Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre dëmtojnë flokët, duke nxitur rënien e tyre. ثshtë e vështirë të gjesh një vajzë me tipare të zeza që nuk do të dëshironte të kishte edhe një herë ngjyrën e hapur të flokëve që ka pasur në fëmijëri, apo një bionde natyrale që nuk do të dëshironte të mbante ngjyrën e artë që i ka dhuruar natyra, të përzierë me rrezet e diellit që dhuron vera. Jeni shumë të reja dhe preferoni të shmangni lyerjet e shpeshta, atëherë mund të provoni metodat e vjetra shtëpiake (dhe natyrale).

Me ardhjen e stinës së nxehtë të verës, fillon plazhi dhe njerëzit qëndrojnë gjithë ditën në diell, duke harruar që dëmtojnë jo vetëm lëkurën, por edhe flokët. Abuzimi me trajtimet kozmetike me cilësi të keqe dhe përdorimi i vazhdueshëm i tyre dëmtojnë flokët, duke nxitur rënien e tyre. Një armik tjetër i flokëve është larja e shpeshtë dhe krehja me të nxehtë, gjë që ndikon në këputjen dhe çekuilibrin në shtresën e yndyrshme të lëkurës. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes. Thelbësore është edhe mbajtja e higjienës së flokëve.

Me këtë kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i tyre. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Konsumimi i vazhdueshëm i mishit të bardhë dhe të kuq, peshkut, të paktën dy herë në javë, është një ndihmë e mirë për të forcuar rrënjët e flokëve. Gjithashtu këshillohen edhe karbohidrate dhe hekur. Ky i fundit është parësor për sintezën e hemoglobinës së gjakut dhe oksigjenimin e indeve. Nuk duhet harruar edhe zinku, magnezi dhe bakri. Ja disa nga recetat më të famshme natyrale “për të sjellë” diellin mbi flokë.

Kamomili

Sistemi shtëpiak dhe natyral më popullor për të trajtuar flokët është përdorimi i kamomilit. ثshtë e kotë të përmendim faktin që rezultati vërehet më shumë në kokën e biondeve natyrale. Aroma e kamomilit është e mrekullueshme dhe nuk ka efekte anësore. Për ta besuar, duhet ta provoni. Si të veproni? Në një enë me ujë të ngrohtë fusni disa gjethe kamomili, ose bustina të gatshme dhe lërini derisa uji të mos jetë ftohur plotësisht. Lajini flokët dhe para se t’i thani me peshqir shpërlajini me lëngun e kamomilit. Do të ishte ideale që menjëherë sapo t’i shpërlanit të qëndronit për 30 minuta në diell.

Limoni

Mos e përdorni limonin nëse keni flokë shumë të thatë dhe të brishtë, sepse mund ta përkeqësoni edhe më shumë situatën. Limoni mund të përdoret vetëm në rastet kur floku është i yndyrshëm, ose normal. Efekti ndriçues i limonit është përdorur gjithmonë. Bëni kujdes të mos e kaloni në lëkurë, por vetëm në rrënjën e flokëve. Edhe në këtë rast, mirë do të ishte ekspozimi në diell për disa minuta. Përzieni në një filxhan ¼ lëng limoni të freskët dhe ¾ ujë mineral. Më pas, aplikojeni masën e përftuar në flokë dhe lëreni të veprojë për rreth dy orë. Për të shmangur efektin “tharje”, mos harroni që të përdorni zbutësin pas larjes me shampo.

Vaj ulliri

Të gjithë i njohin vetitë qetësuese dhe zbutëse të vajit të ullirit, por janë të paktë ata që i dinë vetitë ushqyese dhe se ndikon në zverdhjen e flokëve. Aplikoni vaj ulliri në flokë dhe qëndroni në diell për rreth një orë para se të laheni. Këtë përsëriteni tri herë në javë.

Molla, mjalti dhe uji

Përziejini këto tri përbërës në një enë plastike dhe më pas me masën e përftuar spërkasni flokët. Aplikojeni masën në flokë të lagur dhe qëndroni në diell për një orë. Pastaj për të larguar tërësisht mjaltin nga flokët do të jetë e nevojshme një larje e dytë me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm.

Birra

Zgjidhni një birrë bionde, natyrisht! Mbushni me birrë një enë plastike dhe fusni brenda fundet e flokëve, mos e hidhni që në rrënjë. Lërini flokët të thahen në diell për rreth një orë, pastaj lajini me ujë të bollshëm dhe aplikoni zbutës.

Uthulla dhe majdanozi

Këta dy përbërës rikthejnë shkëlqimin dhe janë idealë për flokët që e kanë humbur atë. Uthulla: para se të lani kokën me shampo, hidhni në kokë një lugë gjelle uthull dhe masazhojeni. Majdanozi: zieni një tufë majdanoz për 30 minuta, lëreni të ftohet, më pas shpërlani flokët pasi t’i keni larë me shampo./Shqiperia
 
Pe: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

pse cfare te keqe ka nese bien floket?

pastaj kur vjen puna tek imagjinata njeriu i mendon alienet pa floke tullace...... dhe me supieror se sa ne ...
 
Titulli: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

Molla, mjalti dhe uji

Përziejini këto tri përbërës në një enë plastike dhe më pas me masën e përftuar spërkasni flokët. Aplikojeni masën në flokë të lagur dhe qëndroni në diell për një orë. Pastaj për të larguar tërësisht mjaltin nga flokët do të jetë e nevojshme një larje e dytë me ujë të ngrohtë dhe të bollshëm.
Zine do na i beje mjalti do na e ngjisi mire flokun moj. Ti e ke bere prove tek vetja njehere? :p
Uthulla dhe majdanozi

Këta dy përbërës rikthejnë shkëlqimin dhe janë idealë për flokët që e kanë humbur atë. Uthulla: para se të lani kokën me shampo, hidhni në kokë një lugë gjelle uthull dhe masazhojeni. Majdanozi: zieni një tufë majdanoz për 30 minuta, lëreni të ftohet, më pas shpërlani flokët pasi t’i keni larë me shampo./Shqiperia

Uthullen se duroj keshtu une pale ta ve mbi floke pupupupu
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

ahahahha hajde hajde lloj lloj
masi ti kesh bere te gjitha kto...veri edhe nje kremviçe n maj t kokes LOL
 
Titulli: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

ahahahha hajde hajde lloj lloj
masi ti kesh bere te gjitha kto...veri edhe nje kremviçe n maj t kokes LOL
ahahha kjo e uthulles me majdanoz eshte nam fare,,,imagjino ti afrohesh ndonje deleje te la pa gje ne koke lolololol
 
Titulli: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

Dhe e verdhë e vezës është një ushqyes i mirë për flokët..
 
Pe: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

Vaj ulliri ne floke dhe ne diell?? Floku digjet dhe demtohet pa vaj ulliri ne diell dhe jo më me vaj ulliri.
 
Titulli: Pe: Trajtimi i flokeve me metodat e vjetra te gjyshes

ky eshte rezultati i modelit :afro: mbasi ke bere ate qe quhet ,,,,,lesh arapi ,,,,,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 10.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 20.0%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 10.0%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 30.0%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 10.0%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 20.0%
Back
Top