Tragjedia e Otrantos, sot mbushen 15 vjet

ida angel

:)
V.I.P
VLORE - Kane kaluar 15 vjet nga ajo qe mund te quhet edhe nje nga tragjedite e medha te ndodhura ne vend, Tragjedia e Otrantos, e cila ka shenuar nje numer te larte viktimash, mes te cileve femije, gra te rinj e burra.
images-101.jpg


Pritet qe sot te mberrijne ne port dy objekte te anijes relike “Kateri i Rades”. Behet fjale per busullen dhe fenerin e mjetit lundrues.
Tragjedia e rende ndodhi ne 28 Mars te vitit 1997. Anija shqiptare "Katri i Rades" me 120 persona ne bord kishte arritur te hynte ne ujerat territoriale italiane, por pak pasi i ishte afruar brigjeve te Otrantos ne Itali, u perplas me anijen luftarake italiane, "Sibilla".

Si pasoje e perplasjes u mbyten 84 persona, mes te cileve 46 gra dhe femije. Prej tyre, 57 trupa u kthyen, nderkohe qe 24 rezultojne te zhdukur dhe 34 te mbijetuar. Anija e tragjedise u nxorr nga deti 6 muaj pas ngjarjes, bashke me nje pjese te trupave te viktimave, nderkohe qe me pas ajo u vendos ne Brindisi ku ndodhet edhe sot.

Ne Shqiperi vijne busulla dhe feneri i anijes

Nje veper qe i takon gjithe Europes, ne kujtim te nje tragjedie dhe ne kerkim te shpreses. Dje ne mesdite, ne Portin e Otrantos u vendos nje veper arti jo e zakonte. Behet fjale per nje monument-homazh, ngritur mbi nje relikt anijeje, fundosur ne 28 mars te vitit 1997 ne Kanalin e Otrantos. Behet fjale per “Katerin e Rades”, anijes qe u fundos ne Otranto, pas nje perplasjeje me anijen patrulluese italiane “Sibila” e ku humben jeten 84 shqiptare. Nje nga tragjedite me te renda ne historine e emigracionit shqiptar, e cila eshte perjetesuar ne nje veper arti te ngritur nga artisti grek, Costas Varotsos, nen titullin “Mberritja. Vepra per Humanitetin migrues”. Pjesa e siperme e reliktit te ndryshkur te anijes eshte vendosur mbi nje bazament betoni dhe mbuluar me flete qelqi. I njohur si nje realizues i veprave te medha monumentale ne hapesira urbane, ne baze te te cilave eshte qelqi, Varotsos eshte ndihmuar ne kete iniciative jo vetem nga komuniteti i Otrantos, por edhe nga nje grup artistesh te rinj, qe vinin nga i gjithe rajoni i Mesdheut e, mes tyre, patjeter edhe shqiptare.

Ata jane Arta Ngucaj e Arben Beqiraj. Nje muaj me pare, keta artiste realizuan nje instalacion dhe ekspozuan fotografite e viktimave te tragjedise se Otrantos, nen titullin “Infin che ‘l mar fu sovra noi richiuso” (Derisa deti permbi ne u mbyll), nje varg i shkeputur nga “Ferri” i Dantes. Keta artiste po perpiqen te mbajne gjalle kujtimin e kesaj tragjedie, duke perdorur gjuhen artistike. Por nje tjeter shqiptare qe ka nje rol kyc ne kete projekt, eshte Klodiana Cuka, presidente e “Integra Onlus”. Sipas saj, “Kateri i Rades” ishte destinuar per t’u kthyer ne skrap, e ndoshta bashke me shkaterrimin e saj do te binte harresa dhe mbi ngjarjen tragjike. Iu desh te nderhynte e te merrte persiper fatin e ketij relikti. Iu desh te dergonte nje leter prane Gjykates dhe nje tjeter prane bashkiakut te Otrantos, tek i cili gjeti ndjeshmerine dhe gatishmerine per te “mirepritur” anijen dhe moslejimin e shkaterrimit perfundimtar te saj. “Qe prej atij momenti, ishin te shumte ata qe u aktivizuan per te kthyer ate anije-varr te shume qytetareve shqiptare, ne nje simbol te humanizmit dhe solidaritetit”, thote Cuka.

Familjaret e te mbyturve dhe te humburve ne ujerat e Otrantos gjithmone kane shprehur deshiren qe ky relikt te kthehej ne Shqiperi, si nje memorial per kujtimin e te afermve qe nuk jane me. Por nje kerkese e tille gjithnje ka rene ne vesh te shurdhet. Madje, nuk kane munguar edhe notat e protestes. Sipas tyre, memoriali duhej ngritur ne Shqiperi dhe jo ne vendin qe shkaktoi tragjedine. Megjithate, “Kateri i Rades” tashme eshte kthyer ne nje veper te mirefillte arti, ne brigjet e Otrantos. Por edhe ne Shqiperi do te vije dicka. Artistet vlonjate Arta Ngucaj e Arben Beqiraj do te cojne ne Vlore kabinen me radio transmetuesin qe ne gjuhen e marines quhet feneri i anijes, si dhe busullen e saj. Keto dy objekte do te kthehen ne nje veper te mirefillte arti ne sheshin e portit te Vlores. (B.L/Infoalbania)
 
Titulli: Tragjedia e Otrantos, sot mbushen 15 vjet

E sa dhimbje e sa dhimbje qe kaluam dhe sa te forte qe kishim qene ne cdo aspekt.
 
Re: Tragjedia e Otrantos, sot mbushen 15 vjet

"97" ne cdo aspekt nje vit katastrofe per popullin shqiptare .......
 
Titulli: Tragjedia e Otrantos, sot mbushen 15 vjet

Nje nga vite e vuajtjes per gjith shqiptaret .......
 
Titulli: Tragjedia e Otrantos, sot mbushen 15 vjet

Nga nje ane me
mire qe esht monumenti ne itali,sepse ne shqiperi per 1 muaj sdo eksistonte me
do u shiste per skrap.Bravo shtetit italian qe e beri 1monument per kte tragjedi.Shteti jon se ka ber akoma 1monument te tille me sa di un .
 
Back
Top