U shkulnin dhëmbët viktimave, ndalohet banda e hajdutëve shqiptarë

AnGeLiC

VIP
V.I.P
75__ImageGallery__imageGalleryItem_1_image-620x260.jpg
Policia italiane ka shkatërruar një tjetër bandë shqiptare, e cila ishte e famshme për grabitjet dhe stilin që përdornin për të arritur qëllimin e tyre.

Ata janë 3 pjesëtarët e fundit të grupit “Arancia meccanica”, të cilët vepronin kryesisht gjatë natës, dhe fokusi i tyre ishin vilat e izoluara. Të arrestuarit janë Lefter Xheleka, Ardit Jakimi dhe Enver Jakimi.

Sipas mediave italiane, hajdutët përdornin metoda të ndryshme dhune ndaj pronarëve të banesave, kryesisht thyerje dhëmbësh. Gjithashtu, ata i kërcënonin edhe me jetë. Organizim gati perfekt i bandës, me metodat të cilat i ngjanin arteve marciale.

Kështu, hetimet e nisura nga tetori i vitit 2015 dhe aktualisht ende në zhvillim e sipër, kanë hedhur dritë mbi 3 grabitje shtëpish, në Dugenta (Benevento), Marsico Nuovo (Potenza) dhe në Sant’Egidio del Monte Albino (Salerno).

Policia e Casorias ka ekzekutuar urdhërarrestin e lëshuar nga gjykata e Napolit, kundër 3 shqiptarëve të akuzuar për grupe kriminale të cilët vidhnin dhe grabisnin shtëpitë.

Gjithashtu, ata akuzohen edhe për posedim të armëve të paligjshme, tentativë vrasje, plagosje të rënda trupore dhe gjetje e mallrave të vjedhura.

Urdhri për paraburgim vjen vetëm katër ditë pas një urdhri tjetër për një shtetas shqiptar, i akuzuar për grabitje të armatosur dhe vrasje.

Hetimet gjithashtu kanë mbledhur një provë rrethanore në lidhje me ekzistencën dhe funksionimin e një organizate kriminale, e përbërë nga shtetas shqiptarë me fokus plaçkitjen e banesave në Campania dhe rajonet fqinje.

shekulli
 
Titulli: U shkulnin dhëmbët viktimave, ndalohet banda e hajdutëve shqiptarë

Nuk shkon jave pa nje lajm te tille, sidomos nga Italia. Secili me i rende se tjetri.

Jo rastesisht e kemi kete imazh cop cop ne bote.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top