Transparenca dhe financimet e Fushatës Elektorale ???

Të gjithë, këto ditë jemi dëshmitarë të një fushate elektorale, e cila po na mban pezull, në mediat vizive dhe të shkruara, në rrugë e kudo.
Ajo që hasim çdo ditë është një marketing i dhunshëm, që sigurisht kushton para. Fushata në qytete, e fshatra, që për herë të parë i shohin politikanët prej së gjalli, të dalin nga katrorët e televizorëve, duke premtuar, duke ofruar, për t'u rrëmbyer të vetmen gjë që kanë në dorë, votën...


Koncerte, me këngëtarë të famshëm, të cilët paguhen 40 mijë lekë në ditë( duhet theksuar akoma, të reja), me kushtin që të mos këndojnë për "armikun". Të mbështetura fort prej dhjetra e dhjetra autobuzëve me militantë apo simpatizantë nga e gjithë Shqipëria, të cilëve u premtohet pafund.
Të mbështetur nga punonjësit e administratës publike apo shtetërore, të detyruar për të marrë pjesë nëpër mitingje, për të mos rrezikuar vendin e punës. Studente, nxënës, apo me keq fëmijë të përdorur në fushata dhe mitingje, që dëgjojnë gjuhën e rëndë, të ashpër dhe jashtë etike, të elitës politike. Postera, pankarta, bluza, kapele, flamuj, fletë-palosje, reklama, publicitet, makina me simbole partiake, të cilat policia e shtetit heziton t'u dalë para. Në krahun tjetër, njerëz që rendin për të arritur normën e bareve të "konkuistuara", që arrijnë dhe në eksreme si në rastin e Qerretit. Kandidatë të rinj, që kërkojnë mbështetje duke premtuar vende pune, duke premtuar korrupsion.
Dhe te gjitha këto përkthehen në kosto, që askush nuk e di nga e kanë burimin...e deri në çfarë shifrash arrijnë !
Të gjitha këto para, për të na hipnotizuar, që mqs Bota nuk e lejon më vjedhjen e votave, të na e marrin me anë të joshjes.


Një pyetje e thjeshtë më lind rishtaz : Përse gjithë këto para nuk u investuan në arsim, shëndetësi, në investime publike, në rroga qytetarësh, në krijimin e vendeve të reja të punës,etj etj etj etj etj etj ...në përmirësimin e kushteve të zonave rurale, ku pikërisht sot ka njerëz, që akoma ndajnë dhomën me bagëtitë !!!


Kjo është politika E RE, politika që do të na bëjë pjesë të Europës, ku historikisht kemi qënë e do jemi pjesë e saj ?


REFUZONI, TE PERDORENI !

Nostra !
 

Attachments

  • 79586rama_berisha_613175501.jpg
    79586rama_berisha_613175501.jpg
    11.4 KB · Shikime: 20
ا'të bëjmë o Nostra kur shikon rininë e sotme sesi flet për te shkuarën e vendit tonë, kur njerzit thonë : Harrojeni të shkuarën dhe vazhdoni të votoni po ata kriminela që i vunë flakën Shqipërisë në 97. Eh për mua personalisht Shqipërinë e ka marrë lumi keq dhe njerzit mbyllin sytë dhe bëjnë sikur harrojnë sepse shohin sot interesat personale familjare dhe janë shumë të pakët ata që kanë ngelur për të parë dhe pak interesat e popullit dhe shoqërisë :(
 
still amerikan
te gjitha partit ecin me slloganin ndryshim
dje ke lajmet flitej se pd ka blere 10milion ero karburante me sa me kujtohet ,tani imagjinojeni te tjerat
 
Problemi i trasparences ne fushaten elektorale eshte nje problemshume serioz dhe aspak misterioz. Ka shume dyshime se ne fushaten elektorale pastrohen para dhe ajo qe eshte me e keqja politka eshte robe e disa klaneve te caktuara kriminele. Eshte e turpshme per nje vend si Shqiperia dhe per politikanet qe e perfajqesonje, te bejne shpenzime te tilla me fushata elektorale si ne Amerken e pasur.
Organizata kriminele sponsorizojne fushaten e kesaje apo asaje parti dhe ne kembim marrin garanci per fitimin e ankandeve te ndryshme apo per ndertime te paligjeshme apo edhe per ndonje territor afer detit, kur kjo parti te jete ne pushtet.
Dhe kjo ndodh ne dy krahet e politikes, dhe populli i shkrete nuk ka nje zgjidhje, o do te votoje per njerin krah o per tjetrin.
Paguhen me qindra mijera dollare, firma te njohura amerikane per te organizuar fushaten elektorale te partive te medha. Nje vend me nje territor kaq te vogel dhe me nje popullsi me te vogel se banoret e qytetit te Milanos, nuk ka nevoje te beje te gjitha keto shpenzime kolosale, kur nga ana tjeter ka edhe qytetare qe blejne buken me liste.
 
keto gjera nuk mund ti dime ne akoma tani per tani sepse vendet me te perparuara se shqiperia si psh: anglia ne 2008 hapi nje hetim per finacimet e fushates elektorale ne 1997....................dmth kaq shume ju desh anglezeve qe te hapnin nje jetim ta krahasosh me prokurine shqiptare:(:( te gjithe dalin te poafajshem dhe transparent e verteta eshte gjithmone ndryshe
 
Sikur vetem gjysma e ketij impenjimi dhe shpenzimi te behet per shendetesin, arsimin, sigurin etj etj :D shqiperia do ishte ka koh ne europe dhe emigrantet do ishin kthyer ka koh per te punuar per vendin e tyre ...
Gjithesesi dhe aq e mistershme nuk esht se nga vijn keto para , mjafto te mendosh se beznesmane si Fazllic qe kan lidhje drejt per drejt me saliun , normal qe njera dore lan tjetren si thuhet na te vjetrit :D
Ai e solli saliun ne 2004 ne pushtet :D e keshtu mori dhe kusurin me pas ..
O piplla , per sa koh qe politikanet shqipetar zdo bejn zgjedhje te lirshme e te ndershme , ku nuk i kercenojn njerzit me zor me ik ne miting :( apo gjera te felliqura si keto ;) , per aq koh shqiperia do rrije vend numero sepse jan vet politikanet qe nuk e duan stabilitetin :D sepse vetem ashtu mund te pasurohen vetem ato ...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top