“Unë jam si çdo lesbike”

Love

βeℓℓe â๓e
  • Gratë e padukshme të Tiranës/ Artistja suedeze, Sofia Hultin, sjell në një rrëfim artistik jetët e fshehura të lesbikeve në Tiranë… Përmes intervistave, vijnë rrëfimet e trishta të femrave që bëjnë një jetë të fshehur mes njerëzve…
lesbiket-320x213.jpg

Atyre nuk u ka ndodhur më parë të rrëfehen… Ndjesitë e tyre të dashurisë, ankthin e një takimi të paduruar, apo përpëlitjet e një dashurie të ikur, kanë lindur e vdekur brenda tyre, pa ia thënë njeriu… Letra dashurie kanë shkruar e grisur fshehurazi, dhe në publik nuk kanë mundur kurrë t’i prekin dorën të dashurës së tyre… Me Sofia Hultin ato kanë treguar gjithçka, sesi në këtë qytet të madh si Tirana ato janë fare të padukshme me jetët e tyre… Kjo gjë është e trishtë dhe e dhembshme shpeshherë, por ato vazhdojnë të kenë guxim për të vazhduar, të sigurt se kohët do të ndryshojnë dhe për këtë komunitet dhe pse me ngadalë… Sofia Hultin, artiste e njohur nga Suedia ka zhvilluar konceptin e një “shëtitjeje lezbike”, për të shprehur gjeografikisht praninë e komunitetit lezbik në Tiranë, duke mbledhur dhe paraqitur histori publike dhe personale që pasqyrojnë, sesi lëvizja politike dhe shoqërore ndikon në përvojën individuale. Për javë të tëra ajo ka takuar këtë komunitet në Tiranë, duke dëgjuar përvoja të ndryshme personale, për t’i rrëfyer më pas në veten e parë, pasi ashtu siç shprehet dhe Sofia “Unë jam si çdo lezbike”. Ky është dhe titulli që Sofia ka gjetur për të prezantuar këto përvoja të trishta në këtë kryeqytet të Ballkanit. Puna artistike e Sofies do të prezantohet më 16 shtator në Galerinë FAB bashkë me filmin e shkurtër “Eja brenda meje” i artistit Ergys Meta.

Sofia-Hultin-320x213.jpg

Sofia Hultin

Filmi i Metës tregon historinë e një çifti gej, dashuria e të cilëve është shkatërruar dhe më pas vijon në hakmarrje. Dy artistët kanë qenë pjesë e rezidencës artistike “Aleanca Unstraight” dhe kanë zgjedhur të punojnë me komunitetin për të treguar në mënyrë artistikisht akute, gjendjen aktuale politike dhe shoqërore të komunitetit LGBT në Shqipëri. Për katër javë artistët kanë qenë të ftuar që të angazhohen me komunitetin për të prodhuar punë në Tiranë. Punë të cilat synojnë një publik kombëtar dhe ndërkombëtar dhe i shtyjnë të rimendojnë rreth çështjeve bashkëkohore të diskriminimit, përjashtimit, gjinisë dhe se.ksualitetit. Kurator të ekspozitës janë Maja-Lena Molin dhe Vincent W.J. van Gerven Oei. Më poshtë, Sofia Hultin sjell një rrëfim mbi këtë përvojë.

“Unë jam si çdo lesbike”. Mund të më thuash diçka më tepër rreth këtij titulli me të cilën do të prezantosh punët e tua në këtë ekspozitë?

Përmes titullit kam zgjedhur të jap dhe mesazhin e kësaj ekspozite, e cila flet për një grup të margjinalizuar, të shtypur e të veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë. Përmes një shëtitjeje që unë bëj në Tiranën e sotme, unë tregoj një histori personale të një lesbikeje, duke folur në vetën e parë, por përmes kësaj historie unë jap dhjetëra histori të tjera të mbledhura nga përvoja që pata gjatë intervistimit të dhjetëra femrave lesbike në Tiranë gjatë këtij projekti. Prandaj dhe titulli që kam zgjedhur është një lloj solidariteti që unë u jap këtyre femrave, duke treguar se unë jam njëra prej tyre.

Një tjetër arsye përse unë prezantoj këto punë, është diskriminimi që ka kjo pjesë e shoqërisë në Shqipëri. Shëtitja ime nëpër Tiranë është për të treguar se shtypja ndaj lesbikeve apo homose.ksualëve apo transe.ksualëve kanë forma të ndryshme. Format e shtypjes nuk janë gjithnjë të njëjta. Shtypja ndaj homose.ksualëve është më e dukshme, më e dhunshme për shembull, shtypja ndaj lesbikeve është më e padukshme. Prandaj unë dua ta bëj të dukshme këtë shtypje në një hapësirë publike… Dua që njerëzit t’i dëgjojnë këto histori, për të kuptuar se ato nuk janë ndryshe prej tyre…

Dhe diçka interesante. Nuk kam gjetur në Tiranë një lesbike që të jetë mbi 35 vjeçe.

Cila është mosha e tyre?

Femrat që unë kam intervistuar janë nga 17-33 vjeç. Ekzistenca e këtij komuniteti në Tiranë këto dhjetë vjet është pothuajse e padukshme. Unë mendoj se historia e lesbikeve në këtë qytet duhet të trajtohet njësoj e rëndësishme si çdo histori e një kategorie tjetër njerëzish të këtij qyteti.

Nga tregimet që të kanë bërë ty në intervista. Cila është jeta e tyre në këtë qytet?

Problemi i tyre mund të ndahet në dy çështje. Ato jetojnë në një shoqëri homofobike dhe në një shoqëri mashkullore, gratë janë mësuar të jenë të padukshme dhe të marrin sa më pak hapësirë që të jetë e mundur.

Një pjesë e tyre nuk mund ta përballojnë presionin e familjes dhe martohen. Kam dëgjuar shumë histori të grave që kanë pasur një jetë lesbikeje dhe lidhje dashurie dhe janë detyruar të ndahen nga partneret e tyre dhe të martohen me një burrë, pas presionit të familjes. Por ka dhe disa prej tyre që jetojnë në një familje me mendje të hapur, e cila mund të pranojë jetët e tyre dhe po të tilla pranohen në vendin e punës, ku punojnë. Por këto janë raste pothuajse të veçuara. Pjesa më e madhe e këtij komuniteti të lesbikeve kanë vështirësi. Një pjesë e tyre ka shkëputur marrëdhëniet me familjet, apo nuk shkojnë mirë me to, pasi kanë treguar se.ksualitetin e tyre. Lesbiket që janë në shkollë e kanë më të vështirë. Duke i dëgjuar ato, teksa tregojnë se çfarë mësuesit e tyre mendojnë për LGBT-në është e vështirë të mendosh se nëse ato tregojnë se.ksualitetin e tyre do të pranohen. Shumë nga mësueset janë homofobike dhe kjo i bën dhe studentët të jenë homofobikë. ثshtë krijuar një frymë e keqe ndaj këtij komuniteti.

Mund të më tregosh një histori, që ju ka bërë përshtypje në Tiranë?

Nuk do doja të veçoja ndonjë histori, pasi të gjitha janë prekëse dhe tregojnë realitetin që është në Tiranë. Por kush do të dëgjojë historitë të vijë dhe t’i shohë në ekspozitë. Por mund t’ju them se historitë rreth homofobisë janë shumë të trishta. Disa histori tregojnë se sa të vështirë e kanë disa familje të pranojnë faktin që vajza e tyre është lesbike. Kjo është një situatë shumë e trishtë… Po në shëtitjen që unë bëj nëpër Tiranë ka dhe grimca historish të bukura, të cilat flasin për dashuri, sukses, miqësi…Kur jeton si lesbike në një ambient homofobik, ndihesh me fat nëse takon njerëz të tillë, të cilët mund të ndryshojnë jetën tënde… Dhe gjithçka ato duan, është të jenë të lira të duan. ثshtë kaq e thjeshtë dhe kaq e vështirë këtu…

Beson Sofia në dashuri?

Sigurisht që besoj. Unë e kam gjetur dashurinë.

Këtu në Shqipëri?

Jo. E dashura ime jeton në Suedi dhe unë e dua aq shumë. Por kam gjetur miqësi të vyera në Shqipëri.

Si e sheh të ardhmen e këtij komuniteti në Shqipëri?

Jam shumë optimiste rreth të ardhmes së lesbikeve në Shqipëri. Problemi është se njerëzit duhet të mësojnë se lesbiket, transe.ksualët, nuk janë ndryshe nga njerëzit e tjerë. Nëse njerëzit do ta kuptojnë këtë do të jetë shumë më e lehtë. Jam e sigurt se kjo do të ndodhë. Dua të them se lëvizja LGBT këtu në Shqipëri po bën një punë të mirë dhe jam e lumtur që me punën mund të kontribuojë t’i mbështesë ato sado pak.
G.Shqip
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Qfare nuk bejne njerezit me dal ne qender te vemendjes paraqiten edhe si gay edhe si lesbike edhe si tran****ual po me vjen me bertit kajhere qou prej vorri o Enver Hoxha se veq ti e kishe pa dite mentalitetin e ketij mileti e me i marr me gjithe ate LGBT me i masakru ne menyre me mizore se me i qu ne burg hargjon pare me i mbajt
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Beson Sofia në dashuri?

Sigurisht që besoj. Unë e kam gjetur dashurinë.

Këtu në Shqipëri?

Jo. E dashura ime jeton në Suedi dhe unë e dua aq shumë. Por kam gjetur miqësi të vyera në Shqipëri.

G.Shqip
Edhe kjo paska kuptu se kemi gra punetore :byepushime:
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Kjo gjë është e trishtë dhe e dhembshme shpeshherë, por ato vazhdojnë të kenë guxim për të vazhduar, të sigurt se kohët do të ndryshojnë dhe për këtë komunitet dhe pse me ngadalë
Guximi eshte te dalesh perdor me partneren tende dhe mos te besh jet te dyt nga frika e shikimeve gjykuese.

Qfare nuk bejne njerezit me dal ne qender te vemendjes paraqiten edhe si gay edhe si lesbike edhe si tran****ual po me vjen me bertit kajhere qou prej vorri o Enver Hoxha se veq ti e kishe pa dite mentalitetin e ketij mileti e me i marr me gjithe ate LGBT me i masakru ne menyre me mizore se me i qu ne burg hargjon pare me i mbajt

Njesoj mund te pergjigjem dhe un duke thene : Cfare nuk thone njerzit per te dal ne qender te vemendjes per tu dukur SUPERIOR.

Njeriu eshte armiku i vetvetes
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Guximi eshte te dalesh perdor me partneren tende dhe mos te besh jet te dyt nga frika e shikimeve gjykuese.

Njesoj mund te pergjigjem dhe un duke thene : Cfare nuk thone njerzit per te dal ne qender te vemendjes per tu dukur SUPERIOR.

Njeriu eshte armiku i vetvetes

Kjo eshte cmenduri DM eshte eksperimentim me gjerat qe na i ka jep zoti edhe tani kan shku aq larg sa themelojne organizata vetem me marre fonde shkruhen se jan pedera sikurse eshte rasi i kristi pinderit me LGBT .
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

/me Shef Pinky...
 
Cmenduri eshte te ndjesh urrejtje te pajustifikuar per nje njeri qe nuk i ben dem asnjeriut dhe qe po shikon qefin e vet.
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Dua te shtoj qe nuk i besoj ASNJE mashkulli sepse askush prej jush mund ti rezistoj 2 femra si kto
198.jpg

Pa harruar qe 2 femra jan endrra e cdo mashkulli...

Nese kjo foto ju shkakton urrejtje, ateher jeni vertet te semure.
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Lezbiket i kam fiksim fare, te heqin trurin :p
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Mendoj se eksperimentet e tilla i bejne vetem ato qe jan nen ndikimin e drogave ose alkoolit se nuk ka knaqesi pa fut diqka te fort aty ku duhet
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Mendoj se eksperimentet e tilla i bejne vetem ato qe jan nen ndikimin e drogave ose alkoolit se nuk ka knaqesi pa fut diqka te fort aty ku duhet

Te ngrej doren kush nuk ka provuar edhe sikur nje her nje drog te leht dhe ska pi kurre as nje got vere ose birre!
Tgjith homo jeni bo ? XD Se Xhebraili na paska sjell teori te reja lol
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Te ngrej doren kush nuk ka provuar edhe sikur nje her nje drog te leht dhe ska pi kurre as nje got vere ose birre!
Tgjith homo jeni bo ? XD Se Xhebraili na paska sjell teori te reja lol[/QUO

Njerezit normal nuk bejne keso gjonash po kur je nen ndikim te drogave e alkoolit eksperimenton kuptohet ketu hyn intelegjenca e atyre lloji njerezve....

DM po bene avokatin e lesbeve edhe pederastave
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Delirium Mind,imagjinoje veten mos te kishe ardhur ne Itali se si do ishe...(po i le hapesire imagjinates tende) Vetpermbahu vajze mos merr substanca jo te shendetshme!

Njerzimi ka prekur kulmin e auto-shkaterrimit!
 
Ti qe flet gjith urrejtje dhe superioritet, te duket vetja normale?
Un sjam avokat por ne punet e tjetrit nuk nderhy sepse cdo kush eshte i lire te vendosi vet dhe jo sepse kshu kan vendosur BESIMTARET.

Delirium Mind,imagjinoje veten mos te kishe ardhur ne Itali se si do ishe...(po i le hapesire imagjinates tende) Vetpermbahu vajze mos merr substanca jo te shendetshme!

Njerzimi ka prekur kulmin e auto-shkaterrimit!

Si do te isha? Po kjo qe jam sepse sjam rritur neper male ne shqiperi dhe per me teper me kan mesuar te perdor trurin perpara se te hap goj.
Vazhdoj te mos kuptoj se si zgjidhja e ketyre personave, ndikon negativisht ne jeten tuaj private :) akoma po pres pergjigje
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

DM une se kuptoj qe diqkaje abnormale ti thuash normale.
Ne nje te ardhme te afert kenii me thone se edhe ***i i nje 50 vjeqari me nje 10 vjqare o normale se ske drejt mu perzit..
Jan disa gjera qe i ndajne njerezit nga shtazet se sikur te jet qysh e mendon ti do legalizojme te gjitha drogat prostitucionin pedofilin se fundja me se shumti i bejne dem vetes.
Qfare do i thuash femise tend neser pasneser kur sheh dy meshkuj ose dy femra duke u puthur ne rruge e pastaj thua se nuk ndikon ne jetat e te tjereve.

Je tu e permend superiotetin po une sdi ku u tregova superior ndaj dikujt.
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Ngelët duke gjykuar.. ncnc

Mendoj se është pak e trishtueshme që në 2013-ën në Shqipëri, të kesh frikë të shprehësh atë që je në të vërtetë dhe të hiqesh ndryshe përballë shoqërisë, sepse ke turp mos të gjykojnë ..
Për të shkruar lart e poshtë me dashnora/e dhe që i ndërrojnë si mbreti gatë, nuk qënka gjykim në Shqipëri është diçka normale për ta veprimet bordelleske të tilla, ndërsa të jesh homose.ksuale dhe të duash dikë të se.ksit tënd , qënka tmerr .. dhe duhen dënuar..

Boo.. pa fjalë..
 
si nje vend post komunist qe jeni me mendime perparimtare ja keni kalu edhe amerikes ...me vjen keq qa nuk degjon njeriu
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

si nje vend post komunist qe jeni me mendime perparimtare ja keni kalu edhe amerikes ...me vjen keq qa nuk degjon njeriu

C'lidhje ka Amerika këtu mo lal.. faktet tregojnë të vërtetën.. ju ngelët duke gjykuar këta po veten tuaj, shoqërinë tuaj e keni parë pak si është bërë përreth jush dhe në gjithë Shqipërinë?

Ca flet pra .. në Amerikë nuk dalin femrat në veshje skandaloze si dalin në Shqipëri lale, dalin të veshur thjesht, jo xhinset të prera deri tek prapanica ;).. kështu që .. tjerat skanë vend për të folur dhe ska vend për krahasime sepse në Shqipëri demokracinë e kanë marrë pak me kokëposhtë ;)

Gjithsesi mos gjykoni shumë.. kur ka më keq sesa një lesbike .. këtu doja të dilja dhe këtu ishte thelbi atyre që shpreha..
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Nje dite ki me thon se edhe perversiteti nuk eshte i keq ,as ,pedofilia nuk edhe aq e keqe se ju duket normale se po u veshkan po e bejne me te gjinise se kundert jo me te njejten gjini.
Mendoje pakez sikur te behej bota ne kete forme qe ju duket normmale per 20 vjet ish zvogelu popullsia se meshkujt tu ja fute njeri tjetrit ne prapanice nuk bejne femije as femrat duke u lepire nuk ben femije.
Ju me kete perkrahje po pshtyni mbi ate qe eshte e shenjet e qe thirret familje.
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

DM une se kuptoj qe diqkaje abnormale ti thuash normale.
Ne nje te ardhme te afert kenii me thone se edhe ***i i nje 50 vjeqari me nje 10 vjqare o normale se ske drejt mu perzit..
Jan disa gjera qe i ndajne njerezit nga shtazet se sikur te jet qysh e mendon ti do legalizojme te gjitha drogat prostitucionin pedofilin se fundja me se shumti i bejne dem vetes.
Qfare do i thuash femise tend neser pasneser kur sheh dy meshkuj ose dy femra duke u puthur ne rruge e pastaj thua se nuk ndikon ne jetat e te tjereve.

Je tu e permend superiotetin po une sdi ku u tregova superior ndaj dikujt.

Perderisa SKUPTON, eshte e kot qe vazhdojme te diskutojme sepse abnormale eshte te krahasosh pedofilat dhe prostitutat me homosek-sualet.
Pedofilat shkojne me te mitur kshuqe nuk i bejn keq vetes POR TE MITURVE.
Prostitutat nuk e kan zgjedhur vet ate rruge dhe me te vertete qe jan viktima (ato qe e kan zgjedhur vet jan ato qe e bejn ne shtepi dhe cam girl)
Kurse homot nuk i bejn dem as vetes as botes... ato jan nqefin e vet e ti rri e i qan hallin :kafeja:

Nese femija ime do te shohi rruges 1 cift homo, sdo te skandalizohet sepse sdo te rritet ne nje ambient homofob dhe racist...
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

C'lidhje ka Amerika këtu mo lal.. faktet tregojnë të vërtetën.. ju ngelët duke gjykuar këta po veten tuaj, shoqërinë tuaj e keni parë pak si është bërë përreth jush dhe në gjithë Shqipërinë?

Ca flet pra .. në Amerikë nuk dalin femrat në veshje skandaloze si dalin në Shqipëri lale, dalin të veshur thjesht, jo xhinset të prera deri tek prapanica ;).. kështu që .. tjerat skanë vend për të folur dhe ska vend për krahasime sepse në Shqipëri demokracinë e kanë marrë pak me kokëposhtë ;)

Gjithsesi mos gjykoni shumë.. kur ka më keq sesa një lesbike .. këtu doja të dilja dhe këtu ishte thelbi atyre që shpreha..

Thuj faleminderit qe nuk tha qe je evropianizuar por qe ja ke kaluar dhe Amerikes XD

Nje dite ki me thon se edhe perversiteti nuk eshte i keq ,as ,pedofilia nuk edhe aq e keqe se ju duket normale se po u veshkan po e bejne me te gjinise se kundert jo me te njejten gjini.
Mendoje pakez sikur te behej bota ne kete forme qe ju duket normmale per 20 vjet ish zvogelu popullsia se meshkujt tu ja fute njeri tjetrit ne prapanice nuk bejne femije as femrat duke u lepire nuk ben femije.
Ju me kete perkrahje po pshtyni mbi ate qe eshte e shenjet e qe thirret familje.

Egziston adoptimi, apo eshte fjale e re per ty?
Adoptimi i atyre milionave femije jetim ose te braktisur pa asnje te ardhme.
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

A mund te me gjesh nje Fe qe e pranon Lesbikllikun apo Gejllikun ti Delirium?

Meqe po mbeshtetni Gej dhe Less,po Pedofilet a i mbeshtetni?
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

A mund te me gjesh nje Fe qe e pranon Lesbikllikun apo Gejllikun ti Delirium?

Meqe po mbeshtetni Gej dhe Less,po Pedofilet a i mbeshtetni?

A mund te me gjesh nje fe per te cilen nuk eshte derdhur gjak ?

Pergjigja eshte e thjesht: ateizmi.
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

Cili esht Zoti i Ateisteve?

S'do hapim debat per gjakun qe derdhet per Fe,mos na dekonspiro!

Gejit i moren te drejtat.... Po nese i kerkojn dhe Pedofilet? Se thon,kto qenkan Open Mind pse mos t'i kerkojm dhe ne te drejtat tona?
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

E shiko veten ku arrin?

T'gjithe jan te lire sipas teje te bejn cfare te duan te shkelin mbi moralin njerzor!
Te permenda dhe pedofilat nese ato do kerkonin te drejtat si do e gjykoje ti? (apo s'po e kap?)

Po t'bej nje pyetje tjeter: ti neser nene me femije ne dore shikon femija dy meshkuj duke u puthur dhe te pyet se ska pare ndonjeher,si do i pergjigjesh?
(mos e ndeshkoni se veten tregon jo se mben mua dicka)
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

cili adoptim sipas ku ka edhe gay edhe lesbo ata qe nuk jan prodhojne me mase jo jo per gay ,kush ja jep nje cifti gay femin per adoptim po le pash zotin se non stop je ka ja fut veq hajt
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

E shiko veten ku arrin?

T'gjithe jan te lire sipas teje te bejn cfare te duan te shkelin mbi moralin njerzor!
Te permenda dhe pedofilat nese ato do kerkonin te drejtat si do e gjykoje ti? (apo s'po e kap?)

Po t'bej nje pyetje tjeter: ti neser nene me femije ne dore shikon femija dy meshkuj duke u puthur dhe te pyet se ska pare ndonjeher,si do i pergjigjesh?
(mos e ndeshkoni se veten tregon jo se mben mua dicka)

Ve syze sepse pergjigjet i kam dhene me siper
 
Titulli: “Unë jam si çdo lesbike”

TI je si cdo lesbike?? Epo qofsh me jete te gjate, i pafsh hajrin, ti e kushdo tjeter :p...
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top