Uizner falenderon Shqipërinë për pavarësinë e Kosovës

Зngjεll

___________
Uizner falenderon Shqipërinë për pavarësinë e Kosovës
Tiranë, 14 prill - "Jemi të gjithë të lumtur që Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe bashkëpunimi mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë do të jetë shumë më i fortë dhe më intensiv". ishte ky përgëzimi që iu përcoll Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli nga zoti Frenk Uizner, një nga diplomatët e mirënjohur të Shteteve të Bashkuara, ish i dërguari special i Departamentit të Shtetit në Kosovë, i cili ka shërbyer si Nënsekretar i Shtetit për çështje të sigurisë. Duke cilësuar si të jashtëzakonshme ngjitjen e Shqipërisë, zoti Uizner e vlerësoi këtë transformim si "mrekullia e madhe e historisë së mbijetesës së Shqipërisë" "Dua t'ju falenderoj ju, Qeverinë dhe të gjithë shqiptarët për rolin e Shqipërisë në pavarësinë e Kosovës", tha ai. "Influenca e vendit tuaj i ka shërbyer fort stabilitetit të Ballkanit. Ne kemi nevojë për ju, Ballkani ka nevojë për paqe të qendrueshme dhe anëtarësimi i Shqipërisë në NATO do të këtë influencë në të gjithë rajonin ballkanik". "Mbështejtja e Shteteve të Bashkuara për Kosovën dhe Shqipërinë është e pazëvendësueshme, dhe kombi shqiptar do u jetë gjithnjë mirënjohës", tha Kryetarja e Kuvendit, e cila falënderoi zotin Uizner edhe për kontributin e tij personal për Kosovën dhe për çështjen shqiptare. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ishte një ngjarje epokale për Shqipërinë, vend që ka vetëm 17 vjet që është ndarë nga regjimi totalitar, theksoi Kryetarja e Kuvendit, dhe mbështetja e NATO s ka qenë dhe mbetet shumë e rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Më tej biseda u fokusu edhe në zgjedhjet e ardhshme, të cilat Kryetarja e cilësoi si zgjedhjet që do ta ndajnë Shqipërinë nga e kaluara e proceseve zgjedhore. "Prioriteti ynë kryesor tha Kryetarja e Kuvendit, është që Shqipëria të ketë zgjedhjet më të mira, me një infrastrukturë moderne zgjedhore dhe me vullnetin tonë të fortë që këto zgjedhje të jenë plotësisht të standardeve europiane"./Kosova.com/


 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top