Shtetet e Bashkuara do të përfundojnë marrëdhëniet e saj me Organizatën Botërore të Shëndetit në lidhje me trajtimin e pandemisë së koronavirusit, tha të premten Presidenti i Sh.B.A-së Donald Trump, duke e akuzuar agjencinë se po bëhet një kukull e Kinës.
Duke folur në Kopshtin Rozë në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se zyrtarët kinezë “injoruan detyrimet e tyre të raportimit” ndaj OBSH-së në lidhje me virusin që ka vrarë mijëra njerëz në të gjithë globin. “Kina ka kontroll të plotë mbi Organizatën Botërore të Shëndetit, pavarësisht se ka paguar vetëm 40 milion dollarë në vit në krahasim me ato që kanë paguar Shtetet e Bashkuara, që kapin vlerën e afërsisht 450 milion dollarë në vit,” tha ai.
Vendimi i Trump pason një premtim që u bë javën e kaluar nga Presidenti Kinez Xi Jinping për t’i dhënë 2 miliard dollarë OBSH-së gjatë dy viteve të ardhshme për ta ndihmuar atë në luftimin e koronavirusit. Shuma pothuajse përputhet me të gjithë buxhetin vjetor të programit të OBSH për vitin e kaluar.
Trump muajin e kaluar ndaloi fondet për organizatën me 194 anëtarë, pasi në letrën e 18 majit i dha OBSH-së 30 ditë të angazhohej për reformat. “Për shkak se ata nuk kanë arritur të bëjnë reformat e kërkuara dhe të nevojshme, ne do të përfundojmë sot marrëdhëniet tona me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe do t’i ridrejtojmë ato fonde në të tjera organizata në të gjithë botën që i meritojnë dhe kanë nevoja urgjente për të zgjidhur problemet globale të shëndetit publik”, tha Trump të premten.
‘Absolutisht kritike’
Shtetet e Bashkuara aktualisht i kanë borxh OBSH-së më shumë se 200 milion dollarë kontribute, sipas faqes së internetit të OBSH-së. Uashingtoni gjithashtu jep disa qindra milion dollarë në vit në një fond vullnetar të lidhur me programe specifike të OBSH-së, si zhdukja e poliomielitit, HIV, hepatiti dhe tuberkulozi.
Kur e pyetën për vendimin e Trump, një zëdhënës i SHBA-së tha: “Ne kemi bërë thirje në mënyrë të vazhdueshme që të gjitha shtetet të mbështesin OBSH-në”. “OBSH është sistemi i paralajmërimit më të hershëm në botë për sëmundjet infektive”, tha Përfaqësuesja e Sh.B.A. Nita Lowey, një demokrate që kryeson Komisionin e Dhomës për Ndarjet. “Tani, gjatë një pandemie globale që ka kushtuar mbi 100,000 jetë amerikane, nuk është koha për ta vënë vendin më tej në rrezik”. France 24 / bota.al