Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë''

Iron_Leon

شيطان בעל זבוב
Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht, duke i thyer nofullën një shtetasi grek, simpatizant i partisë neonaziste greke “Agimi i Artë”. Arsyeja e përleshjes ka qenë një koment i të riut grek kundër shqiptarëve në “Facebook”. Ai kishte shkruar: “Do t’i vras shqiptarët”. Komenti i tij ishte shkruar në murin e profilit të “Facebook”-ut të “Agimit të Artë”. Lajmi është publikuar në agjencinë greke “I Neës”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Patras. Shqiptarët e kanë parë të riun grek në rrugë dhe e kanë njohur nga fotoja e tij në “Facebook”.

Ata e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur: “Ti je ai që do vrasësh shqiptarët?”

Më pas ata e kanë rrahur të riun grek dhe janë larguar. Greku ka përfunduar në spital me nofullën të thyer dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Familjarët e tij janë drejtuar menjëherë në rajonin e policisë për të bërë denoncimin, raporton GSH.

Autoritetet greke i kanë identifikuar shqiptarët nëpërmjet fotove dhe kanë zbuluar se njëri prej tyre ishte me precedentë penalë, pasi më parë ishte përfshirë në një tjetër konflikt. اështja ka kaluar në Prokurori, por i riu shqiptar që akuzohet se ka kryer agresionin po hetohet në gjendje të lirë, pasi është në moshë të mitur, shkruhet në GSH.
 
Titulli: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë

Mir kan ber , nje lekesion i kan dhen qe te mesoj te shkruaj her tjeter .... :D :D
 
Titulli: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë

Eh ju lumte dora
 
Titulli: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë

Shqiptarët e kanë parë të riun grek në rrugë dhe e kanë njohur nga fotoja e tij në “Facebook”.

Ata e kanë ndaluar dhe e kanë pyetur: “Ti je ai që do vrasësh shqiptarët?”

Nuk mendoje se cunat kan vepruar mire. Duhet te mesohemi njehere e pergjithmon qe veprimet tona ti orientojme ne menyre institucionale duke fuqizuar veprimet shtetrore. Kam pershtypjen se ne kurre s'na kan munguar veprimet individuale por gjithmon e kemi pare se ato kan bere me shume deme se sa dobi. Te vepruarit e shtetit permes institucioneve dhe permes fuqizimit te institucioneve shtetrore na kan munguar gjithnje dhe jam i mendimit se duhet te oriantohemi ne drejtim te fuqizimit te kesaj menyre te te vepruarit.
 
Titulli: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë

Nuk do thoja qe kane bere mire megjithe se e meritojne por duhet te kujtojme se gjysme miljone shqiptare jetojne ne greqi dhe po te indetifikohen si anetare te AK-s ose vetevendosjes te njejtin fat do kene keshtu qe nuk eshte mire
 
Titulli: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë

Koka ben koka peson.
Kohet e fundit kane ardhur shume greke emigrant ketej . Dhe shpesh behen bashke dhe me rroba pune rrine deri vone duke bere muhabet per te kaluar kohen , se skane shume shoqeri , nga nje ane me dhimbsen se me kujtojne veten time kur isha rrefugjat ne fillim. por nga nje ane mire e kane se mesojne se cfare do te thote emigrimi.
 
Pe: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë''

Bashkohem me mendimin e Kitrres...
 
Titulli: Tre shtetas shqiptarë kanë rrahur barbarisht simpatizantin e ''Agimi i Artë

Nuk jam per dhunen. Bejeni pyetjen ndryshe si do ndiheshit te ishin rrahur 3 shqiptare, kjo jo se nuk ka ndodhur por sigurisht qe nuk do na vinte mire. Nuk zgjidhet gje me forcen.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top