Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodrën

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
Shifrat

Vetëm për Shkodrën dhe Lezhën u investuan 1.2 miliardë lekë. Dyshime te cilësia. Buxheti, në rënie

ARD KOLA

Për shkak të shkurtimeve, disa hidrovore stakuan punën, pasi iu ndërpre energjia nga mospagesa e faturave

Buxheti për bordet e kullimit është rishikuar tre herë në 2012, duke e çuar nga 1.7 më 1.2 mld lekë

Genc-Ruli-300x201.jpg

Ministria e Bujqësisë, e cila menaxhon bordet e kullimit, nxori mësim nga katastrofa e vitit 2010, duke marrë masat me investime të shumta. Pothuajse për të gjithë vitin 2011, siç tregojnë tabelat zyrtare të buxhetit të kësaj ministrie është punuar për zonat përreth Shkodrës dhe Lezhës, rajone të cilat morën më shumë se gjysmën e investimeve për këtë sektor. Në dokumente, thuhet se, “në vitin 2011, u përfunduan të gjitha ndërhyrjet e antipërmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliardë lekë”. Ministria rendit me radhë të gjitha projektet ku ka investuar, duke nisur me rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në zonën Shirq-Dajç-Belaj, me vlerë 290 milionë lekë, mbrojtjen e bregut dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në zonën e Dajçit, me vlerë 272 milionë lekë, e kështu me radhë.

“Impakti i këtyre ndërhyrjeve ka çuar në rritjen e sigurisë nga përmbytjet e zonës së Nënshkodrës”, thotë dokumenti zyrtar, me firmën e ministrit Genc Ruli. Kreu i këtij dikasteri thotë se falë investimeve është arritur rehabilitimi dhe rikonstruksioni me “standarde të larta sigurie të argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna (Shirgj-Dajç-Belaj), Vilunit në Velipojë dhe lumit Kir, në një gjatësi prej 25 km”. Pas gjithë këtyre arritjeve të përmendura nga ministria, shtrohet pyetja se si mundet që banorët e këtyre zonave ndodhen aktualisht të pushtuar nga uji, dhe ku një pjesë e të cilëve kanë braktisur shtëpitë nga evakuimi.

Dyshimet bien mbi cilësinë e punimeve. Raportimet nga terreni i korrespodentëve flasin për raste të shumta të çarjes së digave pak pas inaugurimeve.

Në ngjarjet dramatike të vitit 2010 dhe në fillim të 2011-s, ministria lëshoi urdhrin për nisjen e tenderëve me procedurë të shpejtuar. Nuk mund të thuhet me siguri se si janë kualifikuar firmat private që kanë punuar për mbylljen e digave, por rezultati flet qartë se pas më shumë se një viti, sërish kemi përmbytje.

Buxheti për sektorin e bordeve të kullimit ka ardhur në rënie. Në vitin 2011, buxheti për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit ishte rreth 2.7 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2012 ishte rreth 2 miliardë lekë. Në vitin e punimeve të mëdha realizimi i investimeve ishte 92 për qind, ku për diferencën e mosrealizimit ministria bën përgjegjëse strukturat lokale, të cilat nuk mundën të investonin 100 milionë lekë për zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Për vitin 2013, buxheti për këtë sektor ka zbritur gjithnjë e më shumë, në rreth 1,2 miliardë lekë.

Ajo çfarë po ndodh këto ditë lidhet edhe me pamundësinë e arkës së shtetit për të investuar me synim shmangien e përmbytjeve. Mjafton të shikojmë ecurinë e buxhetit në 2012 për këtë sektor, i cili është rishikuar tri herë, me tendencë uljeje. Kështu, sipas planit paraprak, qeveria akordoi rreth 1.7 miliardë lekë investime, pastaj miratoi 1.3 miliardë lekë si buxhet, por që më pas u rishikua sërish për shkak të krizës, duke e çuar në rreth 1.2 miliardë lekë, ndërsa fundin e vitit e gjeti me realizim 1.1 miliardë, rreth 96 për qind.

Ministria e Bujqësisë thotë se për shkak të shkurtimit të fondeve, me rreth 67 milionë lekë nuk është mundësuar pagesa e energjisë elektrike për disa hidrovore për muajt nëntor dhe dhjetor 2012.

Fondet

Përfundimi i të gjitha ndërhyrjeve antipërmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliardë lekë, në këto objekte:

1. Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Buna në zonën Shirq-Dajç-Belaj, me vlerë 290 milionë lekë;

2. Mbrojtja e bregut dhe rehabilitimi i argjinaturës së lumit Buna në zonën e Dajçit, me vlerë 272 milionë lekë;

3. Kanali i Mertemzes dhe rehabilitimi i argjinaturës së Vilunit me vlerë 119 milionë lekë;

4. Punime pastrimi dhe thellimi në lumin Buna për mbrojtjen e zonës së Daragjatit me vlerë 116 milionë lekë;

5. Rehabilitimi i argjinaturës së Kirit 80 milionë lekë;

6. Rehabilitimi i argjinaturës së اasit 88 milionë lekë;

7. Rehabilitimi i argjinaturës së Torovicës 125 milionë lekë;

8. Rehabilitimi i rrjetit kullues të zonës së Nënshkodrës dhe Velipojës 50 milionë lekë

Rezultatet e investimeve

•Rehabilitimit dhe rikonstruksionit me standarde të larta sigurie të argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna (Shirgj-Dajç-Belaj), Vilunit në Velipojë dhe lumit Kir, në një gjatësi prej 25 km

•Rritjes së aftësisë përcjellëse të Grykës së Murtemzës nëpërmjet procesit të pastrimit nga bimësia dhe thellimit të pjesshëm të saj

•Pastrimit të një segmenti të shtratit të lumit Buna në Darragjat në një gjatësi 1.1 km

•Rikonstruksionit të plotë të argjinaturës së Torovicës në të gjithë gjatësinë e saj prej 1.5 km, e cila mbron nga përmbytja fushën e Torovicës dhe zonat e banuara

•Rikonstruksionit të plotë të argjinaturës së اasit në një gjatësi prej rreth 1 km

•Rehabilitimit të rrjetit kullues në zonat e përmbytura/Shqip
 
Titulli: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodrën

Shyqyr se iu ngelen gondolat var ne ballkon shkodraneve.
 
Titulli: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodrën

''Një popull delesh e ka hak të qeveriset nga ujqërit'' Nuk është për të erdhur keq aspak për pjesën më të madhe të venezianëve, marrin atë që meritojnë. Më kujtohen fjalët e te ndriturit;''përmbytjet janë fatkeqësi natyrore,ndodhin një herë në 100-të vjet'' Sa shpejt kalojnë 100-të vjetët në Shkodër :(
 
Pe: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodrën

Aman aman,sa here jane thene sa here jane bere llogaritje per keta gjera e akoma ska ndryshuar gje...Sa here ju be Shkodres qe u permbyt??Tani sa here te tjera duhet te permbytet qe te behet dicka??E kur me vini e me shkruani ketu qeveria ka bere per veriun,per cilin veri e keni fjalen?Jo per gje por Shkodra eshte qyteti me i madh verior ne Shqiperi...
 
Titulli: Pe: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodrën

Aman aman,sa here jane thene sa here jane bere llogaritje per keta gjera e akoma ska ndryshuar gje...Sa here ju be Shkodres qe u permbyt??Tani sa here te tjera duhet te permbytet qe te behet dicka??E kur me vini e me shkruani ketu qeveria ka bere per veriun,per cilin veri e keni fjalen?Jo per gje por Shkodra eshte qyteti me i madh verior ne Shqiperi...

Pse pak ka ber Jozefina per Shkodren?? E trasformon cdo vit ne "Venecia".
Kur nuk ngrihen ato qe jetojn atje ne ate ferr,pse te me behet vone mua,ty qe sjemi atje?
E mos harro "Llotarine" e Rruges Kombit 170 km ka çar tunele Sali Bej per Veriun.
Ju i shikoni vetem te metat kesaj Qeverisje te mirat qe jan si nje gote uji ne Paqesor si permendni kurre!
 
Pe: Titulli: Pe: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodrën

Pse pak ka ber Jozefina per Shkodren?? E trasformon cdo vit ne "Venecia".
Kur nuk ngrihen ato qe jetojn atje ne ate ferr,pse te me behet vone mua,ty qe sjemi atje?
E mos harro "Llotarine" e Rruges Kombit 170 km ka çar tunele Sali Bej per Veriun.
Ju i shikoni vetem te metat kesaj Qeverisje te mirat qe jan si nje gote uji ne Paqesor si permendni kurre!

Po kujt ti drejtohen o BOOMBastik??Ku te shkojne te ankohen aman?...Keta thone ka bere per Shkodren,se ka shtruar rruge e trotuare qendren e qytetit,ka bere nje Pedonale aty ca drita,ca lulishte e ja kaq u rehatua veriu...A thua Shkodra perfshin vec qytetin e jo fshatrat e rrethinat...

Qe te bej nje paranteze,qe e di mir qe do i djege miza ndokujt po ta mbaje me shendet,ne Prill te 1979 ka rene nje termet i madh ne Shkoder,pothuajse e rrafshoi ddhe e di ca ka ndodh?Per nje periudhe kohore shume te shkurter,eshte mbledhur komisioni e kane shkuar dere me dere,duke bere llogaritjet e demeve dhe riparimet e tyre,ne cdo shtepi,e te gjitha keta me buxhetin e shtetit...Banoret skane paguar asnje lek nga xhepi i tyre...Sa here u permbyt Shkodra?Sa u kompensuan per deme materiale ata njerez?Qe ngelen pa shtepi,pa toka te mbjella?Mesa me rezulton mua skane marr akoma kompensim qe ne permbytjen e pare te 2010 jo me tani...
 
Titulli: Pe: Titulli: Pe: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënshkodr

Bere mire qe permende Termetin ne 1979 (tragjedi natyrore),ta lidhim me tragjedine e Gerdecit qe ndodhi 5 vite me pare,dje 5 vite!
Un kam kaluar ne Gerdec pas tragjedise,ai fshat dhe zonat perreth u rrafshua komplet,besoj se e ke par ne lajme,foto... Nese kalon sot ne Gerdec shikon vetem vila 2-3-4 kate,edhe kasollen e kan ber vile. Qeveria i kompensoi te gjithe demet materiale,fajtoret u vuan para drejtesise nuk e di pse akoma duan drejtesi familjaret.
Nuk po gjej 1 foto aktuale se cfare vilash jan ndertuar ne Gerdec per pak muaj.
Se ta sqaron me mire 'Hajduti' se pse e mbuluan Gerdecin me lek aq shpejt,dhe kasollen e ben vile,ta jep pergjigjen se ai esht me i informuar se un.

Un kam degjuar qe kush ka patur njerez ne Bashki,komuna ne Shkoder dhe komunat e permbytura keto 3 vite jan kompensuar kan arritur ta marrin 1 cop nga fondi (50% te demit,ne leter). Kush ska kusheri,miq ne bashki,komune te marri rreze dielli...
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Pe: Uji përpin miliardat e Rulit, garantoi siguri për Nënsh

Boom une e kam fjalen per njerez te thjeshte,qe skane miq e te njohur ne asnje vend,e ke pare zonen e nenShkodres?Une kam pare pak pas 2010 qe permbyti cdo gje,e kur uji arriti ne lagjet e qytetit,plehra githandej,shkretetire,edhe varret jane me te mbajtura se ata vende,pa llogarit shtepite qe notonin ne balte...Po aman ne kot flasim e diskutojme ketu,kot skane thene : Peshku i madh e ha te voglin:)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top