U gjet e vdekur në banesë, gruaja në Shkodër ka shenja prerje në fyt dhe ....

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
auto_a31612795254.jpg
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe.

Policia njofton se një grua është gjetur e vdekur nga familjarët e saj.
Dyshimet e para janë që ndaj 47-vjeçares me inicialet V. G., është ushtruar dhunë deri në vdekje.

Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.

Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër gjatë ditës së sotme. Ndërkohë janë mësuar edhe detaje te reja për këtë ngjarje.
Sipas informacioneve te fundit viktima merrte ilaçe për depresion.


Mesohet gjithashtu se Violeta Gurraj është gjetur me një të prerë në fyt dhe shenja dhune.



Ka qenë djali i viktimës ai që ka njoftuar policinë pasi prej 3 ditesh nuk kishte komunikuar me nënën që nuk i hapte telefonin.

Denoncimi në polici është bërë mbrëmë rreth orës 12 e 30. Sot paradite policia ka thyer portën e banesës së 47 vjecares e cila është gjetur e vdekur. Pritet ekspertiza mjeko ligjore. Policia dyshon se 47 vjeçarja i ka dhënë fund jetës. Viktima ka shenja prerjeje në qafë.
Ja njoftimi i policisë:
Malësie e Madhe/Informacion paraprak
Në fshatin Bajzë të Malësisë së Madhe, në banesë, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasja V. G. 47 vjeçe.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe nga këqyrja paraprake dyshohet se ndaj shtetases V. G. mund të jetë ushtruar dhunë dhe për pasojë ajo ka humbur jetën.
Trupi është dërguar në morgun e spitalit, për ekspertizë më të specializuar, me qëllim përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Syri.net
 
Ku po shkon kjo bote.... se nuk eshte fenomen Shqiptar jo, eshte shume me teper
eshte njerezor , qe dreqi e marrte njerezimin
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top