Urren nënën, do bëhesh obez

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
bertitjee.jpg


Fëmijët që kanë një marrëdhënie jo të mirë me mamanë e tyre kur janë të vegjël janë më të prirur për t'u bërë obezë. Sipas një studimi, ata që kanë probleme në marrëdhënien e tyre me nënën janë të rrezikuar nga mbipesha kur të arrijnë moshën 15-vjeçare.

Kërkuesit amerikanë morën në vëzhgim rreth 1 mijë fëmijë së bashku me nënat e tyre dhe përcaktuan ngrohtësinë e marrëdhënies. Kur arritën moshën 15 vjeç, 26.1% e fëmijëve që kishin një marrëdhënie të ftohtë me personin që i ka sjellë në jetë ishin obezë.

“Obeziteti i fëmijëve nuk ka lidhje vetëm me ushqimin që kanë konsumuar gjatë rritjes, por edhe me lidhjen që kanë me nënën. Marrëdhënia fëmijë-nënë është e rëndësishme sepse një lidhje e fortë heq stresin tek i vogli dhe largon rrezikun e mbipeshës në moshën e adoleshencës”, shprehet Sarah Anderson, e universitetit të Ohajos (SHBA).

“Sa më pak stres të ketë një fëmijë, aq më mirë do të flejë dhe aq më shëndetshëm do të hajë. Gjumi dhe ushqimi janë faktorë që lidhen direkt me obezitetin”, shtoi Anderson.


B:topchanel
 
Pe: Urren nënën, do bëhesh obez

Tani dicka nuk po kuptoj...Te vegjel femijet si mund te kene marredhenie jo te mira me mamane??..Hajt kur rriten jane breza te ndryshem,kane ide dhe mendime te ndryshme,po te vegjel??...
 
Pe: Urren nënën, do bëhesh obez

Ah e dashur Gloom,,kur te behesh Nene do e kuptosh...lidhja nene femij krijohet qe ne barke,,qe gjashte muajshe shtatezen,,kur ti i ve emerin bebit,,e therret ne emer,,diskuton me te,,e pyet ne i pelqen muzika dhe atij ,,kur ne degjojm muzik kur jemi shtatezen,,,e fillon ate komunikim e shejte qe ne ate moshe,,i flet,,e pyet,,per hsume gjera,,e besom merr "pergjigje,."..pastaj kur ai vjen ne jete,,kujdesi,,sjellja,,perkushtimi i palodhur,,i pa nerva,,pa agresivitet dhe pse lodhesh dhe pse ke neet pa gjume,,dhe pse femija munde te jete pake natyre jo e qete,,se ka plote femij qe vetem qajn,,Nena duhet te jete e qete,,e durushme,,,pastaj ne ato perkujdesjet e para,,kur ai fillon merr kembe,,ecen,,flet fjalet e para,,,aty ku ai nise formon individualitetin,personlitetin e tij..hedhe rrenjet,.qe aty..
forma si e respekton nena,,si i flet,,si e duron dhe ate rebelimin qe bejne femijet,,nuk duhet shtypur,,nuk duhet ti bertasesh shume..duhet dhene liri dhe pse prishe dicka ne shtepi thyen ben dicka gabim,,(mosha 2,3,,deri 4 vjecare,,etj etj...),,dua te them..brumi i nje femije krijohet nga mosha 2 deri ne 5 vjec,,eshte shume e rendesishme,,se si sillesh..se si e trajton..se si i flet,,e shume shume gjera te tjera,,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top