Tregu, kjo është koha për t’u bërë me shtëpi

Emirjon Senja

Nëse do të kërkonit për momentin më të mirë për t’u bërë më shtëpi, ky mund të ishte më i përshtatshmi. Janë një serë faktorësh që e bëjnë këtë një ndër momentet më të përshtatshme për të investuar në blerjen e një apartamenti për ata që e kanë planifikuar. اmimi apartamenteve po rritet me ritme shumë të ngadalta, madje rritja është e pakonsiderueshme sipas Bankës së Shqipërisë. Që prej fillimit të vitit, indeksi i rritjes sipas BSH-së është minimal, ndërkohë që gjenden edhe mundësi financimi të përshtatshme nga bankat, sidomos në kushtet aktuale, kur norma e interesit për lekun është në nivelet minimale historike. Euro nga ana tjetër, ka pësuar luhatje të forta duke renë nën 138.5 lekë, kursi më i ulët i që prej fillimit të këtij viti.
money-saving-tips.jpg

Kompanitë e ndërtimit ndërkohë janë duke vuajtur mungesë likuiditetesh për shkak të mospagesave nga qeveria, ç’ka i bën ato më të prirura për të ofruar çmime më të lira se zakonisht.

Sipas raportit të Stabilitetit Financiar të Bankës së Shqipërisë, çmimi i banesave ka pësuar një rritje prej 1.6 për qind që prej fillimit të viti, e cila është tepër e ngadaltë krahasuar me periudhat e mëparshme. “Ecuria e tregut të pasurive të paluajtshme vlerësohet me anë të indekseve të çmimit të banesave dhe të qirasë, të cilët janë tregues përafrues të llogaritur për zonën e kryeqytetit. Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, Indeksi i اmimit të Banesave ka pasur një rritje prej 1.6 për qind mbi bazë vjetore, por në krahasim me periudhat paraardhëse kjo rritje paraqitet me ritme të ngadalësuara. Ky indeks shpreh një rënie të lehtë prej 1.3 për qind në krahasim me tremujorin e parë

të vitit 2011, pas dy tremujorësh rritës të tij”, -- shpjegon Banka e Shqipërisë.

Raporti shpjegon se sektori i ndërtimit vijon të vuajë pasojat e krizës duke qëndruar në kuota të ulta rritjeje për disa tre mujorë rresht. “Vëllimi i shifrës së afarizmit për sektorin e ndërtimit paraqitet i përmirësuar, pra me një rritje me 9 për qind për tremujorin e parë të vitit, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sidoqoftë, vërehet një rënie e ndjeshme prej 26.4 për qind për këtë vëllim, në krahasim me tremujorin e mëparshëm, pra me fundin e vitit 2010”, -- vijon raporti.

E njëjta ecuri pasqyrohet edhe në vrojtimin e Biznesit të Bankës së Shqipërisë për tremujorin e tretë të këtij viti. Treguesi i besimit në këtë sektor, mësohet të jetë përmirësuar disi por vijon të mbetet thellësisht negative në raport me mesataren e përgjithshme. “Situata e prodhimit në sektorin e ndërtimit vijon të vlerësohet negativisht dhe pothuajse në të njëjtin nivel si në tremujorin e dytë të vitit 2011. Niveli aktual i Treguesi i Besimit në Ndërtim është shumë i ulët në krahasim me mesataren e tij afatgjatë. Ai qëndron rreth 12.8 pikë përqindjeje poshtë saj”, -- shpjegohet në raport. Për këtë arsye, kompanitë e ndërtimit janë disi më të prirura të ofrojnë çmime të pranueshme krahasuar me periudhat e mëparshme.



Normat mesatare të interesit për lekun (Shtator 2011)

Interesat më të leverdisshëm janë për kredi me afat më të gjatë se 5 vjet sipas raportimeve të Bankës së Shqipërisë. Raporti bëhet sipas interesave mesatare për secilën monedhë për çdo muaj

Deri 6 muaj 11.57 %

6 muaj deri 1 vit 11.38 %

1 deri 3 vjet 13.86 %

3 deri 5 vjet 14.08 %

Mbi 5 vjet 9.65 %



Qytetarët preferojnë qiranë


Në pamundësi për të blerë një apartament të tyrin, një pjesë e mirë e qytetarëve zgjedhin të jetojnë me qira deri në mundësimin e kushteve për të investuar në këtë drejtim. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, çmimet e qirasë që prej fillimit të vitit kanë pësuar një rritje të lehtë, e cila më së shumti vjen për shkak të prirjes për të ndenjur më shumë me qira se sa për të blerë një apartament. “Zhvillimet më të fundit në tregun e banesave tregojnë se çmimet e shitjes së tyre vijojnë të mbeten më të larta krahasuar me marrjen me qira të tyre, sipas analizës së raportit të indeksit të çmimit ndaj qirasë”, -- citohet në pjesën për çmimet e qirave në raportin e Bankës së Shqipërisë për Politikën Monetare në tre mujorin e tretë 2011.

Treguesit e tregut, por edhe vlerësimet e agjentëve imobiliare tregojnë se tani është koha më e mirë për të investuar në blerjen e një apartamenti. Një vlerësim i tillë vlen për ata që kanë të ardhura të sigurta. Ndërkohë, rrezikojnë më tepër ata që nuk kanë një vend pune të qëndrueshëm apo nuk ndjehen të sigurtë aty ku punojnë nëse marrin një kredi në këtë periudhë. Kriza ka bërë që një numër i madh biznesesh të shkurtojnë vende pune apo të përballen me vonesa në pagesat e punonjësve. Në këto kushte, një kredi do të ishte një barrë më tepër, përkundrejt shpenzimeve të përditshme.shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top