ne shtepi, jo siper k.....arriges se parlamentit ose partive.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top