Tren i shpejtë nga Shqipëria/ BE merr rekomandimin për rrjetin e trenave, përfshihet edhe Kosova

Tren i shpejtë nga Shqipëria/ BE merr rekomandimin për rrjetin e trenave, përfshihet edhe Kosova
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Instituti i Vjenës për studime ekonomike ndërkombëtare i ka rekomanduar Bashkimit Europian ndërtimin e një rrjeti linjash hekurudhore të shpejtësisë së madhe dhe në të parashikohet edhe përfshirja e Shqipërisë dhe Kosovës. Ky institute, një organizatë e pavarur jofitimprurëse ka bërë studime për tregjet dhe ekonominë e vendeve të BE dhe të kandidatëve për anëtarësim në union. Instituti kërkon që bashkimi europian të nisë të investojë në ndërtimin e një rrjeti hekurudhor të shpejtësisë së lartë nga 250 deri në 300 kilometra në orë që të lidhë metropolet si Berlini dhe Parisi edhe më vendet e Ballkanit, si Shqipëria apo Kosova. Linja që propozohet të prekë Shqipërinë do të nisë në Berlin, Çekia, Austria, Kroacia, Bosnja, Mal i Zi, Shqipëri, Kosovë, Bullgari, Serbi, Rumani, Hungari. Një degëzim i kësaj linje propozohet të shtrihet nga Sofja, në Maqedoni, pastaj nga Greqia deri në Qipro.
topchanel
 
Vend pa trena vec ne jemi ne planet , dhe ne Mozambik ka ??
 
Trena kena, por jane çaf çufat e xhaxhit. Disa linja jane akoma aktive per pasagjer, por me shume aktiv jane trenat e mallrave.

Ky projekti BE ishalla na kap gjalle deri sa te realizohet.
 
Trena kena, por jane çaf çufat e xhaxhit. Disa linja jane akoma aktive per pasagjer, por me shume aktiv jane trenat e mallrave.

Ky projekti BE ishalla na kap gjalle deri sa te realizohet.

Trena pa xhama ??
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top