-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,673
-
- Reagimet e mara
- 12,017
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
TIRANث - Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers u ka bërë thirrje politikanëve të angazhohen maksimalisht në mënyrë që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt. Deklarata e ambasadorit amerikan u bë gjatë ceremonisë për 233 vjetorin e krijimit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm Sali Berisha dhe Edi Rama. Duke shprehur urimet tij për zgjedhjet e rregullta, Uidhers tha se procesi nuk duhet të përfundojë në mënyre partiake. "Motivohuni për një Shqipëri më të fortë", theksoi ambasadori amerikan në Tiranë.
Në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane ishin të pranishëm Presidenti Bamir Topi, Kryeministri Sali Berisha, lideri i opozitës Edi Rama, Kryeprokurorja Ina Rama, deputetë si dhe përfaqësuse të medias e të komuniteteve fetare.
Shekulli