Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Tronditëse për shqiptarët fitorja eventuale e Donald Trump: Ishte gabim i madh bombar

Sot në News Watch u publikua prononcimi i njërit nga kandidatët e mundshëm për president të ardhshëm të SHBA nga radhët e republikanëve, Donald Tramp, i cili godet rëndë interesat nacionale të shqiptarëve sidomos të Kosovës, ngase ai publikisht u ka kërkuar falje serbëve për gabimet kinse të bëra ndaj serbëve gjatë fushatës 78 ditëshe të NATO-s në caqet ushtarake të Serbisë, të cilët bën krime të papara, spastrime etnike, zhvendosje dhe spastrim etnik të mbi 1 milion shqiptarëve.
Duket se kriza e krijuar politike tash për tash në Kosovë gjatë fazës së zgjedhjeve në SHBA është politikisht e dëmshme dhe mund të lëndojë interesat gjeostrategjike të shqiptarëve, këtë duhet ta ketë parasysh regjimi i tashëm në Kosovë, i cili po sillet në mënyrë të papërgjegjshme ndaj opozitës në njërën anë dhe duke bërë koncesione të njëpasnjëshme ndaj LS dhe Vuçiqit, në anën tjetër. Më tepër se kurrë duhet të mbizotërojë arsyeja politike, për të krijuar qetësi relative, sepse është mbushur kupa e pezmit të qytetarëve që mund të shpërthej vrullshëm, dhe do të dilte jashtë kontrollit, gjë që do të përmbyste ëndrrën akoma të parealizuar të shtetit të konsoliduar të Kosovës. Medoemos opozita e bashkuar duhet ta ketë emisarin e saj për kontakte të vazhdueshme me diplomatët amerikanë dhe ata të BE-së, duke ua shpjeguar atyre kauzën politike të opozitës.
Në vijim deklarata e Donald Trump, shqip dhe anglisht:
Donald Trump: Ishte gabim i madh bombardimi i serbëve
Donald Trump me Larry King, me rastin e përvjetorit të bombardimit të Serbisë ka kritikuar Bill Clinton dhe sulmet kriminale mbi serbët, aleat i Amerikës në të dy luftërat. – Klintonët kanë bërë një rrëmujë në Ballkan dhe Kosovë. Shikoni se çfarë kemi bërë në Serbi në bombardimet ajrore nga një lartësi të sigurt. Po ata serbë kanë shpëtuar pilotët amerikanë në Luftën e Dytë Botërore. ثshtë një gabim që bombarduam një komb që ka qenë aleat tonë në dy luftërat botërore. Klintonët besojnë se ishte një sukses, dhe unë gjej atë të turpshme. I zgjasë një falje për të gjithë serbët e për fajin e politikës amerikane, kryesisht Clinton-ët. Ne kemi nevojë për aleatë në luftën kundër terrorizmit islamik të cilët kanë përvojë luftarake duke luftuar këtë të keqe – dhe se në Evropë janë rusët dhe serbët. Nëse unë të bëhem kreu i Amerikës politika e jashtme do të ndryshojë rrjedhën që deri më tani ka qenë shpesh e gabuar.”
tramp.jpg
b .. bota sot
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Tronditëse për shqiptarët fitorja eventuale e Donald Trump: Ishte gabim i ma

Ve base se ky ase vet nuk eshte ka din se cfar fjal po nxer nga goja ..keti, ose i jan ngatrru kabllat ose keshilltaret i ka nga gjitha bota..
 
Titulli: Tronditëse për shqiptarët fitorja eventuale e Donald Trump: Ishte gabim i ma

Fiton Hillary, fleni pa brek.

.. pa merak deshta me thone :P
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back