Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Love

βeℓℓe â๓e
truri-300x205.jpg

Shkencëtarët kanadezë kanë vërtetuar se truri i femrave është më aktiv në krahasim me atë të meshkujve.

Aftësia e meshkujve që të mos mendojnë për asgjë është e bazuar në faktin real dhe me rastin e pushimit aktiviteti i neuroneve të trurit është shumë më i madh te femrat sesa te meshkujt.
Në pyetjen se mos vallë truri i femrave nuk pushon kurrë, shkencëtarja kanadeze, Adrian Menderk, nga Reparti për psikiatri në universitetin në Montreal, thekson se truri i meshkujve thjesht pushon më mirë në krahasim me atë të femrave.

“Secili tru në të vërtetë është aktiv pandërprerë, vetëm se shtrohet pyetja në çfarë mase, por fakti është se truri i meshkujve pushon më mirë se ai i femrave”, thotë shkencëtarja.
Menderk, e cila është edhe specialiste për skizofreni, deri te një zbulim i tillë kishte ardhur rastësisht, derisa po vëzhgonte këtë sëmundje te pacientët, gjersa ata ishin në gjumë dhe gjersa ishin zgjuar.

“Edhe më tutje nuk jemi në gjendje ta konfirmojmë se deri në ç’masë për një dallim të tillë ndikojnë faktorët shoqërorë dhe hormonet”, thekson ajo. “Në rrethanat aktuale femrat pandërprerë janë të preokupuara me punë të ndryshme dhe duhet që shumë gjëra të mbajnë nën kontroll, në krahasim me meshkujt”, shpjegon ajo.
Burimi: sekretebukurie
 
Titulli: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Ah ne femrat!
Burim i pashtershem misteresh :D
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

E kemi kete gje ne fakt jemi me aktive ne cdo drejtim....
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Jetoni me iluzione jetoni LOL LOL LOL
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Sa keq qe e keni aktiv per gjera jo frytdhenese
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Nuk e di por kur lexoj te tilla tema me vjen ne mendje nje thenie goxha e goditur... " Grate mund te jene te talentuara, por , me sa duket, gjenite jane vetem burrat. "
 
Titulli: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

normale............
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

kemi plot ekzemplar ketu brenda :)
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Komplimente vertet une mendoja se skishit fare tru ju femrat :Dd
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Sa qenkeni hedhur perpjete mo meshkuj :)...

E paskeni te veshtire te pranoni kete gje ee???
Doni nuk doni ... duhet ta pranoni :)
 
Titulli: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

shum e vertet se femra per djallzina asht numer 1
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Une mendoj qe ai/ajo qe ka shkruar kete,do kete qene pak i pire:p Ishalla kjo gje e vertete,edhe na nxjerrin Femrat ndonje shpikje re :)
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Nuk e di por kur lexoj te tilla tema me vjen ne mendje nje thenie goxha e goditur... " Grate mund te jene te talentuara, por , me sa duket, gjenite jane vetem burrat. "

Truri aktiv dhe truri zgjuar jane te krejt te ndryshem nga njeri tjetri.
Ne rastin konkret themi se truri jone eshte me shume aktive se truri juaj, mbase eshte e vertet ,jemi me aktiv se ju i mendojme gjerat te shumfishta ,ndersa ju i bini pak shkurt ose pertoni te vini trurin ne pune :p :D Une qendroj te kjo shprehja tjeter : Grate ,ndjekin nje autostrade me 8 korsi per ti thene gjerat ,ndersat meshkujt vetem nje rruge fshati
 
Ajo rruge me te vertet mundddd te jete fshati, por te pakten e ka daljen e sigurte, ndersa ajo me 8 korsi mund te perfundosh atje ku nuk ta merr mendja :p
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Behet fjale per trurin ne aktivitet ska lidhje me zgjuarsine..Por meqe ra fjala tek zgjarsia e kemi dhe ate ne...Po shoh cunat qe jane bere ziliqare,mos dojne cunat ti japim pak tru ne femrat???
 
Po arrite ta besh kete gje do pranoj qe jeni me te zgjuara ....... Si ka mundesi te japesh dicka qe se ke
 
E sheh qe juve as ''e mira''sju duhet...Mire ka thene populli : Mendja e te zgjuarit,budallait nuk i duhet gje.....
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Hajde rren hajde .
Un sa e di femrat gjysmen e trurit e kan ne qese ende :p .
 
Po po prandaj kur kane pyet nje njeri te mencur : - Si eshte njeriu ideal....Ai i eshte pergjigj : - Njeriu ideal duhet te kete fuqine e mashkullit por zgjuarsine e femres.....
 
Titulli: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Nuk dua tja prish studimin kesaj goces por eshte feministe. Sigurisht qe dhe rezultatet e studimit mund te jene te verteta por nese marim te gjithe studimet qe jane bere me kete hypothesis nje mesatare do te ishte se mbi 80 perqind do te nxirnin te kunderten e ketij studimi.
 
Pe: Titulli: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

Nuk dua tja prish studimin kesaj goces por eshte feministe. Sigurisht qe dhe rezultatet e studimit mund te jene te verteta por nese marim te gjithe studimet qe jane bere me kete hypothesis nje mesatare do te ishte se mbi 80 perqind do te nxirnin te kunderten e ketij studimi.

Duke u nisur nga materiali qe ka vene Love,thuhet qe shkencetaret kanadeze kane vertetetuar.....Nuk eshte as ankete as sondrazh qe gjerat te shihen me syrin dyshues,besoj se fjala vertetim ka te beje shume...Pastaj njeriu shpesh i trajton gjerat sic do,me termin ''aktiv''sdo te thote qe jane te gjithe femrat ashtu,sdo te thote zgjuarsi,thjesht do te thote veprim,vepron me gjalleri...Tani eshte aktiv(vepron) per zgjuarsi apo budallallek,kjo eshte ceshtje tjeter....
 
Pe: Truri i femrave, më aktiv se i meshkujve

normal qe jemi :p me te zgjuara me te shkathta :p cunat jan si :fantazem para gocave hhihihihii
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 4 44.4%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 1 11.1%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 44.4%
Back
Top