Tre ngjarje që tregojnë mos-shtetin e Ramës

Rama-3.jpg



Këto ditë janë zbuluar në mënyrë dramatike disa tipare të shtetit të Edi Ramës, që nxjerrin një portret krejt tjetër nga ai që ka britur me të madhe në këto 8 vite.
lg.php
Me 14 mars, në Elbasan u pa se përpos superstrukturave, polici, forca operacionale dhe gardë, në shpurën shoqëruese u shfaqen edhe ca tipa me tuta e kapele fort të nevrikosur prej thirrjeve “Rama Ik”, që i hynë në dru mbështetësve të PD, mu në mes të ditës para qindra kamerave dhe funksionarëve.
lg.php
Në atë një orë, e pak më vonë, doli se nuk ekziston shteti i Ramës por format më primitive dhe më të këqia të tij, një përzierje e politikës me policinë dhe banditët.
lg.php
Dje, sikur të qe ndonjë nga republikat famëkeqe ku shtet nuk ka, njerëzit panë se si në aksin kryesor kombëtar të Lezhës kish shpërthyer një dafrungë e madhe e një njësie policore, për shkak se shefja me uniformë gëzonte ditëlindjen. Dhe ja kërcitën ata me armë me breshëri në ajri, faqe dhjetra qytetarëve që kalonin aty me makinë. Qejf i madh. Duhet vetëm të përfytyrojmë se sa alkohol është derdhur gurmazeve të atyre uniformave blu gjatë orarit të shërbimit për të mbërritur deri tek zbrazja e fishekëve.

Kjo ngjarje flet shumë për rënie, për shkrehje totale të shtetit. Ata policë në Lezhë kanë në mendje idene se mund ta bëjnë atë lloj shkelje brutale të ligjit, se nuk u thotë kush gjë.

Më e rënda, tipari më i errët i këtij mos-shteti të Ramës, nxori krye dje pasdite e vijon edhe në këto orë. Një zjarr i madh ka rënë në një qendër tregtare në hyrje të Tiranës. Askush, asnjë autoritet nuk reagon, nuk bën transparencë, teksa përmasat tragjike aty mund të jenë të mëdha pasi familjarët e personave që nuk gjenden thonë se kanë humbur konktaktet prej dje.
Ata dolën para kamerave dhe akuzuan se zjarrfikësit janë pa mjete, dhe se në vatrën që vijon të nxjerrë tym edhe pas 20 orësh, nuk ka mbërritur njeri.

Kjo ngjarje e trishtë nuk flet aspak për shtet.
Ndoshta me të mbërritur në Rinas pasi ka bredhur Anadollin për të gjetur vaksina, Rama do ti mbledhë rrypat e do ta ringrejë superstrukturën. Por ajo është thjesht propagandë. Se çfarë ngjet në realitet, e tregojnë këto tre ngjarje.

/Mapo.al
 

Attachments

  • Rama-3.jpg
    Rama-3.jpg
    78.5 KB · Shikime: 0
  • Rama-3.jpg
    Rama-3.jpg
    78.5 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top