Tragjeditë e marsit në Shqipëri

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Tragjedia e Gërdecit, trazirat e vitit '97 e shumë të tjera kanë ndodhur pikërisht në muajin më të mbrapshtë për Shqipërinë. Në kalendarin romak ai është shënuar me emrin Mars. Gazetari amerikan i "New York Times", Kulish, që ka ndjekur nga afër ngjarjet në Shqipëri, e ka cilësuar marsin si muajin më të zi për shqiptarët. Dhe në të vërtetë ka të drejtë. Po të kthesh kokën prapa, do të shohësh se një mori ngjarjesh dhe evenimentesh negative më me ndikim për popullin shqiptar kanë ndodhur pikërisht në këtë muaj. Katastrofa humane, aksidente, ngjarje politike kanë shkaktuar vdekjen e qindra mijëra personave. Por më tragjikja në jetë njerëzore mund të cilësohet tërmeti që fundosi dhe shkatërroi tërësisht qytetin mesjetar të Durrësit në vitin 1273. Brenda rrënojave humbën jetën 25 mijë banorë dhe flitet se qyteti pushoi së ekzistuari për gjashtë ditë. Por ekzaktësisht pas 700 vjetësh, një tjetër tragjedi, jo natyrore, por me ngjyrime politike, do të binte mbi Shqipërinë. Tashmë më 22 mars të 1913-s Fuqitë e Mëdha të mbledhura në Londër në Konferencën e Ambasadorëve do të vendosin për copëzimin e kufijve të Shqipërisë, duke i shkëputur shumë krahina, ku ndërmjet të tjerash do të ishte edhe Kosova. Ky vendim do ta fuste Ballkanin në një spirale dhune dhe luftërash, të cilat do të vazhdonin për dekada të tëra dhe do të përfundonim 95 vjet më vonë me shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Konseguencat e këtij vendimi u ndien edhe në Shqipëri, e cila përreth dy muaj, nga janari i 1914-s e deri në mars të po këtij viti, do të mbetej pa një qeveri vendore. Vetëm ardhja e princ Vidit do të sillte një stabilizim, e cila për fat të keq zgjati pak. Gjithashtu po në këtë muaj të vitit '45 grekët i dhanë fund spastrimit të اamërisë, duke shpërngulur nga tokat e tyre 10% të popullsisë çame. Por 52 vjet më vonë e keqja shqiptarëve do t'u vinte nga brenda, kur në firmat piramidale humbën të gjitha kursimet dhe filluan luftën më të ashpër civile, e cila i mori jetën rreth 4000 personave dhe u shoqërua me përmbysjen e qeverisë. Megjithatë leksioni nuk ishte i mjaftueshëm kur 11 vjet më vonë, në mëngjesin e 15 marsit të 2008-s shpërthimi i municioneve në një depo çmontimi armësh shpërtheu duke vrarë 26 persona dhe plagosur 300 të tjerë.
Mars 1273
Një tërmet i fuqishëm shkatërron plotësisht qytetin mesjetar të Durrësit. Kronikat e kohës flasin për një bilanc tragjik. Më shumë se 25 mijë banorë gjejnë vdekjen. Mësohet se qyteti pushoi së ekzistuari dhe mbi të mbretëroi një qetësi që zgjati për 6 ditë. ثshtë një nga katastrofat natyrore më të mëdha të historisë së Shqipërisë.
22 mars 1913
Ndarja e kufijve. Konferenca e Ambasadorëve në Londër përcakton ndarjen territoriale të vendit. Nga trungu i Shqipërisë u shkëputën krahina të tëra. Krahina e Kosovës më një popullsi autoktone shqiptare iu la Serbisë. Po kështu u veprua edhe me اamërinë dhe krahinat e tjera shqiptare.
Mars 1914
Pas dorëheqjes së Ismail Qemalit më 22 janar të vitit 1914 e deri në 7 mars, dita e mbërritjes së princ Vidit, Shqipëria mbeti pa një qeveri unike dhe u zhyt në një kaos. Në atë kohë vendi sundohej nga shumë qeveri lokale duke filluar nga ajo e Esat Pashës në Durrës, në Mirditë nga Prenk Bib Doda, në Fier Aziz Pashë Vrioni, në Lezhë Dedë Coku e Vat Marashi dhe në Mat nga Ahmet Zogu.
7 mars 1937
Teoria e spastrimit. Pas 1913-s për shkombëtarizimin e Kosovës, serbët përpunuan një strategji të tërë. Në bazë të teorisë antishqiptare u vu akademiku Vaso اubrilloviç, i cili një fushat të vërtetë në dëm të shqiptarëve dhe ndihmoi në shpërnguljen e qindra mijërave kosovarëve nga trojet e tyre.
Mars 1945
Në këtë muaj përfunduan vrasjet, therjet e burrave, grave dhe fëmijëve, pleqve dhe masakrave greke në Paramithi dhe në të gjithë اamërinë. Këto qëndrime ishin pjesë e planit grek për spastrimin e tokave shqiptare të cilat filluan në mënyrë sistematike që një vit më parë në 27 qershor të vitit 1944 ku çamët dhe myslimanët u shpërngulën me forcë nga shtëpitë e tyre. Ky ishte akti më fatal për اamërinë, e cila e pagoi me humbjen e 10% të popullsisë së saj.
18 mars 1962
Një tërmet i fuqishëm tronditi tokën e Shqipërisë së mesme. Por pasoja e tij u ndjenë më shumë në qytetet e Fierit, Tepelenës, Beratit dhe Lushnjës ku shkaktuan edhe më shumë dëme. Nga tërmeti mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën edhe 77 të tjerë. Ndërsa dëmet materiale ishin tepër të mëdha, duke rrafshuar 2700 shtëpi. Megjithatë ato u riparuan në një kohë relativisht të shkurtër ky tërmet ishte nga më të rëndit në këto 50 vitet e fundit.
Mars 1997
Falimentimi dhe rënia e firmave piramidale shkaktoi një luftë të vërtetë civile. Njerëzit e irrituar nga humbja e kursimeve të tyre hapën depot e armëve duke nisur një luftë civile e cila i kushtoi Shqipërisë rreth 4000 të vdekur dhe mijëra të tjerë të plagosur. Gjithashtu u hapën edhe burgjet dhe u larguan të 1209 të burgosurit. Situata e institucioneve në Tiranë u përmirësua disi vetëm me 20 mars kur kontrollin e mori koalicioni me bazë të gjerë.
28 mars 1997
ثshtë cilësuar si tragjedia më e rëndë ujore për Shqipërinë. Në këtë vit anija "Katri i Radës", e cila mbante në bord shqiptarë të cilët po largoheshin drejt shtetit fqinj, u përplas me anijen italiane "Sibilla" dhe u fundos në det. Për pasojë të tragjedisë humbën jetën 57 persona, mes tyre fëmijë dhe gra, ndërkohë që në bordin e "Katrit të Radës" kanë qenë mbi 80 persona.
31 mars 2005
Një avion amerikan u rrëzua pranë fshatit Rovjan të Gramshit. Megjithëse në bord ndodheshin ushtarak amerikan prapëseprapë ngjarja u cilësua si një tragjedi shqiptare. Në bord ndodheshin nëntë ushtarë amerikanë të cilët humbën që të gjithë jetën në përplasje. Nga hetimet që nisën menjëherë u arrit të përcaktohej edhe shkaku që shkaktoi këtë tragjedi. Ekspertiza arriti në përfundimin se shkaku kryesor kishte qenë pakujdesia e pilotit.
11 mars 2007
Dukagjin. ثshtë cilësuar si një nga aksidentet më të rënda rrugore të këtyre viteve të fundit. Në furgon po udhëtonin nëntë persona ku mes tyre ndodheshin edhe fëmijë. Rruga dhe kushtet e këqija bënë që ai të rrëzohej në një humnerë e cila arrinte një lartësi prej 50 metrash në rrugën Kir-Dukagjin. Bilanci ishte tragjik. Nga përplasja humbën jetën gjashtë persona mes tyre edhe fëmijë.
6 mars 2008
Liqeni i Farkës. Nga Përmbytja e varkës në orët e para të mesnatës në liqenin e Farkës solli vdekjen e 16 personave. Shkak i mbytjes së varkës ishte numri i madh i personave që ndodheshin në të. Nga kjo tragjedi u zhdukën krejtësisht dy familje dhe mes viktimave kishte edhe fëmijë. Për këtë u fajësua pronari i varkës i cili u mbyt në ujërat e liqenit së bashku me 15 viktimat e tjera.
15 mars 2008
Gërdec. ثshtë konsideruar si një nga tragjeditë më të mëdha të viteve të fundit që do të mbesë për një kohë të gjatë në kujtesën e shqiptarëve. Nga shpërthimi i municioneve gjetën vdekjen 26 persona dhe u plagosën e gjymtuan edhe 300 të tjerë. Një fshat i tërë u fshi tërësisht nga harta gjeografike dhe dëmet materiale ishin të pallogaritshme. Por kjo katastrofë humane do të mbesë në histori edhe për faktin se në të u akuzuan drejtpërsëdrejti edhe ministri i mbrojtjes dhe 27 persona të tjerë, shumë prej të cilëve ushtarakë.
TO
 
Titulli: Tragjeditë e marsit në Shqipëri

Eshte e vertet qe marsi eshte cilesuar si muaji i zi per shqipetaret.Ne vlonjatet kemi shume kujtime te hidhura nga ky muaj ne 97,une kam humb mesuesin kujdestar dhe djalin e tij me anijen qe u mbyt ne otranto.Kam qen e vogel ne ate kohe,klase e 6,po mbaj mend qe flija poshte dollapit ose poshte krevatit per tu ruajtur nga ndonje plumb qe mund te vinte rikoshet nga dritarja.Nejse......nje e kaluar e hidhur....!!!!!!!!!!!
 
Titulli: Tragjeditë e marsit në Shqipëri

7 mars 1937
Teoria e spastrimit. Pas 1913-s për shkombëtarizimin e Kosovës, serbët përpunuan një strategji të tërë. Në bazë të teorisë antishqiptare u vu akademiku Vaso اubrilloviç, i cili një fushat të vërtetë në dëm të shqiptarëve dhe ndihmoi në shpërnguljen e qindra mijërave kosovarëve nga trojet e tyre.
TO

Kane harruar te shtojne se pjese e kesaj marreveshje, madje kryesorja ne kete marreveshje ishte edhe TURQIA.

Pastaj kemi 11 Marsin 1981 - Fillimi i Demostratave ne Kosove.
5 Marsin 1998- Luften heroike te familjes Jashari.

Them se muajt Mars dhe Janar jane te veshtire gjithnje per popullin shqiptar. Eshte interesante te cekim se ne muajin Janar kan vdekur apo jan vrare figura te shquara Shqiptare.
 
Titulli: Tragjeditë e marsit në Shqipëri

E te mendosh qe mars shqip thuhet ndryshe mbaresi lol

Shume koicidenca te hidhura.

Me aq tragjedi sa ka patur ky popull, cdo muaj ka qene i zi...
 
Titulli: Tragjeditë e marsit në Shqipëri

Eh shqipetaret e mjere :(
Po mire ajo e marsit 2005 nuk e kuptoj pse e kane futur si tragjedi shqipetare sepse ata jane amerikan pffffffffff kete me siguri Sala e ka quajtur si tragjedi shqipetare

I paharruar qofte kujtimi i te gjitheve ketyre shqipetareve qe lane kockat per faj te shtetit tone maskara me ne krye Salen e te tjere pas tij
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top