Tronditese! Edukatorja dhunon femijen 3 vjeç,i thyen kemben!

Vajza

🪡
NewsBomb

Edukatorja dhunon barbarisht 3-vjeçaren, e mitura në spital me këmbë të thyer

Edukatorja dhunon barbarisht 3-vjeçaren, e mitura në spital me këmbë të thyer
Dhuna ne cerdhe/ © Credits tvklan.al

Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një prind, i cili pretendon se vajza e tij është dhunuar brenda kopshtit privat “Stinët” në rrugën “Kushtrimi i lirisë” në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në datën 1 Nëntor 2023 dhe si pasojë, e vogla është me këmbë të thyer.

Prindërit e vajzës janë njoftuar nga kopshti në orën 15:00 kur dyshohet se dhuna ndaj të miturës ka ndodhur rreth orës 10:20 të mëngjesit.

Denoncuesi: Ka qenë data 1 Nëntor 2023. Vajza u çua nga ime shoqe në orën 8 e 20 dhe ne ikëm në punë siç çdo ditë. Kur e çuam vajzën në mëngjes ishte në rregull, si çdo ditë tjetër. Në orën 3, njoftohet nusja që “hajde merre vajzën sepse ka dhimbje tek këmba dhe po grindet, diçka e ka pickuar”. Nusja niset direkt dhe kur mbërrin aty, goca ishte futur poshtë një tavoline. Këmba ishte e enjtur dhe ishte fryrë sa koka e vajzës. Nusja kishte ndeshur edukatoren dhe drejtoreshën të cilat po e prisnin duke qarë. Thoshte me veten e vet se “çfarë i kam bërë unë vetes”. Nusja nuk e pati mendjen në ato momente se çfarë po ndodhte me edukatoren, por pa edhe drejtoreshën duke qarë dhe drejtoresha i tha që “hajde të hipim në makinë dhe ta çojmë direkt në pediatri”. U nisën në pediatric dhe më mori nusja direkt në telefon dhe më tha që po ikim në pediatri. Kur shkova, mora fëmijën dhe u shokova kur i pashë këmbën që ishte e enjtur në një gjendje skandaloze. Më pas morëm letrën e hyrjes që ta kontrollojë mjekja dhe kur mjekja pa tha “që nuk është rast për mua, ka diçka tek këmba dhe nuk di të ju kthej përgjigje. Ju sugjeroj që të shkoni tek “Ushtaraku”. Kur mbërritëm në Urgjencën e “Ushtarakut”, u futëm brenda dhe kërkuam ndihmën e shpejtë dhe aty dolën mjekët që ishin specialist të kësaj fushe dhe në momentin që i bënë grafinë, grafia doli në një thyerje shumë të keqe, ishte thyer këmba, pjesa e kofshës në një gjendje skandaloze.

Sabri Hoxha, ekspert mjekoligjor: Grafia është tregues i një thyerje të kofshës së majtë, të kockës femorale. Është një thyerje me zhvendosje, futet tek thyerjet e rënda e cila ka nevojë për ndërhyrje, por është në varësi se si e vlerësojnë mjekët specialistë në rastin konkret.

“Stop” ka siguruar pamje filmike që tregojnë se edukatore Lina ushtron dhunë ndaj vajzës së vogël.

“Emisioni Stop ka siguruar pamjet filimike të kopshtit “Stinët”, këtu jemi tek dhoma e vizatimit të këtij kopshti. Ajo që dyshohet është se rreth orës 10 të mëngjesit, diçka ka ndodhur me vajzën 3-vjeçare. Nuk dimë nëse ka qenë aksident apo dhunë e ushtruar nga personelei, por ajo që dimë është se vajzës 3-vjeçare i është thyer këmba. Kjo është eduktatore Lina. Nga pamjet kuptojmë se diçka nuk shkon me të. Ajo është e tensionuar, ku për disa minuta rri me kokë ulur vetëm në dhomën e vizatimit.”

1.jpg
Kjo është ora 10 e 36 minuta. Vogëlushja e lënduar futet në dhomë nga sanitarja. Pas pak, edukatore Lina e acaruar çohet dhe godet me vizore vajzën. Duket qartë që këmba e vajzës në këto momente është e lënduar nga dridhjet dhe lëvizjet që ajo bën”
2.jpg
Edukatore Lina mesa duket po shqetësohet nga të qarat e vajzës dhe i kthehet përsëri duke e goditur në fytyrë që vajza të pushojë së qari.”
4.jpg
Sikur të mos mjaftonte kjo, vajza e vogël tërhiqet zvarë nga dora dhe ulet brutalisht në një karrige.
5.jpg
Dallohet qartë se vajza ka dhimbje nga këmba dhe qan nën zë pasi ka frikë nga edukatorja, por kjo e fundit tregohet e pamëshirshme dhe vazhdon duke e goditur me vizore në trup vajzën e vogël që ajo të pushojë.”
6.jpgPra, nga këto pamje kuptojmë që vajza është lënduar rreth orës 10 të mëngjesit, por mosdhënia e ndihmës nga personeli dhe mbajtja për orë të tëra me këmbën e lënduar ka çuar në thyerje totale të kockës, ndërsa prindërit e vajzës u njoftuan 5 orë më vonë, në orën 3 të padites, atëherë kur situata kishte dalë jashtë kontrollit.
Fillimisht Spitali i Traumës nuk ka bërë kallëzim për këtë ngjarje skandaloze, megjithëse ishte konstatuar këmba e thyer e vajzës. Po kështu, Oficeri i Policisë Gjyqësore, Ergys Brahimaj, nuk i ka marrë një denoncim prindërve në momentin kur e vogla ka shkuar me traumë në spital.

Babai i vajzës tregon se drejtoresha e kopshtit ka biseduar me OPGJ-në atë ditë duke i thënë se nuk kishte asnjë problem dhe ishte e afërmja e të miturës. Denoncimi është bërë të nesërmen nga e ëma e vajzës.

Gazetari: Ndërkohë ishte edhe drejtoresha e kopshtit që ju kishte shoqëruar?

Denoncuesi: Po. Unë ju ktheva dhe e pyeta: Të lutem ku është vrarë se mua doktori më kërkon një informacion për ta mjekuar. Drejtoresha më kthehet që “kërkoj të hapen kamerat”, por nuk është vrarë asgjëkundi, por është pickuar, ndëkrohë pickim nuk kishte fare. Drejtoresha u kontaktua nga kopshti i saj privat, “ne i kapëm filmimet dhe vajza në orën 3 para se të merrnin në telefon ka qenë në gjumë dhe është ngritur nga krevati dhe sa është ngritur, nga forca e ngritjes, ka thyer këmbën”. Në atë moment, unë nga mërzia i thashë që “kjo nuk është një përgjigje që mua më nevojitet si prind dhe mjekut që të bëjë detyrën e tij me informacionet që ju japim ne si prindër”.

Gazetari: Ndërkohë një detaj që dua unë të ju pyes: Oficerët e Policisë Gjyqësore a ju pyetën tek Spitali i Traumës sepse është procedura kur kemi të tilla aksidente?

Denoncuesi: Unë ika para me vajzën, por një oficer i ishte drejtuar drejtoreshës, e cila i ishte përgjigjur që “jam njeriu i saj dhe jam duke i shoqëruar” dhe më tej kishte ardhur pas nesh. Oficeri e kishte lënë si rast familjar, ka ndodhur diçka dhe po sjellin fëmijën për ndërhyrje urgjence. Denoncimi u bë ditën e nesërme, datë 2 pasdite. Tek spitali dhe urgjenca, oficeri quhej Ergys Brahimaj.

Nga informacionet që emisioni “Stop” ka siguruar, kemi të bëjmë dhe me një shkelje të mjekëve të spitalit të Traumës të cilët nuk i janë drejtuar organeve kompetente për zbardhjen e kësaj ngjarje, pasi duhet të ishin drejtuar prokurorisë apo policisë.

Arben Llangozi, avokat: Njëkohësisht, edhe drejtoresha e kopshtit ka pasur detyrim që të kallëzojë në institucionet përkatëse këtë krim të ndodhur në këtë kopsht, gjë që nuk e ka kryer. Personeli mjekësor ka detyrimin ligjor të bëjë kallëzim për vepra penale të cilat i konstaton gjatë ushtrimit të detyrës së saj, por nuk e ka përmbushur spitali apo personat përgjegjës që janë marrë me këtë punë ose akuzohen për moskallëzim krimi dhe shpërdorim detyre./tvklan.al
 
Po normale qe gjynah o ti po ja u nxehem ca do bejme? E vetmja gje eshte qe do behesh me nerva e do te ik dita ters.
Sme duket produktive. Nejse
Ku e di cte them,ndoshta seshte produktive por nga ky fakt duhet te zgjohet ndergjegjja e prinderve,me mire lere punen 2 3 vjet behu edukatore vet te femijes,se ja vijn dhe ngjarjet fatale..
 
Te punosh me femijet nuk eshte e lehte...do durim shume...
Nje femije kemi dhe ndonjehere na soset durimi...dalim nga vetja...
Gjithsesi kur merr persiper te kesh kete profesion duhet te mendohesh mire...sepse ke te besh me krijesen me te shtrenjte dhe me delikate te kesaj bote...
Cfare te thuash...nuk e mendoj dot dmth te kesh kete sjellje me nje femije te kesaj moshe...e tmerrshme...
 
Po pra,del njeriu nga vetja por kaq dhune barbare deri ne thyerja ndaj 1 femije,duket me shume se edukatorja ka probleme psihike,ose i pelqen terrori ndaj me te dobtave.
 
nuk e di si prind pa e thy ne shtyll kurrizore se leja
Kete doja me shkrujt,ahahaha.
Dhe pse dhuna nuk kthet me dhune.
Shteti duhet vendose kontrolle me te medha kur zgjedh edukatoret.
Sbehet dot edukatore nje qe ka probleme psikollogjike per veti.
 
Kete doja me shkrujt,ahahaha.
Dhe pse dhuna nuk kthet me dhune.
Shteti duhet vendose kontrolle me te medha kur zgjedh edukatoret.
Sbehet dot edukatore nje qe ka probleme psikollogjike per veti.
Dhuna nuk kthehet ne dhune po une vallahi kur me prek te femijet se di si shëndrohem,
Ka plot te semure psiqik që mendojn të jen te afte per edukatore e ku ta di unë, duhen teste mbi teste dhe te gjitha istitucionet ku jan persona te pa afte per tu mbrojtur te gjitha me telekamera, dhe sikur te viheshin disa denime te sigurta ndoshta dhe meson njeriu oara se te bej nje çmenduri të tille
 
Nje femer, qe ndoshta eshte dhe nene, qe pretendon te jete edukatore, dhunon nje femije 3 vjecar.
Nje mjek qe trajton nje femije me femur te thyer pa pyetur se si e ka thyer ky femije kocken me te gjate te trupit.
Nje analfabet inspektor qe e zvarrit hetimin ne pritje se kush do paguaje me shume.
Ministria Arsimit qe del sot dhe e dhunon per se dyti ate femije duke thene qe kopeshti eshte pa license.

Ka akoma njerez qe pyesin pse largohen Shqipetaret?
 
Njehere me thirri edukatorja para nje viti... Isha me gjith nonen e cunit. Mendum se do na thot naj gjo te bukur e nuk morem arme me vete... Djali juaj nuk eshte normal tha... Pame njehere njeri tjetrin ne sy! Papritur u degjuan sirena policie! Gjith problemi ishte sepse ai i merte femijeve te tjere lodrat nga duart por nejse ne nuk e morem mundimin ta degjonim deri ne fund...
 
Nje femer, qe ndoshta eshte dhe nene, qe pretendon te jete edukatore, dhunon nje femije 3 vjecar.
Nje mjek qe trajton nje femije me femur te thyer pa pyetur se si e ka thyer ky femije kocken me te gjate te trupit.
Nje analfabet inspektor qe e zvarrit hetimin ne pritje se kush do paguaje me shume.
Ministria Arsimit qe del sot dhe e dhunon per se dyti ate femije duke thene qe kopeshti eshte pa license.

Ka akoma njerez qe pyesin pse largohen Shqipetaret?
dhe habitemi pse do na vijne afrikanet..
anyway: asgje kundra tyre.. per mua, sic kemi ik neper cdo dere bote le te vijne dhe ata apo kushdo qe ka nevoje
por puna eshte qe nga ky vend shqipetaret po ikin p[ikerisht prej kushteve minimale qe shteti nuk ti ofron. :(

kot sdalin dhe konspiracionet. qe gjithe kjo mireqenie kaq e ulet mund te jete qe te shpopullohet shqiperia
 
Une pash videon pa kte blurin siper dhe edukatorja nuk i gjuan me shqelm,qe e ka qelluar me vizore po e pranoj,aman dhe mediat e bejn qimen tra,si mund ta thyej direkt kocken ajo?! Perfitime per para.
 
Mediat e bejne qimen tra?
E kupton ti qe i eshte thyer femuri ne kopesht?
Le te dali dikush nga kopeshti dhe te thote si e ka thyer.
 
Nuk eshte vetem ceshtje mireqenie apo keqqeverisjeje o Sol.
Prb eshte qe ne jemi bere kafshe me nj-tj, po nxijme jeten nj-tj.
Ajo edukatorja, mjeket, policet, administrata, jane te gjithe njerezit tane. Vellezerit, motrat, kusherinjte, komshijte, te njohurit tane. Nuk kane rene nga ndonje planet tjeter.
Kjo eshte kalbje e shoqerise qe nga rrenjet.
 
Une pash videon pa kte blurin siper dhe edukatorja nuk i gjuan me shqelm,qe e ka qelluar me vizore po e pranoj,aman dhe mediat e bejn qimen tra,si mund ta thyej direkt kocken ajo?! Perfitime per para.
Femija 3 vjec skupton as me vizore ti biesh,sepse ende konsiderohet bebe.
Kuptoni se me kto lejime "hajt se ska gje" "hajt se e rrahja i ben mire" rrisim pastaj brez te dhunshem?!
Jo me te lesh invalid si rastin ne fjal.
Sdi dmth tmerr fare
 
Mediat e bejne qimen tra?
E kupton ti qe i eshte thyer femuri ne kopesht?
Le te dali dikush nga kopeshti dhe te thote si e ka thyer.
Nga e dim ne qe se kishte te thyer me pare ajo ska patur prblm kush e di?! Si thyhet kemba ashtu direkt me nje te ulur? Plus te thash pash videon pa blurin e bardhe.
 
Femija 3 vjec skupton as me vizore ti biesh,sepse ende konsiderohet bebe.
Kuptoni se me kto lejime "hajt se ska gje" "hajt se e rrahja i ben mire" rrisim pastaj brez te dhunshem?!
Jo me te lesh invalid si rastin ne fjal.
Sdi dmth tmerr fare
Normale qe ka gabuar se as qimen e flokut ska pse tja kapi,por qe se besoj tja ken thyer ato kemben.
 
Ne Shqiperi ndodhin kto.
Keqtrajtojn femi
Keqtrajtojn pleq
Keqtrajtojn grat( ka raste dhe burrat)
Kot nuk thon njeriu Eshte kafsha me e pashpirt ne bote .
Ishalla nuk Eshte ndonje montazh per perfitime leku si thot goca îme ´lart se sinqerisht un ja kisha marr shpirtîn te me ndodhi.
 
Normal qe ja thene kamen, neser kryet ndoshta, sepse edukimin e nenes se zevendeson kurre nje femer me pagese.
Edukojeni, kujdesuni vete more per femijet tuaj, cka po ju vyn paret e puna kur ja dhunojne femijen ja bojne per spital🤨 Dhuna psikologjike ne femijeri dhe mos edukimi i duhur do ta percjell tere jeten e tij sa te jetoj. Dhe nuk eshte rasti i pare qe e lexojme dhe dijme. Po per rastet qe nuk i dijme!!
 
Po duhet te punoj nena,si ta rrisi femijen e vet? A thua ka njeri qef te punoj,te gjithe nga e keqja e bejn se jeta pune eshte🙂
 
Po duhet te punoj nena,si ta rrisi femijen e vet? A thua ka njeri qef te punoj,te gjithe nga e keqja e bejn se jeta pune eshte🙂
Sapo doja ta thoja, se mos i çojm per me dal ne dyqane, i çojm sepse kemi punen, kemi detyrime ndaj femijeve dhe njeri sna i hedh nga qielli leket per ti veshur, ushqyer shendetshem e per ti arsimuar.
 
Prindrit gjithmon luftojn per me te miren e femijve te tyre,te gjithe duan te kalojn kohe me femijet e tyre e sidomos nena🤗
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top