Iron_Leon
شيطان בעל זבוב
Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht, duke i thyer nofullën një shtetasi grek, simpatizant i partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”. Arsyeja e përleshjes ka qenë një koment i të riut grek kundër shqiptarëve në “Facebook”. Ai kishte shkruar: “Do t’i vras shqiptarët”. Komenti i tij ishte shkruar në murin e profilit të “Facebook”-ut të “Agimit të Artë”. Lajmi është publikuar në agjencinë greke “I Neës”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras. Shqiptarët e kanë parë të riun grek në rrugë dhe e kanë njohur nga fotoja e tij në “Facebook”.
Ata e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur: “Ti je ai që do vrasësh shqiptarët?”
Më pas ata e kanë rrahur të riun grek dhe janë larguar. Greku ka përfunduar në spital me nofullën të thyer dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Familjarët e tij janë drejtuar menjëherë në rajonin e policisë për të bërë denoncimin, raporton GSH.
Autoritetet greke i kanë identifikuar shqiptarët nëpërmjet fotove dhe kanë zbuluar se njëri prej tyre ishte me precedentë penalë, pasi më parë ishte përfshirë në një tjetër konflikt. اështja ka kaluar në Prokurori, por i riu shqiptar që akuzohet se ka kryer agresionin po hetohet në gjendje të lirë, pasi është në moshë të mitur, shkruhet në GSH.