Urat e Durrës-Kukës, të pasigurta

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Supervizorët egjiptianë urdhërojnë ndërprerjen e punës: Materialet janë jashtë standardit

Duke filluar prej mëngjesit të djeshëm, janë pezulluar për afat të pacaktuar punimet në urat e një prej segmenteve më të vështirë të autostradës Durrës-Kukës-Morin, e pikërisht në fshatin Kolsh, 2 km larg qytetit të Kukësit, i cili është i gjatë pak më shumë se 5 km dhe ka kushtuar afërsisht 42 milionë dollarë amerikanë. Segmenti i takon lotit numër 8, që financohet nga Banka Islamike e Kuvajtit, tender i fituar nga kompania arabe "Copri Construction Enterpriser W.L.L" dhe që po ndërtohet nga një firmë shqiptare si nënkontraktor, "Alb Building".

اimentoja maqedonase si dhe zhavorri jocilësor i nxjerrë në afërsi të frontit të punës janë bërë shkak që të pezullohen punimet në ndërtimin e urave në lotin 8 të Kolshit. Kjo ka ndodhur dje në mëngjes, kur është larguar nga ura edhe manovratori i fundit. Punëtorët tregojnë se reduktimi i punës kishte filluar prej shumë ditësh, pasi ishte verifikuar se baza materiale ishte jashtë standardeve për vepra të tilla. I cilësuar si një nga segmentet më të vështira të krejt autostradës për shkak të terrenit, ku shumica e gjatësisë së lotit prej pak më shumë se 5 km do të jetë me vepra arti, segmenti në fjalë kap shifrën e rreth 42 milionë dollarëve. Një shumë e tillë, siç tregojnë specialistët, bën alarmin edhe për dyshimin më të vogël në adresën e cilësisë, pasi këtu kemi të bëjmë me një vepër që duhet t‘u qëndrojë shumë dekadave e ndoshta shekujve.

Kanë qenë supervizorët arabë të një kompanie nga Egjipti me emrin "Arab Consulting Engineers", të cilët kanë verifikuar cilësinë jo standarde për autostradë të çimentos si dhe të zhavorrit, shkak për të cilin kanë urdhëruar pezullimin e punës. Burime të afërta me supervizorët tregojnë se provat e çimentos, apo më saktë të betonit të prodhuar, do të kryhen më tej në një laborator të sofistikuar në Itali.

Por supervizorët shqiptarë mohojnë faktin që në lotin 8 të jenë pezulluar punimet në ura, madje që lënda e parë të ketë rezultuar jocilësore. Rusland Kallabaku, i kontaktuar me telefon, tha se "asnjë ditë dhe asnjë orë nuk janë pezulluar punimet". Madje, sipas tij, puna vazhdon me ritme të larta. Mirëpo burime nga kantieri i punës në Kolsh thonë jozyrtarisht se Kallabaku nuk merret me urat e segmentit në fjalë. Sidoqoftë, faktet janë të tilla që në frontin e punës tek urat nuk ka asnjë punëtor. Një rojë tha se punëtorët kishin ikur për fundjavë, çka është vështirë të besohet. Aty dukej qartë përpjekja për të fshehur pezullimin e punës, mirëpo në të vërtetë nuk punohet.

Kompania arabe ka në kontratë afatin prej 18 muajsh, kohë kur do të përfundojë ndërtimin e krejt segmentit. Puna për këtë segment ka filluar në pranverën e këtij viti dhe sipas llogarive gjithçka duhet të përfundojë brenda 2009-s. Punëtorë të ndryshëm që ndodheshin në kantier thanë se jo vetëm çimentoja, e cila blihej në Maqedoni, kishte rezultuar e dobët, por edhe zhavorri nuk ishte cilësor. "Kam dy ditë që punoj me një fadromë në Bicaj, në kërkim të një zhavorri cilësor", tregoi një manovrator. Ai shtoi se ditët e fundit kolegët e tij kishin prishur qindra metra linear mur çimentoje të skuadrimit të autostradës (skarpate) për shkak të cilësisë së dobët. Nuk mund të thuhet me siguri se çfarë raportesh kanë ndërtuar zbatuesit e punimeve me ligjin dhe me vetë qeverinë, sipas të cilës ndërtuesit e veprave të tilla të rëndësishme të infrastrukturës duhet të punojnë me tre turne, të paktën kështu është shprehur zyrtarisht Kryeministri Berisha, por fakti është se në lotin 8 nuk punohet në asnjë turn.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top