Shifrat
Vetëm për Shkodrën dhe Lezhën u investuan 1.2 miliardë lekë. Dyshime te cilësia. Buxheti, në rënie
ARD KOLA
Për shkak të shkurtimeve, disa hidrovore stakuan punën, pasi iu ndërpre energjia nga mospagesa e faturave
Buxheti për bordet e kullimit është rishikuar tre herë në 2012, duke e çuar nga 1.7 më 1.2 mld lekë
Ministria e Bujqësisë, e cila menaxhon bordet e kullimit, nxori mësim nga katastrofa e vitit 2010, duke marrë masat me investime të shumta. Pothuajse për të gjithë vitin 2011, siç tregojnë tabelat zyrtare të buxhetit të kësaj ministrie është punuar për zonat përreth Shkodrës dhe Lezhës, rajone të cilat morën më shumë se gjysmën e investimeve për këtë sektor. Në dokumente, thuhet se, “në vitin 2011, u përfunduan të gjitha ndërhyrjet e antipërmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliardë lekë”. Ministria rendit me radhë të gjitha projektet ku ka investuar, duke nisur me rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në zonën Shirq-Dajç-Belaj, me vlerë 290 milionë lekë, mbrojtjen e bregut dhe rehabilitimin e argjinaturës së lumit Buna në zonën e Dajçit, me vlerë 272 milionë lekë, e kështu me radhë.
“Impakti i këtyre ndërhyrjeve ka çuar në rritjen e sigurisë nga përmbytjet e zonës së Nënshkodrës”, thotë dokumenti zyrtar, me firmën e ministrit Genc Ruli. Kreu i këtij dikasteri thotë se falë investimeve është arritur rehabilitimi dhe rikonstruksioni me “standarde të larta sigurie të argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna (Shirgj-Dajç-Belaj), Vilunit në Velipojë dhe lumit Kir, në një gjatësi prej 25 km”. Pas gjithë këtyre arritjeve të përmendura nga ministria, shtrohet pyetja se si mundet që banorët e këtyre zonave ndodhen aktualisht të pushtuar nga uji, dhe ku një pjesë e të cilëve kanë braktisur shtëpitë nga evakuimi.
Dyshimet bien mbi cilësinë e punimeve. Raportimet nga terreni i korrespodentëve flasin për raste të shumta të çarjes së digave pak pas inaugurimeve.
Në ngjarjet dramatike të vitit 2010 dhe në fillim të 2011-s, ministria lëshoi urdhrin për nisjen e tenderëve me procedurë të shpejtuar. Nuk mund të thuhet me siguri se si janë kualifikuar firmat private që kanë punuar për mbylljen e digave, por rezultati flet qartë se pas më shumë se një viti, sërish kemi përmbytje.
Buxheti për sektorin e bordeve të kullimit ka ardhur në rënie. Në vitin 2011, buxheti për infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit ishte rreth 2.7 miliardë lekë, ndërsa në vitin 2012 ishte rreth 2 miliardë lekë. Në vitin e punimeve të mëdha realizimi i investimeve ishte 92 për qind, ku për diferencën e mosrealizimit ministria bën përgjegjëse strukturat lokale, të cilat nuk mundën të investonin 100 milionë lekë për zonat e Shkodrës dhe Lezhës. Për vitin 2013, buxheti për këtë sektor ka zbritur gjithnjë e më shumë, në rreth 1,2 miliardë lekë.
Ajo çfarë po ndodh këto ditë lidhet edhe me pamundësinë e arkës së shtetit për të investuar me synim shmangien e përmbytjeve. Mjafton të shikojmë ecurinë e buxhetit në 2012 për këtë sektor, i cili është rishikuar tri herë, me tendencë uljeje. Kështu, sipas planit paraprak, qeveria akordoi rreth 1.7 miliardë lekë investime, pastaj miratoi 1.3 miliardë lekë si buxhet, por që më pas u rishikua sërish për shkak të krizës, duke e çuar në rreth 1.2 miliardë lekë, ndërsa fundin e vitit e gjeti me realizim 1.1 miliardë, rreth 96 për qind.
Ministria e Bujqësisë thotë se për shkak të shkurtimit të fondeve, me rreth 67 milionë lekë nuk është mundësuar pagesa e energjisë elektrike për disa hidrovore për muajt nëntor dhe dhjetor 2012.
Fondet
Përfundimi i të gjitha ndërhyrjeve antipërmbytjeve të fazës emergjente për zonën e Shkodrës dhe Lezhës me një vlerë rreth 1.2 miliardë lekë, në këto objekte:
1. Rehabilitimi i argjinaturës së lumit Buna në zonën Shirq-Dajç-Belaj, me vlerë 290 milionë lekë;
2. Mbrojtja e bregut dhe rehabilitimi i argjinaturës së lumit Buna në zonën e Dajçit, me vlerë 272 milionë lekë;
3. Kanali i Mertemzes dhe rehabilitimi i argjinaturës së Vilunit me vlerë 119 milionë lekë;
4. Punime pastrimi dhe thellimi në lumin Buna për mbrojtjen e zonës së Daragjatit me vlerë 116 milionë lekë;
5. Rehabilitimi i argjinaturës së Kirit 80 milionë lekë;
6. Rehabilitimi i argjinaturës së اasit 88 milionë lekë;
7. Rehabilitimi i argjinaturës së Torovicës 125 milionë lekë;
8. Rehabilitimi i rrjetit kullues të zonës së Nënshkodrës dhe Velipojës 50 milionë lekë
Rezultatet e investimeve
•Rehabilitimit dhe rikonstruksionit me standarde të larta sigurie të argjinaturave mbrojtëse të lumit Buna (Shirgj-Dajç-Belaj), Vilunit në Velipojë dhe lumit Kir, në një gjatësi prej 25 km
•Rritjes së aftësisë përcjellëse të Grykës së Murtemzës nëpërmjet procesit të pastrimit nga bimësia dhe thellimit të pjesshëm të saj
•Pastrimit të një segmenti të shtratit të lumit Buna në Darragjat në një gjatësi 1.1 km
•Rikonstruksionit të plotë të argjinaturës së Torovicës në të gjithë gjatësinë e saj prej 1.5 km, e cila mbron nga përmbytja fushën e Torovicës dhe zonat e banuara
•Rikonstruksionit të plotë të argjinaturës së اasit në një gjatësi prej rreth 1 km
•Rehabilitimit të rrjetit kullues në zonat e përmbytura/Shqip