Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ujqërit do ta humbin statusin si “prerazi të mbrojtur” në Evropë

Screenshot_20241203-185358.png

Ujqërit në Evropë do të jenë më pak të mbrojtur nga gjuetia nga viti 2025, pasi shumica e shteteve evropiane të martën pranuan një propozim për ta ulur statusin e mbrojtjes të kësaj kafshe për shkak të rritjes së numrit dhe ndikimit ndaj bujqësisë dhe gjedheve të fermave.
Nga 7 marsi i vitit të ardhshëm, statusi i ujqërve do të ulet nga “prerazi të mbrojtur” në “të mbrojtur” sipas Konventës së Bernës për Ruajtjen e Botës së Egër dhe Habitateve Natyrore Evropiane. Ky vendim u dënua nga grupet për mirëqenien e kafshëve, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
Deri më tani, ujqërit kanë qenë të mbrojtur nga gjuetia e qëllimshme ose kapja, përpos rasteve kur ata paraqisnin rrezik serioz ndaj gjedheve, shëndetit ose sigurisë.

Sipas statusit të tyre të ri, çfarëdo “shfrytëzimi” i ujqërve “do të rregullohet me qëllim që të mbahen popullsitë jashtë rrezikut”, praktikisht prag shumë më i ulët për gjuetinë kundër tyre.

Ndryshimi i dënuar nga grupet mjedisore ishte propozuar vitin e kaluar nga Komisioni Evropian, pasi rritja e numrit të ujqërve çoi në konflikte me komunitetet lokale të bujqve dhe gjahtarëve dhe në thirrje për marrjen e masave që të parandaloheshin sulmet ndaj gjedheve.
“Lajm i rëndësishëm për komunitetet tona rurale dhe bujqit. Na nevojitet një qasje e baraspeshuar mes ruajtjes së botës së egër dhe mbrojtjes së mjeteve tona të jetesës” – tha para votimit presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Masa e re u dënua nga disa grupe për mirëqenien e kafshëve, përfshirë Fondin Ndërkombëtar për Mirëqenien e Kafshëve./Nacionale
 
Me tregonte gjyshja dikur,mbanin qen per te ruajtur bagetitë nga ujqit.Po keta zbrisnin nga mali dhe hanin vetëm qenin🙄Pasi humben 3,vendosën te mos sjellin tjetër,dhe ujqit nuk u dukën më😁
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back