Turqi, 52 arrestime të zyrtarëve të lartë

cent

...Lontano
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

“Ata që mbështeten nga forcat e errta të brendshme apo të jashtme nuk mund ta ndryshojnë drejtimin e Turqisë. Ata nuk mund të ndryshojnë rregullat e Turqisë. Turqia nuk është një vend që mund t'i bëhen operacione apo kirurgji”....

Këto ishin fjalët e kryeministrit turk, Reccep Tayyip Erdogan, pas 52 arrestimeve që u kryen në Turqi, nën akuzën e korrupsionit në nivele të larta.

Mes arrestimeve qe u kryen nga njesia e anti-krimit, në policinë e Stambollit ishin; djali i Ministrit të Brendshëm Muamer Gyler, atij te Ekonomise, Jafer Kaglajan dhe te Mjedisit, Erdoan Bajraktar.

Operacioni, qe lidhet me hetimin me te madh për vjedhje me tenderat publik është parë gjeresisht si sfida ndaj autoritetit të kryeministrit turk, Reccep Tayyip Erdogan.

Analistet ne Turqi thone se operacioni eshte organizuar nga Fetullah Gylen, nje klerik i fuqishem islamik, i cili aktualisht jeton ne Shtetet e Bashkuara.

Në rrjetin e ndjekesve te tij bejne pjesë njerez me influencë brenda policise dhe Sherbimeve Sekrete.

Analistet ne Turqi thone se arrestimet dhe shkarkimet qe i pasuan perbejne nje problem te ri dramatik në politiken turke apo edhe brenda vete Partise AK.

Të mërkurën u shkarkuan nga detyra pese shefa policie te Stambollit, të cilët ishin të perfshire ne arrestimet e kryera një ditë më parë.

Nuk është dhënë asnjë shpjegim për arsyet e arrestimit të tyre. Policia, siç raporton agjensia e lajmeve "Reuters" nuk bëri asnjë koment.
/Top Channel
 
Titulli: Turqi, 52 arrestime të zyrtarëve të lartë

Po mire, le te marrin denimin e merituar, kushdo qofte.
 
Titulli: Turqi, 52 arrestime të zyrtarëve të lartë

Eshte interesant te shofim se si do perfundoje konflikti Erdoan ne njeren ane dhe ushtri, polici dhe gjyqesi ne anen tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top