Tritol linjës së tensionit të lartë Shkodër-Elbasan

elbruna

Anëtar i Respektuar
TIRANE- Persona të panjohur kanë vendosur një sasi eksplozivi në njërën nga shtyllat e linjës se tensionit të lartë 220 kilovolt Shkodër-Elbasan.

Policia thotë se eksplozivi, i llojit tritol, ishte vendosur gjatë natës në shtyllën 220 kilovoteshe që ndodhet afër fshatit Prezë të Tiranës.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes informon se shpërthimi ndodhi rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të hënës.
Sipas policisë nga shpërthimi është dëmtuar njëra anë e shtyllës, e gjatë 8 metra.

Ekspertë të policisë së Tiranës dhe të skuadrës së antiterrorit kane mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet procedurale. Nga shpërthimi nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa raportohen se janë thyer xhamat e dritareve në banesat përreth zonës. TVNews24 meson se shperthimi eshte dëgjuar edhe në Fushë- Krujë.

Ndërkohë specialistët e Korportës Elektroenergjitike Shqiptare, (KESH) janë angazhuar për riparimin e shtyllës së tensionit të lartë që ka mbetur e dëmtuar. OSSH informon se nga shpërthimi janë dëmtuar elemente të shtyllës, por nuk ka probleme në furnizimin me energji elektrike.

Disa banorë të zonës janë shoqëruar si të dyshuar për vendosjen e sasisë së tritolit në shtyllën e tensionit te larte.
Balkanweb.com
 
Titulli: Tritol linjës së tensionit të lartë Shkodër-Elbasan

Sa injorance ka ne Shqiperi si nuk ju vjen turp idiotove qe e bene
 
Titulli: Tritol linjës së tensionit të lartë Shkodër-Elbasan

Ku ka turp ketu ,, ketu dine te sillen njerezit si shpellare dhe ankohen per qeverite pastaj, ktu nuk eshte populli ne rregull,,,,,,
 
Titulli: Tritol linjës së tensionit të lartë Shkodër-Elbasan

E vene tritolin pa frike tani se ska denime te renda per fajtoret.Keta lloj robesh nuk dine cbejne;inatin e gomarit ja nxjerrin samarit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top