Turqia pershendet qeverine Shqiptare.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Turqia përshëndet qeverinë shqiptare për zgjedhjet e qeta e paqësore

Turqia mirëpriti zhvillimin e zgjedhjeve të qeta dhe paqësore në Shqipëri të dielën e shkuar. Ministria e Jashtme turke lëshoi një deklaratë, në të cilën mirëpriti mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme në Shqipëri në një atmosferë të qetë dhe të sigurtë. "Turqia gjithashtu mirëpret faktin që zgjedhjet u mbajtën në përputhje me standardet thelbësore demokratike", thuhet në deklaratë. Ministria e Jashtme turke shprehet se Turqia do të vazhdojë mbështetjen ndaj Shqipërisë, e cila ka bërë progres drejt demokracisë, stabilitetit dhe zhvillimit. "Ne jemi të gatshëm të intensifikojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes dy vendeve në të ardhmen", thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme turke. Gjithashtu, diplomacia turke shpreh besimin se zgjedhjet dhe qeveria që do të krijohet pas zgjedhjeve do të ndihmojë Shqipërinë të bëhet një faktor stabiliteti në rajon me një politikë konstruktive dhe balancuese, dhe do të rrisë begatinë për popullin shqiptar. Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri u mbajtën më 28 qershor. Zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve thanë të premten se demokratët e udhëhequr nga kryeministri aktual, Sali Berisha, kanë fituar mbi 46.69% të votave.
 
Na duam qe ti bashkohemi europes dhe jo azise
 
Na duam qe ti bashkohemi europes dhe jo azise

Europe ke qene, dhe je, nuk nevoje ti bashkohesh gjeografikisht vetem politikisht..

dhe Turqia eshte midis Europes dhe Azise.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top