Universiteti “Sali Berisha”

WxP

Staf në FV.AL
Masmedia, pa e kuptuar, u keqpërdor me mjeshtëri nga forcat okulte të kryeministrit, që të përgatitet mendja e shqiptarëve, për të pritur "Universitetin Sali Berisha". Natyrisht që i konsiderojmë shumë të shquar njerëz si Ismail Qemaln, por jemi dakord "t'u hiqet emri" i tyre nga plani i parë. E gjithë masmedia i doli në mbrojtje Ismail Qemalit,kur ishte e qartë se rektori Shaskaj i Universitetit të Vlorës, nuk kishte gjë me të, kur propozoi që universiteti i tij, të quhet thjesht "Universiteti i Vlorës". Ne jemi për kompromisin: "Universiteti i Vlorës, Ismail Qemali". Pra, emri shkurt të jetë "Universiteti i Vlorës", dhe vetëm gjatë, apo pasi të hapet një universitet i dytë në Vlorë, t'i shtohet edhe emri i Ismail Qemalit. Të njëjtën gjë do të thoshim për të gjitha universitetet e tjera, si "Universiteti i Durrësit, Aleksandër Moisiu", "Universiteti i Shkodrës, Luigj Gurakuqi", "Universiteti i Gjirokastrës, Eqerem اabej" etj. Masmedia, pa e kuptuar, u keqpërdorën me mjeshtëri nga forcat okulte të kryeministrit aktual, që të përgatitet mendja e shqiptarëve, për të pritur ""Universitetin Sali Berisha".
Natyrisht që i konsiderojmë njerëz shumë të shquar, si Ismail Qemalin, si dhe Aleksandër Moisiun, Luigj Gurakuqin, Eqerem اabejn" etj. Por jemi dakord "t'u hiqet emri" i tyre nga plani i parë, jo për ndonjë mospërshtatje të tyre me universitetet, por për motive të tjera. Mendojmë se heqja e emrave të individëve, është një kontribut në goditjen e mendësive të kultit të individit që kanë zënë vend në shumë shqiptarë, mendësi këto që po na dëmtojnë jo pak.
Shumë shqiptarë në Shqipëri, shumica pa qenë të vetëdijshëm, kanë në nënvetëdije mendësinë e kultit të individit të kultivuar për shekuj, e sidomos për dhjetëra vjetët e komunizmit në Shqipëri. Sa e sa institucione në periudhën komuniste, quheshin "Enver Hoxha", apo dhe "Stalin", "Mao Ce Dun" etj.
Kulti i individit u kultivua jo pak edhe në periudhën post-komuniste. E shihni p.sh., që çdo gjë për t'u lavdëruar, në shumicën e partive, përqendrohet tek individë të veçantë, tek kryetarët, e jo tek institucionet, jo së paku tek veprimtaria e një grupi njerëzish. P.sh., dëgjohen vetëm "Sali Berisha", "Fatos Nano", "Edi Rama", "Ilir Meta" etj., dhe shumë më pak PD-ja, PS-ja, LSI-ja etj.
E gjitha kjo nuk është një diskutim teorik. Jo, për ne është e qartë, se me shejtanllëk po përgatitet tereni për të pasur së shpejti "Universitetin Sali Berisha"- po, po, mos u çuditni, kjo hipotezë ka mjaft gjëra që e vërtetojnë. Mund t'ju duket e stërholluar?! Jo, kur mendon se janë akoma gjallë, dhe bile shumë aktivë në shërbim të z. Berisha, kuadrot e KQ të partisë (komuniste), të Sigurimit, të instituteve e shkollave të marksizëm-leninizmit, pra të gjithë ata që dikur manipulonin opinionin shoqëror, bile nganjëherë edhe atë ndërkombëtar, saqë t'i jepet çmimi i "popullit të ushqyer më mirë në botë", Shqipërisë së fundit të viteve '80, që vuante urinë e taloneve (racionimit të ushqimit).
Shqipërisë i kanë ardhur shumë dëme nga kultivimi i kultit të individit, apo nga individë figura e të cilëve është sajuar, apo përforcuar nga propaganda. Ky sajim i figurës së tyre është bërë pothuaj gjithnjë në dëm të demokracisë dhe lirisë, për të cilat ka shumë nevojë Shqipëria. Pa lirinë dhe demokracinë, do të mbeteshim në nivele komuniste, apo pothuaj-komuniste, dhe do t'i kishim të mbyllura rrugët për t'u zhvilluar me shpejtësi, për të ecur drejt Perëndimit. Mbase në nënvetëdije, edhe rektori Shaskaj i është frikësuar kultit të individit - e përse jo, ai është nga një familje patriotike dhe antikomuniste, dhe është i edukuar në Amerikë.
Natyrisht që edhe në Perëndim ka institucione, ka edhe universitete që mbajnë emrat e personave të shquar, pavarësisht se këto janë relativisht pak. Por mendoj se për kushtet e sotme të Shqipërisë, për mendësitë e sotme tonat, duhet të kemi tendencë t'i shmangim fare emrat e individëve, sado "të mirë" të na duken. Vite më vonë, kur edhe ne shqiptarët në Shqipëri, të jemi zhvilluar sa duhet, atëherë ky kufizim nuk do të jetë më i nevojshëm, bile natyrshëm as edhe një diskutim si ky, nuk do të kishte vend fare.
E fundit, por jo më pak e rëndësishmja: mendojmë se emri i universiteteve duhet të caktohet, apo dhe të ndryshohet, nga vetë universitetet (senatet etj.) në bashkëveprim me bashkitë (pushteti lokal) e qyteteve ku funksionojnë. Nuk duhet të merret me këto emërtime, as qeveria, as kuvendi, e as kush tjetër.



GazetaShqiptare
 
Me teper se shqetesim nga ana e gazetarit,ky me duket shkrim,ku bindja politike e gazetarit e kundert me te berishes triumfon......nuk besoj se ka patur njeri kte qellim..nuk do te ksihte klutim dhe do tu kundershtonte me fanatizem nga te gjithe politkanet..nuk mendoj se dhe vete berisha e ka menduar dicka te till sepse nuk esht me teper se nje politikan dhe ska pse ti vijne nder mend ide te tilla............me duket komplet absurd ky shkrim i kujtdo gazetari qofte...por meqe gazetaret shikojne pertej fakteve....e kuptoj qellimin!!!!!!!!
 
Me teper se shqetesim nga ana e gazetarit,ky me duket shkrim,ku bindja politike e gazetarit e kundert me te berishes triumfon......nuk besoj se ka patur njeri kte qellim..nuk do te ksihte klutim dhe do tu kundershtonte me fanatizem nga te gjithe politkanet..nuk mendoj se dhe vete berisha e ka menduar dicka te till sepse nuk esht me teper se nje politikan dhe ska pse ti vijne nder mend ide te tilla............me duket komplet absurd ky shkrim i kujtdo gazetari qofte...por meqe gazetaret shikojne pertej fakteve....e kuptoj qellimin!!!!!!!!

pse mos e kete menduar beisha nje gje te tille me brazilianke???
harrove qe kullen e tij ne tropoje deshte ta bente muze??
kush e di,ai mund te synoje tja kaloje tutanghamonit,per nga nderimet qe mund te doje mbasi te nderoje jete :D
 
ama qenka dhe ne vlore...ky universitet qenka per mua:D

ama gazetari ka nje takt te padiskutuar
pa e kuptuar, u keqpërdor me mjeshtëri nga forcat okulte të kryeministrit, që të përgatitet mendja e shqiptarëve, për të pritur "Universitetin Sali Berisha". Natyrisht që i konsiderojmë shumë të shquar njerëz si Ismail Qemaln, por jemi dakord "t'u hiqet emri" i tyre nga plani i parë.
 
Une mendoj qe berisha e ka menduar sepse ai gjithmon ka ber gjerat siçi ka dash qefi siç beri me 28 - 29 nentorin qe e kaloi nje dit te vetme kur deri kaq vite qe ne dy nejse pun per te por dhe mediat nuk shkruajn kot sado qe jan paak mashtrus por ne nje gje jan bazuar sbesoj se dhe mediat kan shkruar si ju ka dash qefi mendoj une nejse por te iqet emri i historianeve tane e te viet enmri i nje kryeministri qe po le nam neper parlamente duke shar si nje nje adolishent nejse ishalla jo se do jet turp per kombin ton . (( me falni qe ska pika e presje por po shkruaj nga makina ))
 
lereni politiken per nenforumin qe i perket!!
Ju lutem ti permbaheni temes!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top