Treni hyri përsëri në kryeqytet

Vladimir Shyti
foto-letra.jpg
Rilindje në kohë edhe për hekurudhën shqiptare. Jehona e sirenës së lokomotivës përshkoi çdo rrugë e rrugicë, dritare e shesh të qytetit, duke humbur tutje nga mali Dajtit. Tashmë nuk është më asgjë e largët për atë ndërmarje të sfilituar, të përzënë, të përndjekur, të tërhequr zvarrë ndër vite, ku drita do të shkëlqejë mbi linjat hekurudhore. Të mbytur në zjarrmi, me një vrull të verbër, me pasion përherë e më shumë fanatik, qeveria e shkuar çau rrugë me goditje varreje edhe asnjëherë të vetme s'tregoi sadopak vëmendje për të. Dhe më e keqja, më e papranueshme, misterioze ishte heqja e stacionit të trenit nga kryeqyeti, ku i humbi buxhetit të shtetit rreth 35 milionë lekë deri më sot, kur treni hyri sërish në Tiranë.

Punë ka ende për të bërë, por drita jeshile u ndez. Qeveria Rama-Meta nuk mbetën ëndrrimtarë. Ata e mësuan shpejt realitetin hekurudhor. Ditën të gjejnë njerzit e duhur, të ardhura nga sferat e larta, qofshin edhe të ulta për t’i vënë në krye të punës, ku edhe solli shpresë në rilindjen e hekurudhës.

Treni hyri në stacionin provizor të Kasharit, por që së shpejti do të hyjë më në thellësi të kryeqytetit pas ndërtimit të terminalit në rang europian. Stacioni është i lidhur me autobuzët e linjave urbane, ku shërbimi do të jetë i shpejtë dhe me kulturë. Treni është komod dhe me klas, ka një shpejtësi maksimale deri në 55km/në orë dhe do e përshkojë Kashar-Durrës për dyzet e dy minuta. Për këtë lëvizje është për t’u lavdërur puna e drejtorisë së degës të udhëtarit dhe drejtuesit e saj të përkushtuar.

Trenat janë shpeshtuar, plot shtatë udhëtime nga Kashari-Durrës dhe anasjelltas. Biletat janë mjaft të kënaqshme për masën e gjerë popullore dhe është vendosur çmimi 70 lekë. Për pensionistët është 60 lekë dhe për studentët aboneja kushton vetëm 500 lekë.

Puna po vazhdon edhe në linjat e tjera hekurudhore. Po merren masa për rikonstruktimin e linjës Librazhd-Përrenjas dhe pritet së shpejti lëvizja e trenit në atë zonë. Janë hartuar shumë plane e studime, ku e ardhmja e hekurudhës shqiptare duket e ndritur. Kjo u vu re qartë edhe në fjalën e z. Ilir Meta në përurimin e stacionit të Kasharit. Mjaft më me nostalgji. Ky vrull i mrekullueshëm po arrin një forcë të jashtëzakonshme qartësie dhe shpresëdhënëse.
/Shekulli
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

Ne me vite po mundohemi ta heqim hekurudhen dhe trenin nga qyteti, keta gezohen qe u rikthye treni ne kryeqytet???!?!?!?
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

Shume mire,por ama Kashar ne mos gaboj,eshte goxha large.
Pra udhtaret e trenit,u duhet te paguajne dhe nje bilete autobuzi per te vajtur ne Kashar.
Dhe shpejtesia len per te deshiruar,rrangallike bezdisese.
Do ishte ndoshta me mire te mundoheshin te merrnin ndonje financim nga Evropa per nje tren elektrik me te shpejte te pakten sa gjysma e shpejtesise se ketij.
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

Nuk e keni idene se sa pengese ben treni ne qytet! Po te kishte metro, atehere gjithcka do ishte ne rregull. Tek ne cdo vit ka viktima nga treni....
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

po pra u bo dy dite qe na pershendet nga 3 here dita :p
sot edhe ja bera me dore :p..ja ky ishte ..kodoshi ka dale e ne foto pale :p
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

po pra u bo dy dite qe na pershendet nga 3 here dita :p
sot edhe ja bera me dore :p..ja ky ishte ..kodoshi ka dale e ne foto pale :p

Ueee a treni paska qene.
Une thashe mos po kalonin avionet siper shtepise sime lol
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

o Nick...ishte vazhdimi i avatarit tat me duket lol
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

Se di a duhet te gezohem apo trishtohem qe paska hy treni ne shekullin e 21 ne TR :D
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

Wow ç'me solli ca kujtime nga femijeria ky lajmi, kur e beja rrugen Tr-Fr me tren, per te vizituar gjysherit. Mua per vete me pelqejne shume udhetimet me tren. :)
 
Titulli: Treni hyri përsëri në kryeqytet

une udhetimin me te gjate me tren kam bere tirane - durres lol
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top