Këto ditë janë zbuluar në mënyrë dramatike disa tipare të shtetit të Edi Ramës, që nxjerrin një portret krejt tjetër nga ai që ka britur me të madhe në këto 8 vite.
Kjo ngjarje flet shumë për rënie, për shkrehje totale të shtetit. Ata policë në Lezhë kanë në mendje idene se mund ta bëjnë atë lloj shkelje brutale të ligjit, se nuk u thotë kush gjë.
Më e rënda, tipari më i errët i këtij mos-shteti të Ramës, nxori krye dje pasdite e vijon edhe në këto orë. Një zjarr i madh ka rënë në një qendër tregtare në hyrje të Tiranës. Askush, asnjë autoritet nuk reagon, nuk bën transparencë, teksa përmasat tragjike aty mund të jenë të mëdha pasi familjarët e personave që nuk gjenden thonë se kanë humbur konktaktet prej dje.
Ata dolën para kamerave dhe akuzuan se zjarrfikësit janë pa mjete, dhe se në vatrën që vijon të nxjerrë tym edhe pas 20 orësh, nuk ka mbërritur njeri.
Kjo ngjarje e trishtë nuk flet aspak për shtet.
Ndoshta me të mbërritur në Rinas pasi ka bredhur Anadollin për të gjetur vaksina, Rama do ti mbledhë rrypat e do ta ringrejë superstrukturën. Por ajo është thjesht propagandë. Se çfarë ngjet në realitet, e tregojnë këto tre ngjarje.
/Mapo.al