Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Urtikaria

Urtikaria

ثshtë manifestim lëkurorë i njohur për “gunga”(ngritje mbi lëkurë) të kuqe që kruhen ndërsa shfaqet te njerëzit e të gjitha moshave pa dallim race apo gjinie.Dr. Violeta Lokaj-Berisha, Mr.sci.
Alergologji & Imunologji Klinik
e
Shkaktarët më të shpeshtë janë reaksionet alergjike, megjithëse ka mjaft shkaktarë jo alergjik. Kështu në shumicën e rasteve të urtikarieve që zgjasin <6 javë- e ashtuquajtura urtikarie akute, shkaktarët janë të natyrës alergjike; ndërsa urtikariet me kohëzgjatje >6 javë – urtikaria kronike, rrallë është rezultat i alergjisë dhe në shumicën e rasteve shakatari mbetet i panjohur, por 30-40% e tyre në të vërtetë mund të kenë sëmundje autoimune.
Infeksionet virale janë një faktorë tjetër i shpeshtë që provokon shfaqjen e urtikaries akute (ekzantema virale), e ndër më të rrallë por të mundshëm numërohen edhe frikcionet (fërkimet), shtypja, temperatura ekstreme (e lartë apo e ultë), stërvitja dhe rrezet e diellit.
ثnjtjet (sipërfaqet e ngritura të rrethuara me skaje të kuqe) nga urtikaria mund të shfaqen kudo në sipërfaqe të lëkurës dhe pavarësisht se cili është shkaktari (alergjik apo jo alergjik), kemi të bëjmë me lirimin kompleks të ndërmjetësuesve inflamatorë të cilët shkaktojnë rrjedhje të lëngut nga enët sipërfaqësore të gjakut, që rezulton me edem (ënjtje) e cila perziston deri sa të thithet lëngu ndërqelizorë në indin rrethues. ثnjtjet mund të jenë të madhësive të ndryshme, si pikëza ose disa cm. në diametër.
Shiko fotografinë 1726025
Shiko fotografinë 1726026
Urtikaria shpesh shoqërohet me një gjendje më të rëndë – angioedemën (gjithashtu e shkaktuar nga faktorët alergjik dhe jo alergjik) e cila karakterizohet me rrjedhje të lëngut nga enët më të thella të gjakut në lëkurë dhe nën lëkurë. ثnjtja mund të përfshijë gojën, fytin, organet e traktit tretës, por edhe pjesët tjera të trupit dhe mund të jetë fatale për personin, prandaj kërkohet ndihma emergjente e mjekut.
Shiko fotografinë 1726027
Shiko fotografinë 1726028
Urtikaria akute
Shfaqet zakonisht disa minuta pas kontaktit me alergjenin dhe mund të zgjasë disa orë ose disa javë (në këtë kategori zakonisht hyjnë alergjitë ushqimore). Alergjenët më të shpeshtë ushqimorë janë: qumështi, djathi, mielli, drithërat, portokalli, mishi i peshkut, i pulës, vezët, mëlmesa ushqimore, konzervanset, kikiriku, lajthitë si dhe pijet alkoolike – birra dhe vena. ثshtë e pazakonshme për njeriun të ketë më shumë se dy alergji të vërteta ushqimore (për shkak të reaksionit të kryqëzuar).
Urtikaria kronike
I referohet urtikarieve që zgjasin > 6 javë e sipas disa studimeve > 1 vit (50%) deri në 20 vite (20%). Praktikisht nuk ka ndonjë ndryshim në shfaqje ndërmjet formës akute dhe kronike përveç shkaktarit që zakonisht mbetet i panjohur te forma kronike.
Urtikaria e shkaktuar nga barnat
Antibiotikët, antiinflamatorët, vaksinat, serumet, preparatet hormonale, kontraceptivët si dhe drogat – kokaina e heroina, janë shkaktarë të shpeshtë të urtikarieve medikamentoze.
Urtikaria fizike
Përfshinë urtikarien akuagjene (reaksion ndaj ujit); kolinergjike (e shkaktuar nga stresi emocional, nxehja e trupit pas stërvitjes apo dushit të nxehtë); nga të ftohtit (uji, akulli apo ajri i ftohtë); të nxehtit (ushqimet apo objektet e nxehta); dermatografizmi (reaksion mjaft i shpeshtë i shkaktuar nga gërvishtja e lëkurës) si dhe urtikarie e shkaktuar nga rrezet e dielli..
Shiko fotografinë 1726029
Urtikaria akuagjene
Shiko fotografinë 1726030
Urtikaria në të ftohtë
Shiko fotografinë 1726031
Urtikaria kolinergjike
Tretmani dhe menaxhimi
Urtikaria zakonisht diagnostikohet në bazë të historisë dhe ekzaminimit fizik.
Testet lëkurore mund të bëhen për të vërtetuar alergjenët ushqimor apo medikamentoz, ndërsa analizat e gjakut mund të kërkohen te rastet kronike kur dyshohet në sëmundje autoimune, çrregullim të tireoidesë apo mëlçisë.
Mjekimi konsiston në zbulimin e shkaktarit dhe shmangien e ekspozimit. Te format akute përdoren antihistamin-ikët dhe ndonjëherë është e nevojshme të kombinohen me kortikosteroidët oral, ndërsa format kronike kërkojnë terapi kohë gjatë për të minimizuar simptomat. Për fat të mirë, urtikariet përfundimisht tërhiqen me apo pa tretman! /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back