Treni përplas për vdekje dy motra

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Treni i linjës Tiranë- Durrës ka përplasur sot në orët e para të mëngjesit dy gra të cilat po ecnin mbi shina. Mësohet se gratë ishin motra, dhe njëra prej tyre, Mide Ferra, 74 vjeçe ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërkohë që e plagosur rëndë ka ngelur 70 vjeçarja Hume Trenova, e cila më vonë ka humbur jeten ne spital. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje. Policia ka shkuar në vendngjarje, ndërkohë që ka shoqëruar në polici edhe mashinistin i cili pritet të japë detaje.
Nuk është hera e parë që treni bëhet shkak për vdekjen e personave. Shumicën e herëve është pakujdesia e njerëzve që çon në aksidente vdekjeprurëse. Shekulli
 
aman dhe ato plakat, skan rruge tjeter per te ecur? tek shinat e trenit? ato dhe e dine shum me mire se ne kete rregull numer njesh, " qe nuk ecet neper shinat e trenit" aq me teper qe e kishin dhe shpine aty. pastaj si plaka qe ishin qe degjonin a sdegjonin nga veshet..........
 
Treni i Tiranës përplas për vdekje dy motra të moshuara

Më e moshuara vdiq në vend, tjetra në Spitalin Ushtarak​

Treni i pasagjerëve i linjës Tiranë-Durrës ka aksidentuar për vdekje, dje në mëngjes, dy motra të moshuara. Makinisti nuk ka mundur të shmangë përplasjen e dy grave, të cilat po ecnin sipër shinave të trenit, në afërsi të uzinës "Dinamo e Re". Njëra nga motrat e shtypura nga treni ka vdekur në vend, ndërsa tjetra ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak, ku është dërguar në gjendje të rëndë. Aksidenti i rëndë është shënuar në afërsi të uzinës "Dinamo e Re", kur dy gratë po ecnin në shinat e trenit. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, që ka shoqëruar makinistin, Edmond Hajrullai, ndërkohë që kanë nisur hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Burimet zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se në orën 08:40, në hekurudhën Tiranë-Durrës, në afërsi të uzinës "Dinamo e Re", ka ndodhur një aksident i rëndë hekurudhor, me pasojë vdekjen e shtetaseve, Mide Ferra, 75 vjeçe dhe motrës së saj, Hume Drenova, 70 vjeçe, lindur në Dibër dhe banuese në Durrës. "Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 3, duke ndërhyrë për t‘u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarave. Në këtë aksident, Mide Ferra gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa Hume Drenova, si pasojë e dëmtimeve të shumta, me gjithë ndihmën mjekësore të dhënë nuk mundi të jetonte dhe gjeti vdekjen në Spitalin Ushtarak Tiranë", deklaroi policia. Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes, dy gratë kanë qenë duke ecur me drejtim në dalje të Tiranës. Makinisti i ka vënë re ato shumë vonë, por menjëherë ka sinjalizuar, me qëllim që ato të largohen nga shinat. Megjithatë, dëshmitarët tregojnë se ato nuk kanë lëvizur nga vendi, duke vazhduar rrugën e tyre. Vetëm kur treni është afruar shumë pranë tyre, ato kanë kthyer kokën, por ka qenë shumë vonë. Në pamundësi për të ndaluar, treni i ka përplasur ato, duke i hedhur jashtë shinave. Pak më tutje, treni është ndalur plotësisht dhe dëshmitarët janë afruar për t‘u dhënë ndihmën e parë të dëmtuarave. Megjithatë, njëra prej tyre ka ndërruar jetë në vend, ndërsa tjetra ende jetonte. Për këtë, ajo është nisur drejt spitalit, por nuk ka mundur të jetojë gjatë. Me të mbërritur në spital, me gjithë ndërhyrjen e mjekëve, ka ndërruar jetë. Policia tha se pasi ka marrë në pyetje dëshmitarët e vendit të ngjarjes, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hekurudhave është bërë shoqërimi i makinistit të trenit, Edmond Hajrullai, 47 vjeç, për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes. Ai ka treguar për policinë se çfarë kishte ndodhur, duke detajuar momentin e ngjarjes.

Gazeta Shqip​
 
nuk eshte hera e pare qe ndodhin aksidente te tilla,shume gjynah!!!po dhe ato te moshuara se ku shkojn!?
 
Kur shoh sistemin e sikureces se shinave te trenit ne shqiperi esht me verte me u tmeru se si nuk egziston anje barre kalimi apo senjal apo asgje prej gjeje e normal qe ndohin keto gjera e sa kan ndohur te tjera ku makinat kan ngelur para trenit etj etj , po thuaj shyqyr qe ne shqiperi ska trena te shpejt se ndryshe do ishin mbaruar njerzit ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top