Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Turqia i do “kokën në tepsi”, shpërthen Berati: Erdoganin s’e dua!

Gazetari nga Kosova, Berat Buzhala ka reaguar për herë të parë pas lajmit se Ambasada e Turqisë në Kosovë u ka kërkuar autoriteteve që ta arrestojnë për shkak të një statusi satirik në Facebook kundër Presidentit Erdogan.

Siç edhe shkruan në reagimin e tij, Buzhala ka mbetur i shtangur nga kjo kërkesë e Qeverisë turke dhe shtron pyetjen se çfarë ndodh në Turqi me gazetarët e tjerë, referuar nga një rast kaq sporadik me një gazetar në Kosovë. Ai thekson edhe njëherë se është kundër Presidentit Erdogan për mënyrën si po qeveris vendin.

Reagimi në Facebook i gazetarit nga Kosova Berat Buzhala:

Vemendje ju lutem prej te gjitheve:


– Une as ne ditet e kaluara, e as sot, nuk kam ba kurrfare akti heroik, qe me meritu gjithe kete mbeshtetje. Nuk deshiroj me zhvate kurrfare simpatie, e as llajka, prej kesaj situate absurde, te shkaktuar jo prej meje por prej Ambasades turke, respektivisht Qeverise turke.

Natyra e statuseve te mia, sic tashme e dini te gjithe, eshte e tille. Ka sarkazem. Ka ironi. Ka cinizem. Ose une mundohem me notu ne keta ujera. Here me, e here pa sukses.


Nuk e kisha besu kurre qe nje qeveri e huaj, permes nje ambasade te saj, leshohet ne keso avanturash diplomatike. Gjithe ky reagim publik i juaji m’nxuni krejtesisht te papergatitur, sic m’nxuni te papergatitun edhe i ashtuquajturi démarsh. Ma hanger maca gjuhen. Nuk dita as cka me shkru. Fillova me mendu per gazetaret ne Turqi. Nese nje qeveri e huaj tregon keso zelli per me i qeru hesapet me nje gazetar vec per nje status ironik ne Facebook, atehere cka ndodh me koleget tane qe trajtojne tema serioze te gazetarise?

Refuzimin e juaj per me e pranu si te mireqene, si normal, kercenimin e ambasadores turke une mundem me e lexu vec si nje gatishmeri tuajen per me e mbrojte sovranitetin e shtetit te Kosoves, e edhe qytetaret e saj. Kjo eshte nje gje fantastike. Qe 100 vjet ne vendin tone kane vdeke njerez, jane ba luftera, ekzode biblike, per me e pase nje cope shtet tonin, ani pse i lodhte per momentin. E tash nuk mundet nje ambasadore, me nje demarsh, me e rrenu cdo sakrifice tonen, e cfare eshte edhe me e keqe, ajo ndoshta as nuk eshte e vetedijshme per veprimin e saj.


Pa deshte me tingellu patetik, ama momente te ketilla te mbushin me shprese se shume ma shume “jena ne anen e krijimit te nje shteti sekular, te pavarur, demokratik, te Kosoves” se sa ne anen e “e nje vilajteti”.

Perndryshe Erdoganin nuk e du, sic tashme dihet. Per popullin turk e kam nje simpati te madhe, e posacerisht per koleget gazetare te atij shteti, qe tash jane nje komunitet seriozisht i rrezikuar nga dhuna shteterore.

Krejt ne fund: Eshte e pamundur me shkru me krejt juve, e me ju falenderu per mbeshtetjen.

p.s.

I bej thirrje Presidentit Erdogan qe sa me shpejt ta liroje gjeneralin shqiptar te arrestuar per organizimin e puçit :P.

Mapo.al
 
Titulli: Turqia i do “kokën në tepsi”, shpërthen Berati: Erdoganin s’e dua!

Lexova ne Het Latste Neews qe ambasadori turk ne Anverse i kishte kerkuar qeverise flamande te ndalonte menjehere bashkepunimin me insritucionet guleniste.
Pergjigja e kryetarit te parlamentit flamand-Paralajmerim per ambasadori turk-Edhe nje here fut hundet ne punet e qeverise flamande dhe do shpallesh persona non grata ne Eu :-)

Rexhes nuk i mjafton Turqia, do qe te behet sulltan i Europes!
Sa per Beratin ska faj Rexha jo, ai thjeshte po kerkon arrestimin e nje Personi ne nje nga vilajetet e sulltanatit te tij :-P
 
Titulli: Turqia i do “kokën në tepsi”, shpërthen Berati: Erdoganin s’e dua!

:) me henger maca gjuhen ... Kujdes gishterinjte :)
 
Titulli: Turqia i do “kokën në tepsi”, shpërthen Berati: Erdoganin s’e dua!

Imagjino te futet Erdogani ktu ne forum....Laur te iku koka po rri urte lol
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back