Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Transparency International: Shqipëria, vend me nivel të lartë korrupsioni

Shiko fotografinë 1781846

Shëndetësia, transporti, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja dhe energjia janë sektorët kryesorë të ekonomisë shqiptare, që sipas raportit të Transparency International dhe Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, janë të prekur nga korrupsioni i nivelit të lartë, ose politik.

Raporti thotë se sidomos në 8 vitet e fundit procesi i privatizimit të shërbimeve dhe pronës publike ka qenë i zhytur në korrupsion dhe keqadministruar përmes kontratave nga të cilat kanë përfituar kontraktorët privatë në dëm të interesit publik. Problem tjetër, po në këtë periudhë, studimi gjen kontratat e klasifikuara si sekret.

“Në tetë vitet e fundit, procedurat e tenderimit të mbyllura dhe kontratat e klasifikuara janë bërë problem gjithnjë e më i madh, pasi ato paraqesin risqe të konsiderueshme korrupsioni. Kështu është rasti i kontratës ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Bankers Petroleum Ltd., që është konfidenciale për shkak të një marrëveshjeje të ndërsjellë mes palëve. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se qeveria nuk ka kërkuar llogari nga kompania për akuzat për evazion fiskal dhe shkatërrim të pronës publike”, thuhet në raport.

TI dhe IDM thotë se veç pranisë së korrupsionit në radhët e politikanëve që ushtrojnë funksionet publike, politizimi i institucioneve rregullatore dhe kontrolluese lehtëson skemat e dyshimta.

“Një institucion i tillë rregullator është Komisioni i Prokurimit Publik. Pesë anëtarët e Komisionit, institucioni i ngarkuar me shqyrtimin e ankesave në lidhje me procedurat e prokurimit, propozohen nga Kryeministri dhe emërohen nga Kuvendi. Për më tepër, procedurat e përzgjedhjes miratohen nga Këshilli i Ministrave. Në mënyrë të ngjashme, emërimi i drejtorit të përgjithshëm dhe rekrutimi i personelit të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore nuk rregullohen nëpërmjet Ligjit për Nëpunësin Civil. Drejtori i cili është emëruar nga ministri përgjegjës për politikën energjetike, punëson personelin e agjencisë. Agjencia është organi kryesor që mbikëqyr shfrytëzimin e burimeve natyrore, duke përfshirë minierat, hidrokarburet dhe energjinë”, vërehet në studim.

Studimi vëren se Shqipëria nuk ka mekanizëm të qartë transparence për propozimet e ndryshimeve ligjore, veçanërisht ato në fushën e taksave. Raporti thekson se politizimi i këtyre institucioneve të rëndësishme çon në moszbatim ose zbatim të njëanshëm të dispozitave ligjore, duke nxitur kështu vjedhjen e pronës dhe kapitalit publik, pasurimin e paligjshëm të nëpunësve publikë dhe të monopoleve të biznesit, në të cilat mund të përfshihen ish zyrtarë të qeverisë, ose zyrtarë në detyrë.

/BM
 
he se shpifin keta nga qe e kan zili shqiperine :P
 
kur pash shqiperia me nivel te larte,ne sekond thash,ja te shoh ne cfare...kur takk korrupsioni ahahahhahahahahahaha
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back