Troftë në verë

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Përbërësit:

• 4 trofta
• 6 lugë verë të kuqe
• 3 thelpinj hudhër
• 1 limon
• majdanoz, vaj ulliri, vaj
• kripë dhe piper i zi mbi peshqit

Përgatitja:

Me thikë i presim troftat nën kokë, ua largojmë lëkurën dhe i rendisim në enën e qelqit rezistuese ndaj zjarrit.

Në një enë e vëmë hudhrën e prerë në copë, majdanozin e grirë, hedhim kripë, piper të zi, verën e kuqe, 150 ml ujë dhe vaj dhe i përziejmë të gjitha.

Këtë marinadë e hedhim mbi troftat në enën rezistuese ndaj zjarrit. Troftat i lëmë në marinadë 30 minuta.

Enën rezistuese ndaj zjarrit e vëmë në furrë. Troftat i ziejmë 1 orë në temperaturë prej 200 gradë.

Pjatën për servim e zbukurojmë me gjethe të sallatës së gjelbër. Në njërën anë të pjatës i rendisim shkallë-shkallë copët e patateve të ziera. Në anën tjetër të pjatës i servojmë troftat në verë në mënyrë spanjolle.

Lëngun e një gjysmë limoni e shtojmë në enën rezistuese ndaj zjarrit, e përziejmë dhe marinadën e hedhim mbi peshqit. Zbukurojmë me degë kopre dhe feta limoni

troft-euml-n-euml-ver-euml-n-euml-m-euml-nyr-euml-spanjolle_hd.jpg
 
Titulli: Troftë në verë

Qe ti hiqet me mire lekura peshkut i behet nje e prere poshte kokes dhe nje para bishtit ;)
 
Titulli: Troftë në verë

Dhe per te qene e shishme shuuume , duhet qe kater troftat te jene troft Valbone . Mjammm

O Pink , mos ma merr per ters nje mini verejtje , thelbit i themi thelb dhe jo thelp !
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top