Turkofilizmi dhe kompleksi i fundamentalistëve

Lauri

Anunnak
TURKOFILIZMI DHE KOMPLEKSI I FUNDAMENTALISTثVE (17 janar, 2014)

[Një vështrim mbi indoktrinuesit e frymës fundamentaliste. Ky NUK është shkrim kundër atyre që fatkeqsisht kan rënë viktimë të antimodernisteve - është pikëpamje vetëm mbi vet mashtruesit që më plotë vetëdije manipulojnë një pjesë të shoqërisë, kryesisht rininë dhe gjininë femërore, duke ua imponuar se si të mëndojnë, si të vishën, më kënd të rrinë dhe kënd ta urrejnë.]

turk_zpsbb43c8de.png

Kur të afrohën datat historike nacionale, fanatikët fetarë shfrytëzojnë rastin dhe ngrisin zërin kundër identitetit europian të shqiptarëve. Njejt ndodh edhe sot me rastin e 546-vjetorit të vdekjës së Gjergj Kastriotit.

Fakt: Shqiptarët modern janë PثR normalizim të marrëdhënjeve me ish-kolonisatorët turq, sikurse janë PثR marrëdhënje miqësore më të gjithë popujt e rruzullit toksorë, ngase më prejardhje shquhëm për nga miqësia, mikpritja dhe besnikëria! Por, më gjithë këtë vullnet të mirë, qëndron një problem në këtë proces miqësues i cili po na le më një ndjenjë disi skeptike. Ne në traditën shqiptare e njohim aktin e pajtimit si kerkim falje për gabimet e së kaluarës. Ndërsa në rastin e Turqisë, ende askush nga institucionet shtetrore të këtij vendi nuk ka marrur përgjegjësi për krimet e kryera gjatë epokës osmane, edhepse Turqia vetëshpallët si pasëardhëse direkte e kësaj perandorie. Për të na bërë presion që në librat tona t'i ndërrojmë termet dhe spjegimet mbi Osmanlinjtë, iu bie ndër mend; për të ardhur në tokat tona e për të britur nepër sheshe që "Kosova është Turqi" [Erdogan] gjëjnë kohë; ndërsa kerkim-falja në këtë akt të "vëllazërimit" nuk bie asesi në konsiderim!

Por le t'a marrin vesh që tradita shqiptare nuk njeh kësi lloj "pajtimi" të shtrembuar dhe të njëanëshem. Dukët që më këtë proces të "miqësimit" [apo "vëllazërimit" - merrne si ta doni], jemi ne shqiptarët ata që duhet të falim me heshtje dhe më harresë, pa na kërkuar fare kush falje - a nuk është kjo çmenduri dhe denatyrim i vetvetës? Mirë le ti lemë anash të gjitha - por t'a përkujtojnë Turqia si dhe përkrahësit e saj që i kemi në mesin tonë se si mund të falen këto dy gjëra pa kërkim falje në mënyrë zyrtare: 1) fëmijët që i ndanë nga prindërit e i muren si janiçer ose si vasha (edhe fare të mitura) për në hareme; 2) nënat dhe motrat që i ç'nderuan! Si mund të falët kjo dhunë ndaj dy grupeve të shoqërisë (fëmijë dhe gra) që janë simboli i pa-fajsisë? Si mund të harrohën e të korigjohën ngjarjët në librat shkollore, kur as kerkim-falje zyrtare nuk kemi marrur? A nuk po shkëputët linia trashigimtare mës paraardhësit dhe pasëardhësit?

Turkofili [Ky është një koment i një tru-shperlami rreth kësaj teme. ثshtë marrur - pa u ndryshuar - nga një faqe në facebook. Kjo logjikë përfaqëson mjerisht një grup JO të vogël që u ka rënë viktimë indoktrinuesve fundamentalist]: "Kto qe po i thua ti nuk kan ndodh asnjeher. Jan trillime te historianeve qe gjithmon kan qene te krishter - Zoti e din ndoshta edhe sllav kane qene ata qe e kan shkru historin. Turku asnjehere nuk ka prek ne femij dhe gra. Kto jane praktika te sllaveve. Ata din me jau mvesh dikujt sa nuk ju ka than dikush atyne."

Fakt:
1) Ngase Turqia "miqësore" nuk hapë arkivet e veta dhe më mirë rri në heshtje, duhët marrur historiografinë Angleze apo Gjermane që të cilat për nga kualiteti zakonisht pasqyrojnë autenticitet të lartë. Kush e shkruan historinë më drejt se vet Gjermani, i cili duhët të jetë më autokritik së çdo popull tjetër për shkak ngjarjeve gjatë nacionalsocializmit? Bota ka fakte, turkofila të ndëruar; nuk jemi pa fakte! Nuk është obligimi ynë që ne t'u sjellim juve faktet evidente nese ju nuk keni interes të lexoni e të dini për historinë e juaj. Jeni JU ata që merreni më trillime pa bazë, jo ne! Sjellnani JU një her, vetëm një her (!), "fakte" për ato absurditete të shpikura që përfaqësoni!

2) Mbase linia e familjëve të juaja si dukët i paska harruar apo ngatërruar ngjarjët historike, shkoni vizitoni Krujën, Shkodrën, Lezhën, Malësinë, etj. dhe atje do t'ua përkujtojnë se si vashat kan hedhur vetën nga urat apo murët e kështjellave për të mos u rënë në dorë përdhunuesve osmanlinjë.
Pyesni Arbëreshët se për çfarë arsyje u shpërngulën nga toka amë!

3) Paradoksoni: Të gjithë e dimë arsyjën e këtyre absurditeteve që i përfaqësoni. ثshtë aspekti ABSOLUTIST fetarë që ua shtrëmbëron interpretimin dhe botëkuptimin jo vetëm historik si në rast, por edhe shkencorë, ekonomik, juridik dhe shoqërorë. Si spjegoni ju turkofila vallë kryengritjën e popujve arabe kundër Perandorisë Osmane në vitët 1916-1918? Si i spjegoni marrëdhënjet ende të ftohura, rivale apo madje armiqësore mës arabëve dhe turqëve (në sferën politike)? Shkoni, pyesni arabet se ç'mendim kan për Osmanlinjtë dhe do të çuditeni sa paralele do të gjeni në tregimet e tyre në krahasim më tregimet e Malësorëve, Krutanëve etj.
Si shkon andaj që ju shqipfolësa t'a ndjekni shëmbullin arab, por njëkohësisht t'a shëjtëroni çdo aspekt të osmanizmit, që nga zanafilla e deri në mbarim të tij? Ju jeni shpirtëra me identitete të thyera nga paradoksoni i fesë absolutiste!

Për fund: Mos e shtrëmbëroni debatin në një debat pseudo-fetarë siç e keni zanat, duke akuzuar të tjerët - të cilët s'janë si ju - të jenë anti-islamik ose "islamofob". Kjo taktikë mjaftë na ka bërë të heshtim dhe t'ua durojmë marrëzirat e juaja që sulmojnë në mënyrë direkte identitetin kombëtarë. Ju NUK përfaqësoni Islamin në tërësi; JU NUK keni KURRثfarë monopoli mbi të. Si Kristianizmi dhe Judaizmi edhe Islami është i shumëanëshëm dhe më plotë diverzitet. Ju NUK jeni hiq më shumë se një rrymë fundamentaliste dhe më plotë paradokse brënda veti! MJAFTث më me presion që bëni ndaj bashkëbesimtarëve moderat dhe liberal (posaqërisht ndaj rinisë dhe ndaj gjinisë femërore) të cilët nuk ndjejnë kurrëfarë kompleksi më të qënurit europian modern! JU jeni ata që përhapni dhe mbjellni farën e ketyre komplekseve. JU keni kompleks më të qënurit fundamentalistë fetarë dhe europian! AS shqiptarët më një besim moderat e AS Europa nuk e kan këtë kompleks. Jeni JU ata që doni të bëni një çarje në identitetin europian të shqiptarëve, t'a largoni sa më shumë Shqiptarinë nga Europa, vetëm e vetëm që t'a zbutëni kompleksin E JUAJ që keni me modernitetin dhe pluralizmin europian (shumëanëshmerinë kulturore-fetare)!

Këtë "problem" që e ngritni JU, ëtërit tanë [Rinlindasit] e kanë zgjidhur PثRFUNDIMISHT para më shumë së një shekulli. Jeni JU si dhe shovinizmi serb dhe grek që mundohën t'a prishin urën shqiptaro-europiane, t'a çrrënjëzojnë të qënurin "shqiptarë" nga i qënuri "europian", kur këto "dy" qënje janë NJث trung! JU e bëni këtë nga kompleksi i juaj përballë modernitetit dhe pluralizmit europian; ndërsa greket e serbet e bëjnë këtë për t'a përvetësuar identitetin dhe historinë tonë proto-europiane, antike dhe mesjetare! çka ju bashkon JUVE me ata shovinist? JU bashkon pikëpamja e njejtë që gjithëçka para vitit 1479 NUK ka të bëjë më shqiptarizëm! Pra shqiptarizmi sipas kësaj aleance perfide "serbo-greko-fundamentaliste" definohët vetëm si produkt i importuar nga osmanët! Gjithëçka para 1479 është ose sllave ose greke ose diçka "europiane"; por asesi shqiptare! JU madje komunitetet krishtere shqiptare i quani sllav dhe grek - ndërsa këta të fundit kënaqën që po ua rritni përqindjën nominale brenda trojeve shqiptare! JU jeni ata që NUK e keni kuptuar konceptin europian të nacionalizmit për shtetndërtim dhe atë të transnacionalizmit për stabilizim, andaj importoni ideologji që shkatërrojnë fryhmën Rilindase mbi cilën populli shqiptarë është ndërtuar. Fryhma RILINDASE është 100% europiane që buron nga iluministët perendimorë dhe bazohët në 'Nacion', 'Liberalizëm' dhe 'SEKULARIZثM'; pikërisht këto koncepte që JU i luftoni ngase kolidojnë me ideologjinë e juaj totalitare dhe absolutiste!

Edhe një herë: Shqiptarët e fryhmës Rilindase nuk kan kurrëfarë kompleksi më të qënurit besimtarë moderat/liberal dhe njëkohësisht europian. As Europa nuk ka asnje kompleksitet ndaj asnje përkatësie fetare, edhe pse JU mundohi t'a paraqitni Europën si oktroim të krishterë, çka aspak nuk është e vertet. Kan kaluar s'paku dy shekuj që nga shkëputja e Europës SEKULARE prej Krishterizmi! Ky SEKULARIZEM formoi idenë e Rilindasve tanë për një Shqipëri të pavarur dhe moderne, ashtu siç u formua Franca më Revolucion kundër "Regjimit të Vjetër" monarkisto-absolutist dhe kleriko-fetarë (1789-1799). (Për më tepër: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=206608452865162&id=204462559746418). Nuk kan kaluar ende 15 vite që nga intervenimi i NATO-s në Kosovë, kur bota perendimore SEKULARE dhe PLURALISTE - apo thjesht "kaurre" siç e çuani JU fundamentalistë - theu ligje dhe konventa internacionale për t'a shpëtuar një komb më shumicë myslimane nga asgjësimi që i kanosej.

JUVE fundamentalisteve dhe turkofileve u është gërryer identiteti nga këto komplekse që i keni përballë MODERNITETIT dhe PLURALIZMIT EUROPIAN; andaj mundohëni të na ngjitni atë frikë të juajen paranoide që keni përballë zhvillimit, ngase Shqiptaria dita-ditës po modernizohet dhe po hynë sërish në gjirin europian, ashtu siç dëshiruan Rilindasit kur formuan këtë 'nacion' - në një gji PLURALIST dhe SEKULAR që respekton dhe mbron me ligj SECILثN kulturë dhe fe moderate! Pikërisht ky modernizim i Shqiptarisë është kompleksi JUAJ!

Fundamentalistet kurrë nuk do të ndalën nga veti - këtë e ka dëshmuar historia, por po e dëshmon edhe aktualiteti. Ata dojnë të penetrojnë çdo sferë (shtetrore, shoqërore, ekonomike apo shkencore/arsimore) dhe të futën edhe në sferën private. Nese u lihët hapësirë, ata përpos tru-shpërlarjës nuk ngurrojnë të përdorin edhe forcë fizike për t'a arritur cakun - kemi shëmbuj konkret të dhunës madje edhe kundër teologëve moderat [Xhabir Hamiti, Osman Musliu, Musli Verbani, etj.]! Ndërsa Europa perendimore/çendrore më shëmbull të mirë e ka knock-out'uar krishterizmin FUNDAMENTALIST i cili kishte ambicie dhe pretendime të ngjajshme absolutiste. Krishterimi në Europë tashme e ka pranuar sistemin SEKULARث dhe është modernizuar për shkak të presionit të madh shoqërorë. Feja në konceptin europian nuk luan më kurrëfarë roli në politkë apo në çeshtje publike!
(shiko: https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=206608452865162&id=204462559746418).

Nese në nuk dojmë ti humbim rrënjët tona europiane (që ato t'i përvetsojnë greko-sllavet), nese dojmë të ndjekim idenë dhe planin RILINDAS të hartuar nga vet ثTثRIT tanë, nese dojmë zhvillim dhe mirëqënje, nese dojmë që bota të na shef si civilizim modern; ne sa më shpejt duhët t'a knock-out'ojmë fundamentalizmin fetarë, i cili në mënyrë direkte sulmon idenë rilindase, mbi të cilën është formuar kombi shqiptarë.

Secili që hesht, kur një fundamentalist dëshiron të mbjellë urrejtje kundër botëkuptimit RILINDAS-SEKULAR-EUROPIAN, ai faktikisht po e miraton këtë degradim. Secili që nuk kundërshton një definim të së qënurit shqiptarë jashtë suazave europiane, është bashkëfajtorë në regresin dhe përçarjën kombëtarë!
KUSH NUK OPOZON KثTث DUKURI [më mjete dhe argumente paqësore!], Tث JثTث I SIGURT Qث DO Tث FUNDOSثT BASHKث Mث Tث!
FITORJA ثSHTث E RILINDASVE!

nga Rilindasit - një grup studentesh nga perendimi që dëshiron ta shoh Shqiptarinë duke lulzuar krah për krah më popujt tjerë europian! (17 Janar 2014)

Post Scriptum: Ja 'dhe shëmbulli se si i kërkohët falje popujve mbi të cilët është ushtruar dhunë: Kancelari gjerman Willy Brandt viziton Varshavën në Poloni mbas Luftës se Dytë Botrore dhe gjunjëzohet për ta dëshmuar edhe simbolikisht aktin e pendimit. Mëgjithse partia e tij social-demokrate ishte vet viktimë e nacional-socializmit, qeveria e tij mur përgjegjësinë për të githë kombin gjerman! (Kësi akti presim edhe ne shqiptarët nga shteti turk, serb dhe grek!)

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top