Trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë

Arfenilla

Themelues i Forumit
55moda.jpg



Disa prej trendëve të adhuruara nga femrat, kur është në pyetje bukuria, në të vërtetë mund të jenë fare jotërheqëse për meshkujt. Zbulojeni çfarë dukje adhuron gjinia e bukur e që gjinia tjetër në fakt e urren.



Shtresa e fortë e pudrës

Pudra në një shtresë prej disa milimetrave nuk është fare tërheqëse, thotë redaktori i revistës së meshkujve “Maxim”, Nik Leftli, duke shtuar se asnjë prej meshkujve nuk do të dëshironte që ta puthte një femër në faqe dhe shtresa e fortë e pudrës t’i mbetet në buzë.

Meshkujt kanë deklaruar se më me dëshirë do të dilnin me një femër me dukje krejt natyrale, sesa me një femër e cila në fytyrën e saj do të kishte disa nuanca të ndryshme të pudrës.



Balluket e mëdha

Balluket e mëdha, të cilat në majën e kokës janë shndërruar në një trend të vërtetë, pasi i kishin përdorur personalitetet e njohura si Gven Stefani, është zbuluar se te meshkujt nuk janë fare tërheqëse.

Nuk mundem ta kuptoj se si dikush do t’i lejonte vetes që kokën ta shndërrojë në diçka aq të madhe, ka theksuar Henri Belanxher, redaktor i portalit për meshkuj “The Good Men Project”.



Buzëkuqi i theksuar

Edhe pse stilistët sugjerojnë buzëkuq me ngjyra të ndezura, si njëri ndër trendët e kësaj vere, meshkujt mendojnë diçka krejt më ndryshe. Shumica prej tyre kanë theksuar se këto ngjyra, të ndezura, i habisin dhe se janë mësuar në ngjyra më neutrale dhe më të buta.



Vetullat e trasha

Në bazë të përgjigjeve të të anketuarve, vetullat shumë të trasha meshkujve u japin bindjen se në mënyrë natyrale keni shumë qime dhe se kjo është njëra nga arsyet pse ata nuk ju pëlqejnë.

Vetullat e trasha, sipas një nga të anketuarit, të japin përshtypjen se dukeni si Robin Villiams.



Hija për sy

“Nuk mundem ta kuptoj se si hija për sy e ngjyrave të neonit kthehet në trendë çdo sezon. Pa marrë parasysh se çfarë përshtypje një grua dëshiron të lërë te një mashkull, mua kjo më duket e tepërt”, tha redaktori i portalit “Maxim”.



Faqet e kuqe

Shumica e meshkujve kanë deklaruar se nuk i adhurojnë faqet e kuqe dhe konsiderojnë se e kuqja është e mirë vetëm për të moshuarat dhe gjyshet. Ata kanë theksuar se e pëlqejnë grimin i cili nuk mund të vërehet se është aty fare, por që dhuron një dukje krejt natyrale.



Lapsi i trashë për buzë

Vija e trashë në buzë, si ajo që kishte përdorur ish-gruaja e reperit Eminem, Kim Meders, te meshkujt nuk shihet fare tërheqëse.

“Kur vërej një grua me një vijë të trashë të vizatuar rreth buzëve, pyes veten time nëse është një pjesë e ndonjë grupi apo një rituali”, thekson redaktori i revistës për meshkuj “Maxim”.
 
Titulli: Trendët për bukurinë që adhurojnë femrat, përderisa meshkujt i urrejnë

Shtresa e fortë e pudrës

Pudra në një shtresë prej disa milimetrave nuk është fare tërheqëse, thotë redaktori i revistës së meshkujve “Maxim”, Nik Leftli, duke shtuar se asnjë prej meshkujve nuk do të dëshironte që ta puthte një femër në faqe dhe shtresa e fortë e pudrës t’i mbetet në buzë.

Meshkujt kanë deklaruar se më me dëshirë do të dilnin me një femër me dukje krejt natyrale, sesa me një femër e cila në fytyrën e saj do të kishte disa nuanca të ndryshme të pudrës.


Jam plotsisht dakort me kte shkrim skam ci shtoj tjeter pasi dhe vet femra duhet te jet e vedijshme qe pudri i tepert ne fytyr esht ekzagjerim sesa e ben ate te duket me e bukur..
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top