U ngacmonte motrën, vret njërin vëlla, plagos tjetrin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Djali 22-vjeçar që u vra dy ditë më parë dhe vëllai i tij që mbeti i plagosur, kanë rënë viktima në një gosti dasme, pas një grindjeje që erdhi për shkak të akuzave ndaj vrasësit të identifikuar nga policia, se u ngacmonte motrën e vogël. Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e dy ditëve më parë në Pishporo, një fshat pranë qytetit të Fierit. I vrarë ka mbetur Flogert Toska, 22 vjeç, nga ky fshat dhe i plagosur rëndë, vëllai i tij 17-vjeçar, Xhulian Toska. Si autor të dyshuar të krimit policia ka identifikuar dhe më pas arrestuar 30-vjeçarin Arben Dhano. Pas krimit të dyfishtë, ai është larguar nga vendngjarja duke i shpëtuar të paktën për disa orë ndjekjes nga policia, deri në ndalimin e tij në plazhin e këtij fshati.
Vrasja
Flogert Toska, 22 vjeç, ka gjetur vdekjen duke u mbytur me një litar, kurse vëllai i tij, Xhuliani, është plagosur me një kaçavidë. Hetimi nxori se gjithçka ka ndodhur dy ditë më parë në një lokal në Pishporo, ku dy vëllezërit Toska ndodheshin si të ftuar në gostinë e një dasme. Burime nga policia bënë të ditur se, nga dëshmitë dhe provat në vendngjarje u zbulua se i dyshuari Arben Dhano e ka tërhequr jashtë lokalit Flogert Toskën dhe pasi 22-vjeçari ka dalë jashtë, e ka shtyrë mbrapa mureve të barit dhe e ka mbytur me një copë litar. Pak çaste më vonë, nga lokali ka dalë për të parë ku shkoi vëllai edhe 17-vjeçari Xhuljan Toska. Ky i fundit ka parë Flogertin që po jepte shpirt dhe është tmerruar nga skena makabre. Por i dyshuari Arben Dhano nuk është mjaftuar vetëm me faktin që i mori jetën Flogertit. Ai iu vërsul dhe Xhuljanit, këtë radhë duke përdorur një kaçavidë dhe ia nguli në qafë duke e përgjakur.
Identifikimi
Menjëherë pas krimit të dyfishtë, i ndihmuar dhe nga disa shokë të tij, i dyshuari u zhduk nga vendi i ngjarjes dhe për disa orë rresht u kërkua nga policia e Fierit. Sipas hetuesve, i dyshuari Arben Dhano, ishte vënë disa herë kohët e fundit përballë dy vëllezërve Toska, të cilët i kishin tërhequr vëmendjen për faktin se po u ngacmonte rregullisht motrën e tyre të vogël. Arben Dhano, 30 vjeç, lindur e banues në fshatin Pishporo të Fierit, është gjetur në zonën e plazhit të Pishporos, ku po qëndronte ndoshta që pas mbrëmjes së djeshme, ku akuzohet se mbyti me litar Flogert Toskën dhe plagosi me kaçavidë vëllanë e tij, Xhuljanin 17 vjeç.

ARRESTIMI
Autori i dyshuar i krimit të dyfishtë që ndodhi dy ditë më parë në Pishporo të Fierit është arrestuar nga policia vendore. Arben Dhano, 30 vjeç, lindur e banues në fshatin Pishporo të Fierit, është gjetur në zonën e plazhit të Pishporos, ku po qëndronte ndoshta që pas mbrëmjes së dy ditëve më parë, ku akuzohet se mbyti me litar Flogert Toskën dhe plagosi me kaçavidë vëllanë e vogël të tij, Xhuljanin 17-vjeçar. Policia konfirmoi se i dyshuari u prangos pa rezistencë dhe nuk iu gjet asnjë armë zjarri apo e ftohtë. Ndërkohë policia nuk tha nëse do të arrestohen dhe bashkëpunëtorë të mundshëm të të dyshuarit.

FAKTE NGA NGJARJA

22-vjeçari Flogert Toska, që u vra dy ditë më parë dhe vëllai i tij, Xhuliani, që mbeti i plagosur, kanë rënë viktima në një gosti dasme.

Gjithçka ka ndodhur pas një grindjeje që erdhi për shkak të akuzave ndaj vrasësit të identifikuar nga policia, se u ngacmonte motrën e vogël.

Krimi i rëndë ndodhi mbrëmjen e dy ditëve më parë në Pishporo, një fshat pranë qytetit të Fierit.

I vrarë ka mbetur Flogert Toska, 22 vjeç, nga ky fshat dhe i plagosur rëndë, vëllai i tij 17-vjeçar, Xhulian Toska.

Si autor të dyshuar të krimit policia ka identifikuar dhe më pas arrestuar 30-vjeçarin Arben Dhano.

Arben Dhano e ka tërhequr jashtë lokalit Flogert Toskën dhe pasi 22-vjeçari ka dalë jashtë, e ka shtyrë mbrapa mureve të barit dhe e ka mbytur me një copë litar.

Pak çaste më vonë, nga lokali ka dalë për të parë ku shkoi vëllai edhe 17-vjeçari Xhuljan Toska.

Dhano nuk është mjaftuar vetëm me faktin që i mori jetën Flogertit, por me një kaçavidë ka plagosur edhe Xhulianin.To
 
:eek:hh: :eek:hh: Eshte bo t merr t futesh ne rubriken "lajme nga Shqiperia" aman beni nje nenforum me " kronik e zez " se kto bisha te egra qe ben kshu krimesh makabre te ben te ndjehesh keq ti mendosh si bashkkombas ... :(

Nuk e di..sikur t kisha par nje enderr te till do shqetsohesha ..e lere me te lexosh se ka ndodh me verte... tmerr ..mjer nena e shkret e djemve ..:mad::mad:

Ah zgjohu xhaxhi enver se vetem ti i paske ardhur hakesh dikujt dikujt
 
Ky popull nuk do mesoje ndonjehere te sqarohet me fjale ne fillim pastaj me te tjera,pffffffff po te njejtat histori gjithmone,po motra mire eshte nga shendeti???
 
Makaber sa debil 30 vjec dell ai pfff edhe e mbyti me litar.....he sdo plumbin ky person tani ???
 
ne radhe te pare , kta nuk jane vrare para 2 ditesh , ka gati nje jave qe ka ndodhur.
tashti gjesti i ktij kriminelit eshte shume i rende , po mendoj se edhe ata 2 djemte do kene bere dicka . pastaj dihet shum mire qe shqiptari tek motra nuk te fal gramin .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top