Trashegimetaret e Jackson “rrembejne” gjithcka

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Motra e Michael Jackson, LaToya ka marre ne zoterim hard diskun kompjuterik i cili permbante disa kenge te regjistruara nga Mbreti i Popit bashke me disa artiste te tjere te famshem si Ne-Yo, Will.i.am dhe Black Eyed Peas.

Sipas disa te afermve te ish kengetarit behet fjale per qindra kenge te regjistruara mes te cilave edhe disa te viteve ‘80 te papublikuara me pare.

Pas vdekjes se kengetarit hard disqet ndodheshin ne banesen e marre me qera nga Jackson ne Himby Hills ne Kaliforni. Sipas menaxherit te kengetarit, Frank DiLeo, LaToya dhe disa pjestare dhe te aferm te tjere te popstarit kane ngarkuar disa furgone dhe kane marre me vete gjithcka , madje edhe objekte per te cilat Michael nuk ishte pronar por qe i posedonte shtepia ku ai ishte vendosur me qera.

“Mendonin se Michael ishte pronar i gjithckaje ne ate shtepi dhe kane marre me vete edhe mobiljet e shtepise se marre me qera prej tij. Keta jane personat qe do te perkujdesen per pasurine e tij?”, thote nje nenpunes i shoqerise e cila i kishte gjetur shtepine me qera Michael.

Nderkohe ne lidhje me ekzistencen ose jo te kengeve te papublikuara as Ne-Yo, as Will.i.am dhe as Black Eyed Peas nuk jane prononcuar per to.
*tch*
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top